• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bumçi: Meta dhe Blushi t’i bëjnë mirë llogaritë (dhe një përgjigje për reformën në drejtësi)

by Java News
20/02/2017 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot protesta e opozitës nën një çadër para Kryeministrisë ka hyrë në ditën e tretë dhe saj ndërkohë që demokratët shprehen më të vendosur për atë çfarë kërkojnë: qeveri teknike për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Këtë e ka theksuar edhe deputeti demokrat Aldo Bumçi, në një prononcim për “News24”. Bumçi tha se e vetmja përgjigje që protestuesit dhe opozita presin nga kryeministri Edi Rama është qeveria teknike për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Bumçi gjithashtu bëri edhe një thirrje për kreun e Kuvendit, Ilir Meta dhe kreun e LIBRA-s, Ben Blushi, duke i porositur ‘t’i bëjnë mirë llogaritë’ e të bashkohen me opozitën për të rrëzuar Edi Ramën.

Zoti Bumçi a keni pasur ndonjë komunikim me përfaqësues të maxhorancës këto ditë?
Komunikimi është publik. Ne flasim me protestë. Ajo e ditës së shtunës ishte më e madhja ndonjëherë. Ishte mesazh i dyfishtë. E para protestë, neveri, kundërshti kundër kësaj qeverie. Ata njerëz dolën për t’i thënë kryeministrit “boll”. Ata iu përgjigjën thirrjes së PD. Ishte mesazh shprese.
Nga ana tjetër nuk kemi asnjë mesazh. Çfarë shkruan kryeministri në “Twitter dhe “Facebook” nuk është përgjigje. E vetmja përgjigje janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Ndërkombëtarët i kanë dhënë sinjalet. Kanë thënë “lufto drogën”, 8 ton drogë kaluan para pak ditësh nga porti i Durrësit. Kryeministri nuk ndahet dot nga krimi. Kancelarja Merkel i tha lufto drogën, bëj zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ka vetëm një përgjigje qeveri teknike për të bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo është e vetmja përgjigje që presim nga zoti Rama, tjetër nuk ka. Ne nuk kthehemi mbrapsht, do thërrasim protestë tjetër deri sa të arrijmë qëllimin tonë.

Ju i drejtoheni vetëm zotit Rama, por dje ka pasur një deklaratë të ish-kryeministrit Berisha që Meta të vendosë, cili është komenti juaj?
Është logjike që thirrje t’u bëhet të gjithë faktorëve parlamentarë. Thirrja e parë i drejtohet Edi Ramës, t’i hapi rrugë qeverisë teknike. Thirrja e dytë për Ilir Metën. I kanë bërë gabim llogaritë. Zgjedhjet e lira janë të paevitueshme. Ti bëjnë llogaritë, Shqipëria nuk do i nënshtrohet Edi Ramës. Protesta e të shtunës tregon se ne nuk do të nënshtrohemi. Ramës i bëhet thirrje se pas 20 vitesh në karrierë politike, ka vetëm një mënyrë, të largohet. I bëjmë thirrje çdo force politike, Zotit Blushi, PDIU-së. Nuk ka zgjidhej tjetër. Kjo është thirrje. Ti ribëjnë llogaritë.

Ju flisni për Qeveri Teknike, por kush do ta drejtojë atë? Shpresoni tek mbështetja e Metës. LSI Ajo nuk është shprehur rreth protestës..
Qeveria Teknike është zgjedhje e pranuar nga të gjithë. Kjo është formulë që pranohet. Kjo është një zgjidhej për t’i dhënë vendit një qeveri që shkëput lidhjen e qeverisë me krimin. Një qeveri teknike për të ndarë qeverinë nga krimi. Qeveria teknike është zgjidhje, nuk është marrje e pushtetit me dhunë. por mënyrë demokratike.

Po nëse Rama refuzon?
Kjo është zgjedhja më e zgjuar. Pas 20 vitesh karrierë, ai duhet të largohet. Do ishte zgjedhje logjike që të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme

Po nëse ai refuzon?
Shqiptarët duan zgjidhe, paqe sociale, zgjedhje të lira. E kundërta është izolim. Ne po i bëjmë një thirrje, qytetarët, që të pranojnë qeverinë teknike. T’i hapi rrugë zgjidhjes. T’i përgjigjen nevojës së këtij vendi. T’i bashkohen me lëvizjen e shqiptarëve.

Ju keni bojkotuar Parlamentin. Por kjo javë ka zhvillime ë rëndësishme si reforma në drejtësi. Rama tha se ju po pengoni reformën në drejtës. A po e pengon PD këtë proces?
Kam një përgjigje për Zotin Rama dhe të gjithë ata që ngrenë këtë pyetje për reformën në drejtësi. A mund të ketë reformë në drejtësi aty ku mbillet drogë? A mund të ketë reformë në drejtësi kur vidhet zgjedhjet. Të gjithë ata që flasin për reformën në drejtësi, janë hipokrit. Kush nuk flet kundër drogës nuk është për drejtësi në këtë vend. Pra, parakusht për reformën në drejtësi nuk ka. T’i hap rrugë qeverisë teknike.

Next Post
Bojkoti parlamentar zbulon arsyet e protestës

Bojkoti parlamentar zbulon arsyet e protestës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In