• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mbetje toksike nga Italia”, zbardhet raporti i Brukselit: Si u “gatua” në Shqipëri lajmi i rremë

by A R
06/12/2020 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komiteti i Parlamentit Evropian për Çështjet e Jashtme publikoi pak ditë më parë një raport të hollësishëm lidhur me publikimin e Fake News dhe Dezinformimin në Ballkanin Perëndimor në kohë pandemie.

Sipas raportit që nisej kryesisht nga analiza e të dhënave nga Facebook, tregohet se në rrethin e mediave të nivelit më të lartë ka raste që shpërndajnë dezinformim.

Gazeta Tema shkruan se:

Edhe pse ish kryeministri Sali Berisha dhe mediat pranë xhepit të tij nxituan në tentivën e zakonshme që të manipulojnë këtë raport, ajo që hap faqen e Shqipërisë është prodhimi i fakenews nga syri.net apo siç njihet ndryshe “Zeni TV” dhe zeni.net.

Shembull për këtë është marrë rasti i publikimit të lajmit të rremë se 1 300 kontenierëve me mbetje toksike po vijnë fshehurazi në Shqipëri i cili alarmoi mbarë opinionin publik.

Nëse i thërrasim kujtesës, ky lajm u pasqyrua dhe u pompua masivisht nga portali i familjeve Meta-Berisha ku mbi të u ngrit edhe “kauza” e opozitës se shqiptarët tashmë ishin të ekspozuar para një rreziku të ri që kërcenonte shëndetin e tyre.

Sipas dokumenteve zyrtare, le të sjellim në vëmendje se ky mashtrimi i madh u publikua në vitin 2017 ku ministria e Brendshme Italiane akuzon Sali Berishën dhe Ilir Metën, se kanë aktivizuar Ilir Kullën për të publikuar në Itali, një fakenews që të nxiste rënien e qeverisë së Edi Ramës në Tiranë.

Në atë moment, ishte koha kur PD kishte ngujuar çadrën përpara kryeministrisë dhe Ilir Meta, aleat i Ramës po përgatitej të largohej nga koalicioni.

Pra, e thënë më thjesht Mashtrimi u porosit nga Meta me para të pista në Itali, ndërsa Berisha u angazhua për përhapjen e lajmit të rremë në Shqipëri, përmes Zeni TV dhe disa mediave të tjera të opozitës, me qëllim destabilizimin e vendit.

“Këto raporte publikoheshin kryesisht nga Syri.net, një burim kryesor i lajmeve në internet i lidhur me Partinë Demokratike, e cila pretendonte se qeveria e Ramës kishte lejuar importin e 1.300 tonë mbetjesh toksike që u zhdukën nga Italia në fillim të vitit 2018”, thuhet mes të tjerash në raport.

Pikërisht këtë lajm ku është i implikuar drejtpërdrejt këshilltari i Metës, raporti i PE e merr si shembull për të ilustruar atë ç’ka ndodh me fake news në Shqipëri.

Sa i përket nxjerres në pah të këtij manipulimi mediatik, ekspertët e Parlamentit Europian që kanë hartuar raportin marrin si referencë pikërisht një shkrim të publikuar nga gazeta “TemA” e cila çmontoi në kohë të gjithë skenarin e opozitës dhe ish kryetarit të LSI-së Ilir Meta.

Më herët, sërish po këto media që shigjetohen drejtpërdrejt nga raporti i Brukselit, tentuan të manipulojnë nën dirigjimin e ish kryeministrit Sali Berisha i cili nxitoi të nxjerrë një pasazh ku gazeta “TemA” veç të tjerash cilësohet si media me reputacion të lartë për gazetari investigative dhe të pavarur.

Por mesa duket, ashtu si për kontenierët, Berishës i është dukur ndryshe dhe ka provuar ta shesi për ndjekësit e tij tjetër për tjetër.

Next Post
Ilaçi që kushton 1,9 milionë euro i shpëton jetën foshnjës me sëmundjen e rrallë

Ilaçi që kushton 1,9 milionë euro i shpëton jetën foshnjës me sëmundjen e rrallë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregulla të reja për tregun, qeveria bën të detyrueshëm etiketimin e energjisë për 17 kategori produktesh

Rregulla të reja për tregun, qeveria bën të detyrueshëm etiketimin e energjisë për 17 kategori produktesh

April 3, 2026
Kërcënoi me jetë drejtuesit e një lokali, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

Kërcënoi me jetë drejtuesit e një lokali, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

April 3, 2026
FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

April 3, 2026
Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

April 3, 2026
Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

April 3, 2026
Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

April 3, 2026
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

April 3, 2026
“Epsteini” ynë

Një test që dhe njerëzit e drejtësisë janë të barabartë para ligjit

April 3, 2026
Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

April 3, 2026
“SPAK, shpresa e vetme e shqiptarëve”/ Mërtiri: Veliaj është fuqi elektorale për Ramën, ja çfarë e shqetëson

Zgjedhjet për kryetar në PD/ Mërtiri: Berisha ka frikë nga gara! Salianji e ka nxjerrë të dobët

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In