• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mbushën Katalonjën me ‘ferma bari’, goditet klani mafioz shqiptar në Spanjë, 2 të arrestuar

by E S
24/05/2025 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia spanjolle në Katalonjë (Mossos d’Esquadra) goditi një klan të mafias shqiptare që operonte në këtë zonë, e përfshirë në kultivimin e plantacioneve të drogës dhe trafikut të saj.

Ndërhyrja u krye nga forcat speciale në zonën e Camp de Tarragona dhe Terres de l’Ebre dhe u ndanë gjithashtu pamjet e aksionit ku morën pjesë dhjetëra forca.

Dy persona u arrestuan dhe të tjerë janë në kërkim apo hetim për rastin, teksa media spanjolle e cilësoi “një goditje të mafias së marihuanës”.

Objektiv ishte goditja e grupeve kriminale që kanë ngritur “ferma bari” të shumta dhe e kanë kthyer Katalonjën në “kopshtin narkotik të Evropës”.

Gjithashtu raportohet se krerët më të lartë të shtetit kanë urdhëruar zhvillimin e kontrolleve të përditshme të territorit dhe aksioneve për goditjen e këtij fenomeni kriminal, që ka shqetësuar prej vitesh Spanjën.

Zona e Ebro dhe Salou konsiderohen më të preferuarat për organizatat kriminale shqiptare, kjo edhe sipas këshillimit nga kimistët, për shkak të vendndodhjes dhe klimës.

“Krerët e këtyre organizatave, ndonëse nuk janë udhëheqës të lartë, mbajnë pozicione pushteti në mafian e marihuanës, zgjedhin të banojnë dhe të jetojnë në këto zona”, informon media.

Duhet theksuar se shumica e të arrestuarve në Katalonjë për këtë lloj plantacioni janë shqiptarë, përpara atyre të arrestuarve me kombësi marokene dhe spanjolle.

Në Salou, janë bastisur shtëpi private, duke rezultuar në të paktën dy arrestime. Megjithatë, në zonën Terres de l’Ebre, hyrjet janë kthyer në plantacione.

Por deri më sot, Mossos d’Esquadra nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi këtë operacion.

Next Post
Tubimi i maturantëve serbë me tre gishta dhe thirrje, ministri Sveçla: Shfaqjen e ekstremizmit e quajnë festë

Tubimi i maturantëve serbë me tre gishta dhe thirrje, ministri Sveçla: Shfaqjen e ekstremizmit e quajnë festë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In