• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbillen pemë në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës, Veliaj: Brenda vitit nis puna për terminalin e Lundrës

by Java News
13/01/2020 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana do të ketë hyrje dinjitoze, jo vetëm si infrastrukturë, por edhe nga ana estetike e saj. Pas gjelbërimit të të dyja anëve të autostradës Tiranë-Durrës, Bashkia e Tiranës nisi punën për mbjelljen e pemëve të reja edhe në rrugën dytësore të aksit, ku ushtrojnë veprimtarinë e tyre ekonomike shumica e bizneseve të kryeqytetit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkia aksionit për mbjelljen e 100 fidanëve të parë, nga 1 mijë që do të mbillen në total në këtë segment.

“Jam gjithmonë i lumtur sa herë që mbjellim pemë e më shumë pemë, e më pak sherr duhet të mbjellim në qytetin tonë, për të pasur harmoni. Sot kemi kaluar në zonën e Kasharit. Pasi kemi gjelbëruar edhe dy anët e autostradës, vazhdojmë me brezin e dytë, brezin e rrugës dytësore, aty ku ndodhet shumica e biznesit dhe ku është pulsi ekonomik i Tiranës. Ne do të merremi me konturin e rrugës”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku ftoi që kësaj nisme t’i bashkohen edhe bizneset e zonës.

“Në total do të mbjellim rreth 1000 pemë në secilën anë, që do të kornizojnë rrugën dytësore të Tiranës. Megjithatë, ka një ftesë për bizneset: Në të gjitha hapësirat e parkingjeve të tyre, në hapësirat e brendshme, në oborre, mund të na ndihmojnë me gjelbërimin. Parimi është: për çdo makinë që përdorin këto biznese në qytet duhet të mbjellin 2 pemë”, tha ai, teksa shtoi se nisma merr një domethënie edhe më të veçantë për Tiranën pasi është jo vetëm 100-vjetori i shpalljes Kryeqytet, por edhe marrja e Presidencës së OSBE-së.

“Ky është një vit shumë i rëndësishëm për Tiranën, një vit unik. Është një vit ku ne kemi presidencën e OSBE-së, do të presim Samitin Digjital të Ballkanit, do të kemi Samitin e Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s. Pra, është një vit ku qindra-mijëra njerëz do të shohin Tiranën dhe prej Tiranës do të krijojnë një opinion edhe për Shqipërinë. Ndaj, do të doja shumë që jo vetëm bashkia, jo vetëm njësitë tona administrative dhe sipërmarrjet që janë vendosur në Tiranë, por çdo familje mund të mbjellë një pemë”, u shpreh ai.

Veliaj foli edhe për terminalin e ri të autobusëve të Jugut dhe të Veriut, i cili u zhvendos në anën tjetër të rrugës tek “Kthesa e Kamzës”. Kryebashkiaku tha se për të lehtësuar qytetarët, ka filluar nga puna edhe operimi i autobusëve fizarmonikë.

“Qytetarët e kanë vënë re se terminali ka kaluar në anën tjetër të sheshit Shqiponja, pra te Kthesa e Kamzës; është zhvendosur vetëm në anën tjetër të rrugës. Ndërkohë, sot në qytet kanë filluar të operojnë autobusë fizarmonikë me 2 artikulacione; është një mënyrë sesi trafiku në Tiranë lirohet nga transporti interurban dhe shtojmë transportin urban për ata që duan të lëvizin brenda përbrenda”, shtoi më tej ai.

Në bashkëpunim me qeverinë, Bashkia e Tiranës do të fillojë punën që terminali i ri të bashkohet edhe me terminalin e trenit.

“Sot kemi vetëm një hapësirë parkimi provizore, për ta çuar në një projekt afatgjatë ku treni, autobusi interurban dhe autobusët urbanë do të mblidhen në një vend. Ndërkohë, kemi stacionuar 4 linja urbane të qytetit në terminal, që do të thotë se pasi dikush vjen nga veriu ose jugu i Shqipërisë, mund të marrë një nga këto 4 linja për të vijuar udhëtimin e tij në Tiranë, me abone ose me biletë të transportit urban”, tha Veliaj.

Një tjetër lajm i mirë është edhe ndërtimi i terminalit të ri në Lundër, që do të çlirojë përfundimisht qarkullimin e automjeteve që vijnë nga juglindja.

“Brenda vitit do të jemi gati edhe me terminalin në Lundër, ku të gjitha linjat që vijnë nga juglindja, por edhe ndërkombëtarët nga Maqedonia, Greqia dhe Turqia, do kenë mundësi të vendosen aty, duke krijuar kështu një portë perëndimore dhe lindore të qytetit për transportin interurban, çka lehtëson sistemin e qarkullimit brenda qytetit”, sqaroi kryebashkiaku. /e.s/

Next Post
Basha i propozon 5 masa urgjente qeverisë për bizneset e prekura nga tërmeti në Durrës

Basha i propozon 5 masa urgjente qeverisë për bizneset e prekura nga tërmeti në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com