• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Mbi 90% e shqiptarëve jetojnë ende me prindërit, ja çfarë ndodh në shtetet e Europës

by Java News
20/02/2017 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për shkak të traditës dhe kushteve ekonomike të rinjtë shqiptarë jetojnë gjerësisht me prindërit, por pas krizës ekonomike fenomeni ka pushtuar edhe vende më të zhvilluara. Sipas të dhënave që janë përpunuar nga Censusi 2011, INSTAT ka gjetur se 97 për qind e të rinjve shqiptarë jetojnë ende me prindërit, madje akoma më rëndë 8 për qind e tyre jetojnë ne familje më shumë se një bërthamë.

Por një raport i fundit për vendet e OECD vë në dukje faktin se në shumë vende, shumica dërrmuese e të rinjve në vendet e zhvilluara ende jetojnë me prindërit e tyre, sidomos në Europë.

Në Itali 80.6% e 15-29-vjeçarëve jetojnë me prindërit, në Slloveni, 76.4%  dhe në Greqisë dhe Republikën Sllovake, respektivisht 76.3% dhe 76.2% jetojnë në një strehë me prindërit.

Në Kanada dhe vendet nordike është një histori tjetër. Të rinjtë atje  më së shumti jetojnë në shtëpitë e tyre. Në Kanada vetëm 30.9% e të rinjve jetojnë ende me prindërit e tyre, në Danimarkë  34.3% , në Suedi 35.1%, Finlanda dhe Norvegjia kanë përqindje të ngjashme me 36.9% dhe 37.8% respektivisht.

Kriza globale financiare vuri në pozitë të vështirë të rinjtë. Në vitin 2015, 15% e të rinjve në OECD  ose rreth 40 milionë nuk ishin as në punë, as në shkollë dhe as në ndonjë trajnim. Duke jetuar me kanë shumë përfitime pasi nuk harxhojnë për strehim, ushqim dhe kujdes.

Në Francë përqindja e të rinjve që jetojnë me prindërit u rrit dukshëm me 12.5% mes viteve 2007 -2014. Në Hungari, numri i të rinjve që jetojnë në shtëpitë e prindërve u rrit me 8.9% dhe në Itali 5.6%.

Raporti  sugjeron se gjithashtu kriza ka bërë që të rinjtë të rrisin moshën e martesës. Në fillimin e viteve 1990 mosha mesatare grave që u martuan ishte dhe 25 vjeç dhe e burrave 27 vjeç. Në vitin 2014 mosha mesatare e martesës për grati shkoi 31 vjeç dhe për burrat 34.

Studimi ka gjetur se të rinjtë që jetojnë me prindërit kanë kanë arritur përqindjen më të lartë që nga viti 1940.

Shqipëria

Sipas INSTAT, në Shqipëri, shumica e të rinjve më të rinj (89 për qind e 15-19-vjeçarëve) jeton në familje me një bërthamë, me prindërit dhe motra e vëllezër të tjerë dhe 8 për qind jetojnë në familje nga dy ose më shumë familje bërthamë. Përqindja e atyre që jetojnë në NJEF me shumë familje rritet me moshën në 24 për qind për të rinjtë më të mëdhenj (25-29 vjeç). Këta janë më së shumti të rinj që martohen dhe qëndrojnë në shtëpinë e prindërve, ose që kanë motra/vëllezër të cilët martohen dhe qëndrojnë në shtëpinë e prindërve.

Sipas INSTAT, me kalimin e moshës gjatë periudhës së rinisë një përqindje në rritje e meshkujve merr rolin e kryefamiljarit ose personit të referencës, zakonisht duke u martuar dhe krijuar familjen e tyre. Megjithatë, deri në moshën 30 vjeçare, shumica e meshkujve (64 për qind) vazhdon të jetë në pozicionin e fëmijës të kryefamiljarit në shtëpinë e prindërve, pavarësisht gjendjes së tyre civile.

Në të njëjtën kohë, përqindja e personave që jetojnë jashtë sistemimit në familje – atyre që jetojnë në NJEF (Njësi Ekonomike Familjare) me një person ose që jetojnë me persona pa lidhje familjare me ata- fiton epërsi sidomos në grupmoshën e të rinjve 20-24-vjeçarë. Ky grup shpesh përbëhet nga studentë dhe të rinj që janë larguar nga shtëpia e prindërve, por që nuk janë lidhur ende në martesë dhe nuk kanë filluar familjen e tyre.

Edhe në Shqipëri ka një rritje të moshës mesatare të martesës. Sipas INSTAT, mosha Mesatare e Martesës së Parë  – që mund të kuptohet si numri i viteve të jetuara vetëm nga ata që martohen deri në moshën 50-vjeçare – është rritur në dekadën 2001-2011 me pothuajse 2 vjet për të dyja gjinitë nga 25.3 në 27.2 vjet. (Monitor)/a.k

Next Post
Bumçi: Meta dhe Blushi t’i bëjnë mirë llogaritë (dhe një përgjigje për reformën në drejtësi)

Bumçi: Meta dhe Blushi t'i bëjnë mirë llogaritë (dhe një përgjigje për reformën në drejtësi)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentuan parakalimin pa i hapur rrugë njëri-tjetrit, përplasen tre makina në Lushnjë

Tentuan parakalimin pa i hapur rrugë njëri-tjetrit, përplasen tre makina në Lushnjë

September 4, 2026
Ndodh edhe kjo! Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve që Policia i shoqëroi për shkelje ligji!

Ndodh edhe kjo! Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve që Policia i shoqëroi për shkelje ligji!

September 4, 2026
Rekordi i Melonit: Qeveria e saj bëhet më jetëgjata që prej vitit 1946 në Itali

Rekordi i Melonit: Qeveria e saj bëhet më jetëgjata që prej vitit 1946 në Itali

September 4, 2026
“Nuk dal dot në Pazar, sepse…”, Reshat Arbana merr çmimin dhe emocionon me fjalët

“Nuk dal dot në Pazar, sepse…”, Reshat Arbana merr çmimin dhe emocionon me fjalët

September 4, 2026
Shkrumbohet një banesë në Fier, pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’

Shkrumbohet një banesë në Fier, pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’

September 4, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

“PD po mbytet prej Berishës”/ Salianji: Të gjithë e dinë se me të nuk fitojmë, por s’kanë kurajë ta thonë

September 4, 2026
Premtonin zgjidhje me pronat në Kadastër, dy gra përfituan mbi 100 mijë euro nga qytetarët

Premtonin zgjidhje me pronat në Kadastër, dy gra përfituan mbi 100 mijë euro nga qytetarët

September 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 5 Shtator 2026

September 4, 2026
Helmimi në Akademinë e Policisë, QSUT: Rreth 50 studentë u paraqitën me shenja helmimi, pas ndihmës…

Mbidoza, urgjenca që mund të parandalohet, ekspertët apelojnë për ndërhyrje në kohë

September 4, 2026
Aksident i rëndë në Roskovec, 62-vjeçari përplaset me pirun ngritës, niset me urgjencë drejt Traumës

Aksident i rëndë në Roskovec, 62-vjeçari përplaset me pirun ngritës, niset me urgjencë drejt Traumës

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com