• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbetjet toksike, Bardhi replikon me Ballukun: Porti i Durrësit han pa porta, kontrollohet nga krimi

by A R
28/08/2024 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi zv/kryeministrja Belinda Balluku mohoi përfshirjen e Autoritetit Portual të Durrësit për eksportin e mbetjeve të rrezikshme, ka reaguar edhe kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi thekson se porti i Durrësit prej kohësh kontrollohet nga krimi i organizuar. Sipas tij trafiku ndërkombëtar i mbetjeve të rrezikshme toksike nuk mund të realizohet kurrë pa mbështetjen e autoriteteve shtetërore.

“Porti i Durrësit sipas “tortës Belinda” nuk ka asnjë përgjegjësi se çfarë hyn dhe çfarë del prej tij. Sipas Qeverisë kushdo me një vetëdeklarim, fut dhe nxjerr nga Porti i Durrësit çfarë të dëshirojë. Me pak fjalë, me vetëdeklarim kokaina mund të shënohet si miell; helmi mund të shënohet si bimë kurative; makina mund të shënohet si biçikletë; paratë e pista mund të shënohen si letra higjienike. Në fakt prej kohës Porti i Durrësit është shndërruar në një han pa porta, që nuk kontrollohet nga autoritetet shtetërore por nga krimi i organizuar. “Torta Belinda” e di më mirë se kushdo tjetër këtë, prandaj dhe nervozizmi, sulmi ndaj medias e opozitës dhe “faji i mbetur jetim” është e vetmja rrugë që i ka mbetur. Afera e trafikut ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme toksike nuk mund të realizohet kurrë pa mbështetjen, mosveprimin apo symbylljen e autoriteteve shtetërore. Edhe përgjegjësia, mosveprimi apo shkelja e ligjit nga entet private nënkupton mosveprim dhe mungesë mbikëqyrje nga autoritetet shtetërore që kanë lejuar abuzimin e privatit”.

Si thekson se “Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të përdor të gjitha mekanizmat e kontrollit parlamentar për zbardhjen e plotë të kësaj çështje, duke siguruar qytetarët shqiptarë se nuk do të lejojë në asnjë rast, që për shkak të një qeverisje kriminale dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës, Shqipëria të jetë në një rrezik permanent për shkak të sasive të konsiderueshme të mbetjeve të rrezikshme brenda territorit shqiptar”.

/a.r

Next Post
Plagosi me armë djalin e xhaxhait, arrestohet pas 3 muajsh 33-vjeçari

Plagosi me armë djalin e xhaxhait, arrestohet pas 3 muajsh 33-vjeçari

Comments 1

  1. Leka says:
    2 years ago

    Lere drejtesine o njeri koti te hetoje dhe te nxjerre fajtoret . Ti flet si gore per cdo gja qe ndidh dhe kujton se ke efekt ne pipulli. Populli kerkon nga frejtesia te hetoje per ty qe ndihmove ne vrasjen e Chuvanit. Nuk eshte peploka vradesi por gjuha jote e helmet

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO-LAJM/ Protesta e PD, më shumë Range Rover se protestues! Pamje nga oborri i selisë blu

FOTO-LAJM/ Protesta e PD, më shumë Range Rover se protestues! Pamje nga oborri i selisë blu

April 17, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë Farmacisë 10 në Tiranë, një i plagosur (EMRI)

Të shtëna me armë zjarri pranë Farmacisë 10 në Tiranë, një i plagosur (EMRI)

April 17, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 89 vota pro për dërgimin e FSK-së në Gaza

Kuvendi i Kosovës miraton me 89 vota pro për dërgimin e FSK-së në Gaza

April 17, 2026
Opozita kthen podiumin në protestën e së premtes, Belind Këlliçi tregon arsyen

Opozita kthen podiumin në protestën e së premtes, Belind Këlliçi tregon arsyen

April 17, 2026
Ecuria në procesin e integrimit/ Marta Kos jep sinjale pozitive: Shqipëria po ecën mirë

Ecuria në procesin e integrimit/ Marta Kos jep sinjale pozitive: Shqipëria po ecën mirë

April 17, 2026
Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në selinë blu

Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në selinë blu

April 17, 2026
Protesta e PD/ Sara Mila ‘sulmon’ Berishën: Kërkon të djegë Shqipërinë! Përdor të miturit për qëllimet e veta dhe ‘nxin’ vendin në sytë e botës

Protesta e PD/ Sara Mila ‘sulmon’ Berishën: Kërkon të djegë Shqipërinë! Përdor të miturit për qëllimet e veta dhe ‘nxin’ vendin në sytë e botës

April 17, 2026
Trump: Do jem prezent në Pakistan, bllokada detare amerikane mbetet në fuqi në Hormuz

Trump: Do jem prezent në Pakistan, bllokada detare amerikane mbetet në fuqi në Hormuz

April 17, 2026
DIA amerikane: Irani ka mijëra raketa dhe dronë “kamikazë” në arsenalin e tij

DIA amerikane: Irani ka mijëra raketa dhe dronë “kamikazë” në arsenalin e tij

April 17, 2026
E rëndë në Kosovë! Ra papritur në sallën e edukimit fizik, humb jetën 15-vjeçari

E rëndë në Kosovë! Ra papritur në sallën e edukimit fizik, humb jetën 15-vjeçari

April 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In