• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Një ditë pas kërcënimit/ Si paraqitet situata te shtëpia e Albin Kurtit (FOTO)

by Java News
28/10/2021 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kërcënuar mbrëmë. Nuk dihet ende se për çfarë kërcënimi bëhet fjalë, e as nga kush është kërcënuar, por para shtëpisë së tij janë parë forca të shtuara të policisë, shkruan Express.

E përderisa mbrëmë atje ndodheshin edhe pjesëtarë të Njësisë Speciale, sot ka pak pjesëtarë të policisë.

Gazetari i T7, Genc Godanci, po qëndron para shtëpisë së Kurtit, prej ku raporton se situata është e qetë.

Në fotot që ka dërguar ai, shihen tre policë poshtë shtëpisë së tij.

Ndryshe, lajmin për kërcënimin e Kurtit e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë”, ka deklaruar Kryeziu.

Ai shtoi tutje se “Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre”.

Kryeziu tha se kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt.

“Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha Kryeziu.

Nuk është bërë e ditur për çfarë kërcënimi bëhet fjalë, e as kush e ka kërcënuar kryeministrin.

Për këtë rast ka folur edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetari i Komisionit për Çështjet e Sigurisë, Enver Dugolli.

“Nuk kemi ndonjë informacion për shkak se këto janë informacione që iu takojnë organeve të sigurisë të cilat besoj se janë në krye të detyrës. Përmes rrugëve operative me siguri që kanë marrë informacion dhe e kanë ngritur edhe nivelin e sigurisë. Kjo është detyrë ekskluzive e njësiteve të policisë dhe mbrojtjes së afërt të cilët në bazë të informacioneve e ngrisin shkallën e nivelit të sigurisë. Nuk kemi ende ndonjë informacion zyrtar se prej nga ka ardhur kërcënimi. Organet e sigurisë po e trajtojnë në mënyrë të duhur”, ka thënë Dugolli në Klan.

Nënkryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë ka hedhur poshtë mundësinë që kërcënimi të ketë lidhje me postimet në rrjete sociale ku kërkohet “vrasja e Albin Kurtit” për një shumë të caktuar parash e të cilat tashmë janë bërë virale.

“I kam parë ato në rrjete sociale. Mund t’iu siguroj se informata për kërcënim është zbuluar dhe ka shkuar nga rrugët operative të njësiteve dhe organeve të shtetit. Këto në rrjete sociale po mundohen në një formë të devalvojnë informatat dhe ngritjen e nivelit të sigurisë dhe nuk janë qëllimmira dhe nuk i kontribuojnë aspak zbardhjes së këtij rasti dhe hetimeve që po zhvillohen”, ka thënë Dugolli./Gazeta Express

g.kosovari

Next Post
Tentuan t’i djegin gjatë natës/ Në “shënjestër” dy makina në lagjen e vipave në periferi të Tiranës. Policia në ndjekje të autorëve

Tentuan t’i djegin gjatë natës/ Në “shënjestër” dy makina në lagjen e vipave në periferi të Tiranës. Policia në ndjekje të autorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Çmimet në Gjermani që habisin shqiptarët: Qumësht, makarona e djathë nën 1 euro

VIDEO/ Çmimet në Gjermani që habisin shqiptarët: Qumësht, makarona e djathë nën 1 euro

September 15, 2026
Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat

Drejtësia, si flamur i flamingove?

September 15, 2026
Kur bëhet regjistrimi/ Universitetet publikojnë listat e fituesve: Ja ku mund t’i shikoni përgjigjet

Arkitektura dhe urbanistika më të kërkuarat, plotësohen 70% e kuotave në Universitetin Politeknik

September 15, 2026
“Dënimi shkund themelet e Kosovës”, UÇK ‘zbarkon’ në Hagë: Besojmë në lirimin e komandantëve

“Dënimi shkund themelet e Kosovës”, UÇK ‘zbarkon’ në Hagë: Besojmë në lirimin e komandantëve

September 15, 2026
GJL prish vendimin e Apelit, kthehet për rigjykim dosja e atentatit me snajper në burg

GJL prish vendimin e Apelit, kthehet për rigjykim dosja e atentatit me snajper në burg

September 15, 2026
SHBA thirrje Evropës dhe Kanadasë: Merrni përgjegjësinë për mbrojtjen konvencionale

SHBA thirrje Evropës dhe Kanadasë: Merrni përgjegjësinë për mbrojtjen konvencionale

September 15, 2026
I njohur për arratisjet spektakolare/ Si arriti Alket Rizai të merrte 16 leje nga burgu grek?

I njohur për arratisjet spektakolare/ Si arriti Alket Rizai të merrte 16 leje nga burgu grek?

September 15, 2026
Procesi ndaj Thaçit në Hagë, ambasadori kroat: Të shikohet në kuadrin juridik

Procesi ndaj Thaçit në Hagë, ambasadori kroat: Të shikohet në kuadrin juridik

September 15, 2026
Tensionet Tiranë-Prishtinë, Ahmeti zbulon përpjekjet me Ramën për të dalë nga kriza me Kurtin

Demokracia, kujtesë për vlerën e lirisë

September 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është përndjekja politike ndaj Erion Veliajt

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com