• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbillen 500 pemë të reja në Liqenin e Kasharit

by A R
05/02/2017 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në zbatim të Planit të Përgjithshëm Vendor, i cili parashikon mbjelljen e 2 milionë pemëve të reja, që do të jenë pjesë e kurorës së gjelbër të Tiranës, e njohur ndryshe si Pylli Orbital, Bashkia e Tiranës vijon punën për shtimin e hapësirave të gjelbra për t’i dhënë frymëmarrje kryeqytetit. Nën moton “E dua pemën”, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit zhvilloi aksionin për pastrimin e ambientit dhe mbjelljen e pemëve të reja në krahun lindor të Liqenit Artificial të Kasharit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi se zona e Kasharit ka një potencial të madh zhvillimi dhe se bashkia do ta kthejë Liqenin Artificial të Kasharit në një park të madh urban. “Fillojmë një projekt të ri, siç bëmë në Farkë, ashtu edhe për liqenin e Kasharit. Këto 500 pemë do të konturojnë perimetrin e liqenit të Kasharit, i cili është pjesë e projektit tonë për Pyllin Orbital. Po shfrytëzojmë ditët ideale që është muaji janar, shkurt, për të kryer mbjelljet rreth e qark Unazës së Madhe të Tiranës. Kjo është një zonë e cila ka një potencial fantastik. Ka qenë një premtim i yni që liqenin e Kasharit, që është kaq afër me autostradën Tiranë-Durrës, ta kthejmë në park urban”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku ftoi qytetarët që të kontribuojnë në ruajtjen e pemëve dhe të mos ndotin  liqenin, ndërsa prezantoi projektin e ri, ku çdo qytetar mund t’i kushtojë një pemë a një stol një të afërmi të tij që nuk jeton më, apo një çift i ri i sapomartuar fëmijës së sapolindur. Veliaj theksoi se paralelisht me shtimin e gjelbërimit, po punohet edhe për përmirësimin e transportit publik, i cili ka filluar të japë rezultate inkurajuese sa i përket uljes së ndotjes së ajrit. “Me situatën ku gjendet sot Tirana, me një milionë banorë, 200 mijë makina, me kaq shumë urbanizim, kemi vetëm dy mënyra se si të ecim përpara për pastrimin e ajrit në Tiranë: së pari, duke e mbushur me gjelbërim, që është ajo se çfarë po bëjmë sot, së dyti duke inkurajuar më shumë ata që ecin, hapësirat pedonale, ata që përdorin biçikletat dhe transportin publik”, tha ai. /b.d

Next Post
E megjithatë, James më i mirë se Zidane, me këto statistika

E megjithatë, James më i mirë se Zidane, me këto statistika

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com