• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbulimi universal shëndetësor/ Rama: Ka ende punë, por shërbimet kushtojnë 6 herë më pak

by Java News
28/06/2016 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një aktivitet të titulluar “Rruga e Shqipërisë drejt mbulimit universal” në ambientet e Kryeministrisë, Edi Rama tha se sektori i shëndetësisë ka ende shumë punë për të bërë, por nga ana tjetër, është tashmë një fakt i pakundërshtueshëm se partneriteti public privat, është formna e cila ka bërë të mundur uljen e shërbimeve shëndetësore në 6 herë më pak se ç’kanë qenë si dhe rritur investimet shumëfish. Kryeministri Edi Rama shtoi se me buxhetin e shtetit, shëndetësia do të ishte në vështirësi, ndaj dhe PPP-të janë zgjidhja për t’I dhënë qytetarëve një shërbim të lirë dhe në kohën e duhur. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Ministri i Shëndetësisë Beqaj si dhe drejtoresha e OBSH-së Zsuzsanna Jakab.

“Është e njohur botërisht se cfarëdo të bësh në shëndetësi, nuk është kurrë mjaftueshëm… por, me nënvizimin që në 25 vjet, për herë të parë financimi publik në shëndetësi ka tejkaluar financimin privat, ende në një shifër shumë të ulët, vlen të theksohet se të gjitha indikacionet, që nga vendet që ne kemi studiuar, deri tek ekspertët e vendeve të tjera që na kanë…, na shtyjnë pashmangshmërisht në drejtimin ku jemi nisur, të vazhdojmë të ndërtojmë më tej një partneritet publik privat të suksesshëm.

Me buxhetin e shtetit sado ta rrisim, është e pamundur… vërtet kemi patur nivelin më të lartë të financimit të shëndetësisë në këto 25 vite… ato janë të pamjaftueshme, por në fund të ditës llogaria është shumë e thjeshtë. Me PPP mund të bëjmë më shumë investime dhe të garantojmë më shumë shërbime brenda një kohe më të shkurtër. Rruga jonë drejt asaj që quhet shëndetësia falas, është e domosdoshme që ne të ulim atë që njerëzit nxjerrin direkt nga xhepi, të shkojmë në një ulje të mëtejshme… por që të bëjmë këtë duhet të gjejmë dhe të rrisim burimet alternative të financimit.

Dhe ndryshimi themelor në konceptin tonë të PPP-ve, që ka hyrë në debatin për shëndetësinë me fjalën e pisët të koncensionit, është që ne japim një shërbim më të shpejtë dhe me më pak para.

Sot qytetarët paguajnë 6 herë më pak për shërbimet, sepse kjo ndodh që shteti në afat të mesën ose afatgjatë, të shlyejë këto investime nga privati, që sigurisht ata hyjnë në këtë biznes për të fituar, sepse nuk janë Nënë Tereza… ama në fund të kësaj përfituesi mbetet pacienti, pra qytetari.”- tha Rama.

Sakaq drejtoresha e OBSH-së Zsuzsanna Jakab, tha se sa here vjen ne Shqiperi i duket sikur eshte ne shtepine e saj.

“Sa herë që vij në Shqipëri ndjehem si në shtëpi dhe sa herë që iki ndjej që kam lënë një pjesë të zemërs sime këtu. I kam ndjekur të gjitha zhvillimet në shëndetësi. Kënaqësi që jetëgjatësia është rritur me 5 vite. Më vjen mirë që ka pasur shumë zhvillime të përmirësuara në shëndetësi”.

“Kam vënë re se sistemi i kujdesit parësor dhe mjekut të familjes është përmirësuar, ne kemi mbështetur që sistemi ta identifikojë individin t’i japë kujdes dhe të gjitha të tjerat”,­ tha ajo ndërsa shtoi se Shqipëria duhet të shkojë drejt mbulimit universal shëndetësor, ajo që edhe OBSH­ja këshillon. “Mbulimi universal me shërbime shëndetësore. Mbulimi universal, parandalim, promovim, trajtim dhe mbulim për të gjitha shërbimet. Pagesa nga qytetarët sa vjen e zvogëlohet në Shqipëri, kjo është një gjë e mirë”,­ shtoi drejtoresha e OBSH­së./java/a.k

Next Post

Aksidenti në Lushnje-Rrogozhinë/ Kamioni shtyp kalimtarin teksa po kalonte trafikndarësen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Triumf pa partnerë, retorika e ashpër e AfD-së që po bllokon rrugën drejt qeverisjes

Triumf pa partnerë, retorika e ashpër e AfD-së që po bllokon rrugën drejt qeverisjes

September 18, 2026
Anëtarësimet e reja në BE, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e jona

“Shuplakë” Serbisë dhe Bosnjes, presidentja e KE vizitë në Shqipëri, Kosovë, Mal i zi dhe RMV

September 18, 2026
Lehtësohen procedurat për pronat dhe oborret, trajtim “në bllok” dhe zero kosto për legalizimin e ndërtimeve

Lehtësohen procedurat për pronat dhe oborret, trajtim “në bllok” dhe zero kosto për legalizimin e ndërtimeve

September 18, 2026
84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

September 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Ra ky mort e gjyqtarët po mësojnë rrogat e tyre

September 18, 2026
DETAJE / Kardinalit shqiptar Ernest Simoni i vjedhin banesën në Firence

DETAJE / Kardinalit shqiptar Ernest Simoni i vjedhin banesën në Firence

September 18, 2026
Skandal me portretin e heroit kombëtar Çerçiz Topulli në Kalanë e Gjirokastër

Skandal me portretin e heroit kombëtar Çerçiz Topulli në Kalanë e Gjirokastër

September 18, 2026
Tragjike në Itali: Po dërgonte vajzën në shkollë, nëna shqiptare përplaset nga kamioni dhe ndërron jetë!

Tragjike në Itali: Po dërgonte vajzën në shkollë, nëna shqiptare përplaset nga kamioni dhe ndërron jetë!

September 18, 2026
Takimi në Tiranë, ambasadorja e BE-së dhe Ministri i Drejtësisë diskutojnë reformën dhe integrimin

Takimi në Tiranë, ambasadorja e BE-së dhe Ministri i Drejtësisë diskutojnë reformën dhe integrimin

September 18, 2026
Doli dëshmitar në Hagë në mbrojtje të Thaçit, Hill: Nuk ka dhënë asnjë urdhër kriminal, UÇK ushtri e parregullt

Doli dëshmitar në Hagë në mbrojtje të Thaçit, Hill: Nuk ka dhënë asnjë urdhër kriminal, UÇK ushtri e parregullt

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com