Pasditen e sotme grupi i negociatorëve për reformën zgjedhore u mblodh sërish në një tryezë.
Mbledhja ka nisur pak pas orës 17:00 tek Pallati Kongreseve dhe në rendin e ditës, mësohet se janë përfshirë propozimet e palëve. Opozita jashteparlamentare do të diskutojë mbi teknologjinë dhe Administratën Zgjedhore.
Ndërsa mazhoranca do të përqendrojë diskutimin e saj mbi fushatën zgjedhore, çështjen e trajtimit tëankimimeve dhe çështjet e tjera të mbetura të hapura. Ndërkohë që opozita parlamentare do të diskutojë mbi sistemin zgjedhor.
/e.rr