• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bojkoti parlamentar zbulon arsyet e protestës

by A R
20/02/2017 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada/

Vendimi i opozitës për ngujimin në bulevardin kryesor të Tiranës u mor çuditërisht ditën që Avokati i Popullit përfundoi verifikimin e kandidaturëve për organet e Vettingut. Ka qenë 17 shkurti dita që paralelisht me shpalljen e 29 emrave që plotësonin kriteret formale, Lulzim Basha deklaroi ngritjen e çadrës dhe vijimin e protëstes.

Sikurse ishte parashikuar, Partia Demokratike vendosi dje në mbledhjen e Kryesisë dhe atë të Grupit Parlamentar për bojkotimin e Kuvendit. Vendimi në fjalë u komunikuar nga numri dy i PD-së, Edi Paloka, i cili artikuloi qartë se axhenda e opozitës tashmë është sheshi dhe jo komisionet parlamentare.

Ky vendim aspak i papritur nga ana e PD-së duket se ka ndryshuar edhe qëllimin e vizitës 3-ditore të Knut Fleckenstein që vjen sot në Tiranë. Eurodeputetit do t’i duhet që krahas diskutimeve me mazhorancën për Vettingun, të tentojë edhe një “pajtim” të opozitës me Kuvendin.

Por ndërkohë që Vettingu pritej të finalizohej këtë pranverë, Partia Demokratike ka gjetur një mënyrë për t’iu larguar finalizimit të procesit.

Miratimi me konsensus i ndyrshimeve kushtetuese duket se nuk i ka hapur udhë plotësisht përzgjedhjes së zyrtarëve të lartë të gjyqësorit dhe prokurorisë.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit pasi ka vlerësuar kandidatët, i kalon 3 lista Kuvendit, në të gjelbrën kandidatët nuk plotësojë kriteret formale, në të bardhën janë kandidatët e kualifkuar, në të zezën, të s’kualifikuarit.

Një nën/komision i krijuar nga Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore, me 3 anëtarë nga mazhoranca dhe 2 nga opozita përzgjedh kandidatët me të paktën 4 vota.

Në një situatë të tillë mazhoranca nuk ka sesi t’i sigurojë votat e duhura për vijimin e punës me Reformën. Partia Demokratike e distancuar nga reforma që në fillim duket se ka gjetur mënyrën për ta penguar Vettingun përmes bojkotit të Kuvendit nën justifikimin e protestës./JAVANEWS

Next Post
FOTOT/ Luana Vjollca tund belin… teksa i dashuri i saj milioner duartroket

FOTOT/ Luana Vjollca tund belin... teksa i dashuri i saj milioner duartroket

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In