• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mblidhni veten! Vini rregull!

by Toni Gogu
28/10/2021 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Toni Gogu

Më 14 Tetor, me Vendimin Nr. 79, Kuvendi na delegoi pushtetin të hetojmë përdorimin e burimeve të administrates shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit.

Na ngarkoi ne të 15 anëtarëve që t’a kryejmë këtë punë.
Na caktuan ne të dyve Zoti Alibej, Juve si Kryetar dhe mua si Zëvendëskryetar, që në zbatim të nenit 10 të ligjit për Komisionet Hetimore t’a drejtojmë veprimtarinë e tij në përputhje me atë ligj dhe me Rregulloren e Kuvendit.

Kanë kaluar 12 ditë dhe fatkeqësisht vendimi i Kuvendit nuk po gjen dot zbatim.

E ngjizët veprimtarinë e këtij Komisioni në shkelje flagrante të Ligji. Nisët, duke mos hedhur në votim rendin e ditës! E përshkallëzuat në refuzim për të zgjedhur nga rradhët e anëtarëve Sekretarin e Komisionit, reflektuar kjo si refuzim i zbatimit të nenit 10, pika 2 e Ligjit për Komisionet Hetimore. Dhe e kulminuat duke hartuar një rregullore, sipas mendjes tuaj dhe jo sipas vullnetit të këtij Komisioni, siç parashikon neni 24 i Ligjit për Komisionet Hetimore.

Kërkesat tona për të hedhur në votim rendin e ditës, zgjedhjen e Sekretarit dhe hartimin dhe miratimin e Rregullores, tashmë janë mbuluar nga kapica e shkeljeve të bëra nga Ju Zoti Kryetar i Komisionit.
Për të arritur në mbledhjen fundit, kur drejtimi i Komisionit devijoi në një sjellje absurde deri tragjikomike.

Në mbledhjen e fundit ne, shumicës, na u mohua e drejta e votes, në Komisionin ku do hetojmë sesi është ushtruar kjo e drejtë nga qytetarët e këtij vendi!!
Na u nëpërkëmb e drejta që na jep neni 24 i Ligjit për Komisionet Hetimore. E drejta per tu bërë pjesë e hartimit dhe miratimit të rregullave të brendshme të Komisionit.
Sesi e besoni se mund të drejtoni një Komision, ku gëzoni pakicën, pa konsideruar fare as vullnetin dhe as votën e shumicës, vetëm ju e dini!
Sidoqoftë ne kemi durimin e mjaftueshëm qe sot të ripërsërisim për Ju kërkesën tonë që ti ktheheni logjikës së Ligjit.
Ju lutem Zoti Kryetar!
Mbidhni veten dhe vini rregull dhe rend në punimet e këtij Komisioni.

Mblidhni veten! Vini rregull!
Nuk mundet që të na pengoni të ushtrojmë të drejtën e votimit të rendit të ditës, siç e përcakton neni 38 i Rregullores së Kuvendit. Ky Komision nën drejtimin Tuaj ka detyrimin të administrojë siç duhet zbatimin e objektivit të katërfishtë brenda kohës së kufizuar që kemi në dispozicion.

Mblidhni veten! Vini rregull!
Nuk mund të na pengoni që të ushtrojmë të drejtën e votimit të zgjedhjes së Sekretarit të këtij komisioni, siç e përcakton neni 10 i Ligjit për Komisionet Hetimore. Vetëm kështu ky Komision do të mund t’i japë drejtim morisë së çështjeve administrative dhe teknike.

Mblidhni veten! Vini rregull!
Nuk mund të na ndaloni të hartojmë dhe votojmë Rregulloren e Brendshme. Kemi propozuar amendamentet për Rregulloren e Brendshme, siç e përcakton neni 76 i Rregullores së Kuvendit. Ky Komision ka nevojë që të hartojë dhe miratojë me votim rregullat e nevojshme për funksionimin e tij, në përmbushje të objektivit, që Kuvendi i ka ngarkuar.

Në udhëkryqin ku e keni futur veprimtarinë e këtij Komisioni, nevojitet me urgjencë të mblidhni veten dhe të filloni më në fund të drejtoni me maturi.
Nëse vërtetë duam që hetimi parlamentar i zgjedhjeve të 25 Prillit të bëhet realitet dhe jo show politik, nga ato që argëtojnë mbrëmjeve, nevojitet drejtim i matur.

Së pari dhe në sytë e të gjithëve, nevojitet drejtim i matur nga ju Kryetar.
Detyra e çmuar dhe fisnike e Kryetarit të këtij Komisioni jua kërkon që t’a drejtoni dhe moderoni mbledhjen në mënyrë të paanshme, duke u kujdesur edhe që koha në dispozicion të secilit anëtar të jetë e barabartë dhe synimi juaj i vetëm të jetë shterimi i rendit të ditës dhe mbarëvajtja e mbledhjeve.
Vetëm kështu, ju do të largoni çdo anshmëri dhe arbitraritet.

Së dyti, nevojitet qëndrim i matur nga ju kolegë të opozitës.
Objektivi i punës i këtij KomIsioni, është hetimi jo debati me ne për të na treguar në fillim atë që duhet të dalë ne fund!
Hetimi që kërkohet nga ne është një tërësi “veprimesh proceduriale, që ndërmerren nga ky komision, pa marrë të pandehur dhe pa ngritur akuza penale” (neni 2, pika 3 e Ligjit për Komisionet Hetimore). Vetëm duke hetuar mbështetur mbi prova do të mund të verifikojmë pretendimet e ngritura nga ju dhe shqetësimet e parashtuara nga partnerët e vëzhguesit ndërkombëtarë.

Së treti, nevojitet qëndrim i matur nga ne, kolegët e shumicës. Gjykata Kushtetuese na ka kornizuar detyrat e hetimit brenda kompetencave që përfshihen në përgjegjësinë kushtetuese të Kuvendit, pa hyrë në sferën e kompetencave të organeve të tjera.

Zoti Kryetar!
Te dashur kolegë të opozitës!
Duhet t’i japim drejtim situatës në të cilën ndodhemi, duke nderuar dhe respektuar njëri-tjetrin dhe Ligjin.
Nuk keni, nuk kemi, NUK KA rrugë tjetër!

Next Post
Një ditë pas kërcënimit/ Si paraqitet situata te shtëpia e Albin Kurtit (FOTO)

Një ditë pas kërcënimit/ Si paraqitet situata te shtëpia e Albin Kurtit (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Revolucioni i Flamingove”, nis protesta e qytetarëve në Tiranë

“Revolucioni i Flamingove”, nis protesta e qytetarëve në Tiranë

June 9, 2026

Një protestë pa liderë, çfarë pjese të popullit përfaqëson? Një referendum mund ta sqaronte këtë pikëpyetje

June 9, 2026
Protestat/ PD dhe Qori garojnë për të marrë autorësinë e kërkesave qytetare, ja çfarë i i propozojnë Kuvendit

Protestat/ PD dhe Qori garojnë për të marrë autorësinë e kërkesave qytetare, ja çfarë i i propozojnë Kuvendit

June 9, 2026
Osmani: Jemi gati të bisedojmë me të gjitha partitë, përveç Listës Serbe

Osmani: Jemi gati të bisedojmë me të gjitha partitë, përveç Listës Serbe

June 9, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk është më protestë por status social!

June 9, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Flamingot e Tiranës fluturojnë në linjën Bruksel – Uashington

June 9, 2026
EMRAT/ Zbulohet plantacion me kanabis në Velipojë, pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor

EMRAT/ Zbulohet plantacion me kanabis në Velipojë, pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor

June 9, 2026
Paralajmërimi i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani

Paralajmërimi i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani

June 9, 2026
“Për lulen time irlandeze, nga një vrasëse flamingosh”, dedikimi i Ramës për gazetaren: Sigurohu që bashkëshorti ta kuptojë!

“Për lulen time irlandeze, nga një vrasëse flamingosh”, dedikimi i Ramës për gazetaren: Sigurohu që bashkëshorti ta kuptojë!

June 9, 2026
“Katundi yt do të jetë qelia”, Berisha akuza ndaj Ramës në Kuvend

“Ik o pis, po turp nuk ke!”, qytetarja i kthehet Berishës, kreu i PD nuk përmbahet: Gjuha e të përdalurës të turpëron!

June 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In