• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi çati ka nisur të dalë tymi i zi

by Alfred Peza
04/02/2018 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshe nga rituali i Vatikanit, kur dalja e tymit të bardhë nga oxhaku i Kapelës Sistine sinjalizon se Kardinalët kanë zgjedhur Papën e ri që do të drejtojë Kishën Katolike, në Shqipëri ka nisur që mbi çati, të dalë tymi i zi. Nuk është fjala për tymin e oxhakëve dhe sobave të familjarëve, bizneseve apo institucioneve që përdorin dru për tu ngrohur në palcën e këtij dimri. Por për tymin e zi të flakëve që tentojnë të fshehin gjurmët e korrupsionit ndër vite. Si një shenjë e sigurtë paniku dhe prove e qartë se këto janë shenjat e para se reformën në drejtësi, kanë filluar ta ndjejnë.

Një re e stërmadhe tymi i zi, aspak në kuptimin figurativ por në kuptimin e parë të kësaj shprehje, ka dalë orët e fundit nga godina e ALUIZN-it në Fushë Krujë. Sipas policisë zjarri i qëllimshëm është ndezur në zyrën e drejtorit të institucionit dhe në arkiva, për të djegur ato dosje që me siguri kanë bërë gjatë këtyre viteve batërtinë e një procesi kaq rraskapitës e të shumëpërfolur.

Një proces që ndërthuret me njëmijë e një mënyra e fije ligjore dhe jo ligjore, me çështjen e pronave, trojeve, tokave, legalizimeve, pronësimeve, shpronësimeve, kompensimeve, zhvendosjeve, mbivendosjeve, tjetërsimeve, zhvatjeve, grabitjeve, allishverisheve, korrupsionit, lojës politike, elektorale, partiake, shoqërore, farefisnore, klanore, të pushtetit qëndror, të pushtetit lokal, të pushtetit të parasë, të pushtetit të më të fortit kundër të dobëtit, e kështu pafundësisht.

Një lojë që ka sjellë më shumë viktima, të vrarë, të plagosur, të dhunuar, të presionuar, shantazhuar, kërcënuar, të stresuar, të sulmuar fizikisht, verbalisht e psikologjikisht se çdo luftë tjetër dhe çdo ushtri armike që mund të ketë kaluar ndër ato anë, ndoshta që nga koha e Sulltan Mehmetit të Dytë kur dërgonte taborret për të pushtuar kalanë e Krujës, e për të thyer Skënderbeun.

Megjithëse është një proces rreth 20 vjeçar, deri më tani, askush pothuajse nuk e kishte vënë ujin në zjarr nga zyrtarët e këtij institucioni, pavarësisht qeverive që kanë shkuar e që kanë ardhur. Por, me sa duket këtë radhë, edhe ata që nuk u shqetësuan për mbi dy dekada me radhë, kanë filluar ta ndjejnë presionin gjithnjë e në rritje e konkret, që po i troket në derë të zyrës a të shtëpisë, për shkak të reformës në drejtësi. Kanë mjaftuar disa arrestime në nivele drejtorësh drejtorie e poshtë, që të bëhen gati tre bidona me benzinë,- siç u tha nga policia,- që u gjetën në zyrat e Fushë Krujës dhe tymi i zi të dalë mbi çatinë e institucionit që presupozohej se duhej të zgjidhte hallet e popullit.

Aq i zi e aq i madh ka qenë tymi tek ALUIZN-i, sa fillimisht zjarrëfikëset mund të kenë ngurruar për tu nisur, se mund tu jetë dukur një nga shtëllumgat e gropave të gëlqeres apo oxhaqeve të fabrikave të çimentove, që nuk pushojnë ditë e natë ndër ato anë.

Sigurisht që rasti i Fushë Krujës me hall dosjesh e shkresash, nuk është i vetmi me sa duket këto ditë dhe me siguri, që shtëllunga të tjera tymi të zi mund të shohim sërisht nëpër çati të tjera nëpër Shqipëri. Eshtë detyra e drejtuesve të institucioneve që të bëjnë më shumë kujdes edhe në këtë drejtim me sa duket, për të parandaluar zjarrin e shkresave korruptive, sepse mund të digjen edhe vetë bashkë me to.

Pak orë përpara kësaj ngjarje, mediat raportuan se në shtëpinë e Dashamir Xhikës, ish drejtorit të Rrugëve të Republikës ishin gjendur 80 dosje tenderash të rregullt. Një informacion ky që deri tani, as nuk është pohuar e as nuk është mohuar nga institucionet ligjzbatuese.

Dikush duhet të mari shkas nga këto raste, për të filluar një proces verifikimi, inventarizimi dhe të rritjes së masave për ruajtjen dhe sigurinë e institucioneve, arkivave e zyrave që kanë më shumë propabilitet, nga çatitë e të cilëve, të mund të dalë nesër sërisht tymi i zi.

Next Post
Përmbytjet në Vlorë, Dritan Leli: Pritet përkeqësim i situatës

Përmbytjet në Vlorë, Dritan Leli: Pritet përkeqësim i situatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rubio: SHBA-të të gatshme për marrëveshje me Iranin, por jo me çdo çmim

Rubio: SHBA-të të gatshme për marrëveshje me Iranin, por jo me çdo çmim

June 25, 2026
“Nuk po dështon Republika e Kosovës, por qeveria Kurti”, Haziri: Serbia, faktor destabilizimi! Armët…

“President Lumiri ose unë!”, Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

June 25, 2026
Tërmetet, SHBA mobilizon ndihmën humanitare, Trump: Gati të ndihmojmë Venezuelën

Tërmetet, SHBA mobilizon ndihmën humanitare, Trump: Gati të ndihmojmë Venezuelën

June 25, 2026
“Dëgjoheshin thirrje nga rrënojat”, banorët rrëfejnë tmerrin e tërmetit të fuqishëm në Venezuelë

“Dëgjoheshin thirrje nga rrënojat”, banorët rrëfejnë tmerrin e tërmetit të fuqishëm në Venezuelë

June 25, 2026
“Basha i paaftë, dëmtoi PD”/ Baçi: Non grata e Berishës u lobua nga Rama, ja si u faktua

Deputeti i PD, Baçi: Monopolet, korrupsioni dhe burokracia mbeten shqetësim për biznesin

June 25, 2026
Brukseli e konfirmon për mediat: Shqipëria merr dritën jeshile nga Bashkimi Evropian

Rama në Poloni për ‘Rindërtimin e Ukrainës’, takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë

June 25, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

“Shqipëria e Re” me Kushtetutën e Vjetër

June 25, 2026
Vdekja e aktorit Gjergji Lala, familja padit spitalin: Ndërroi jetë para syve tanë, pa bërë askush asgjë për ta ndihmuar

Vdekja e aktorit Gjergji Lala, familja padit spitalin: Ndërroi jetë para syve tanë, pa bërë askush asgjë për ta ndihmuar

June 25, 2026
Trump “vodhi” dekorin e Melanias për dhomën e tij? Libri zbulon prapaskenat e Shtëpisë së Bardhë

Trump “vodhi” dekorin e Melanias për dhomën e tij? Libri zbulon prapaskenat e Shtëpisë së Bardhë

June 25, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

Berisha: Sulmi ndaj Tahir Sinanit dhe UÇK-së është akt antishqiptar i orkestruar nga Edi Rama

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In