Me gjithë hezitimet, pjesëtarët e komunitetit serb që jetojnë në komunat veriore të Kosovës kohëve të fundit kanë rritur interesimin për t’u pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës.
Sipas autoriteteve lokale në veri, pajisja me dokumente të Kosovës nuk po paraqet më problem dhe temë tabu siç ka qenë para disa viteve. Shifra e tyre arrin sot në plot 26 mijë serbë. (b.an)