• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbledhja për tërmetet, Rama: Angazhim total, askush mos të mbetet i harruar

by A R
22/09/2019 01:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas raportimit të ministrave në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, kryeministri Edi Rama deklaroi se “përpjekja e nisur me reformën në sistemin e emergjencave dhe rritja e fokusit të këtij aspekti ka dhënë impaktin e duhur në kushtet kur duhet thënë dhe kur falë bujarisë së natyrës, goditja nuk ka qenë fatale, por që ka krijuar panik të madh krejt natyrshëm”.

“Ajo që mbetet të thuhet është që të vijojë intensivisht puna, pasi në tërësi dëmi mund të duket pak, por në veçanti për çdo familje më vete, dëmi mund të jetë shumë i madh, prandaj angazhimi duhet të jetë për çdo familje më vete. Kompanitë e ndërtimit të vënë në dispozicion individë të stafeve teknike për të shumëfishuar forcën monitorues në terren, pasi ai numër godinash pallatesh apo shtëpi është jo i pakët në raport me nevojën për të pasur një inspektim të detajuar se ku ka thjesht një plasaritje sipërfaqësore apo ku ka krisje që ka cënuar natyra”, deklaroi Rama.

Po ashtu, vijoi ai, është e nevojshme, që ka një element në godinat e mëdha, që është pjesë e sistemit mbrojtës nga tërmeti dhe që është aty dhe e parashikuar nga organizimi strukturor i godinës për të përballuar tërmetin. Por dhe për këtë duhet parë dhe monitoruar me kujdes se ku është pikërisht kjo plasaritje  që vjen si mbrojtje e strukturës, apo është plasaritje e strukturës që duhet parë me kujdes”.

Rama tha se “nesër do të kemi një takim bashkarisht edhe me krytarët e bashkive dhe deputetët, sepse ka dhe një aspekt tjetër, që nuk figuron nëpër raporte, që është aspekti i nevojës së njerëzve për të pasur afër si të thuash njerëz që dinë çfarë t’ju thonë dhe që dinë ti qetësojnë me argumenta duke i lehtësuar me barrën e stresit”.

“E rëndësishme që kjo që sot ishte një arritje pozitive e koordinimit në kohë reale të vijojë edhe më pas”, tha Rama, duke kërkuar që “askush të mos mbetet i harrur dhe askush të mos rrijë të presi shtetin që nuk i vjen te dera”.

“ Koordinoimi në këto kushte është themelor dhe patjetër dhe me pushtetin vendor që ka detyrën e vet kryesore në këtë moment. Ne pastaj do të vëmë në dispozicion edhe burimet e nevojshme dhe për ti adresuar këto dëmë. Ashtu sikurse do të shikojmë hap pas hapi se si do paraqiten dëmet për të kuptuar se a do ta shtrimë përtej buxhetit dorën për të kërkuar ndihmë apo jo”, nënvizoi Rama.

Gjithashtu, kryeministri Rama falënderoi të gjithë miqtë ndërkombëtarë që shprehën gatishmërinë për ndihmë dhe mbështetje.

“Ajo që më vjen mirë ta them është se menjëherë në moment kur ne morëm lajmin, sapo kisha zbritur nga avioni në Frankurft, kryeministri i Italisë më shprehu gatishmërinë për ndihmë, Kancelari i Austrisë, Presidenti i Francës dhe të gjithë të tjerët me radhë që më kanë pyetur dhe janë interesuar.  Kështu që për këtë jam shumë falenderues miqve tanë dhe atyre që janë shprehur të gatshëm, ashtu siç jam falenderues të gjithë atyre që janë bashkëqytetarët tanë jashtë atdheut që gjatë gjithë kësaj kohe, kanë shprehur gatishmërinë për solidaritet. Dëmet janë të pakta për ata që si kanë, për ata që i kanë janë dëme të mëdha. Lajmi i mirë është se Kryeministria i ka rezistuar tërmetti dhe do ishte e vetmja godinë që do ishte çarë në mes nëse s’do ishte bërë rikonstruksioni që i është bërë. Vazhdojmë me intensitet punën deri sa të fashtitet çdo gjurmë e këtij momenti kaq të vështirë dhe deri sa të fashitet çdo gjurmë e stresit që ka prekur qytetarët”, përfundoi Rama.

/a.r

Next Post
Aksident në autostradën Vlorë-Fier, plagosen 3 persona, mes tyre dhe një fëmijë

Po kalonte rrugën në 04:00 të mëngjesit, makina përplas për vdekje 89-vjeçarin në Pogradec

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fushatë e nxehtë në Kosovë! Akuza, ofendime e dhunë në prag të 7 qershorit

Fushatë e nxehtë në Kosovë! Akuza, ofendime e dhunë në prag të 7 qershorit

May 21, 2026
Airbus dhe Air France shpallen fajtore, Gjykata në Paris i dënon për tragjedinë me 228 viktima

Airbus dhe Air France shpallen fajtore, Gjykata në Paris i dënon për tragjedinë me 228 viktima

May 21, 2026
Hiqej si punonjëse tatimesh, merr 14 mijë euro për shtëpi të bllokuar në bankë!

Hiqej si punonjëse tatimesh, merr 14 mijë euro për shtëpi të bllokuar në bankë!

May 21, 2026
Aktivistët e ndaluar nga Izraeli, DASH: Të trajtohen njerëzisht dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar

Aktivistët e ndaluar nga Izraeli, DASH: Të trajtohen njerëzisht dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar

May 21, 2026
Dhunohet me sende të forta kreu i AKU në Shkodër, Policia jep detajet e para

Dhunohet me sende të forta kreu i AKU në Shkodër, Policia jep detajet e para

May 21, 2026
“Ç’do bësh në PD, do të thekesh në diell?”, Sela: Unë e mund Berishën, por Salianji më mund mua!

“Ç’do bësh në PD, do të thekesh në diell?”, Sela: Unë e mund Berishën, por Salianji më mund mua!

May 21, 2026
“S’ka më seanca pas orës 22:00”. PS-PD bashkojnë votat, miratohet Rregullorja e re e Kuvendit

“S’ka më seanca pas orës 22:00”. PS-PD bashkojnë votat, miratohet Rregullorja e re e Kuvendit

May 21, 2026
Vdes duke pritur drejtësinë për certifikatën e martesës! Gruaja mbetet pa trashëgimi…

Vdes duke pritur drejtësinë për certifikatën e martesës! Gruaja mbetet pa trashëgimi…

May 21, 2026
GJKKO e shpalli fajtor me kërkesë të SPAK, Gjykata e Lartë prish vendimin për Ardian Hajdarin

GJKKO e shpalli fajtor me kërkesë të SPAK, Gjykata e Lartë prish vendimin për Ardian Hajdarin

May 21, 2026
“Respekti për të vdekurit, pikë e programit tim!”, Sela sqaron deklaratën që bëri bujë

“Respekti për të vdekurit, pikë e programit tim!”, Sela sqaron deklaratën që bëri bujë

May 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In