• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbërrin në Shqipëri aktivisti irlandez që ka nisur ecjen 2200 milje drejt Palestinës. Historia e Mick Bowman

by Java News
22/07/2023 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mick Bowman u nis për në Palestinë nga porti i Calais më 16 prill të këtij viti. Qëllimi i ecjes së tij është për të rritur ndërgjegjësimin për gjendjen e rëndë të refugjatëve dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në Territoret e Pushtuara në Palestinë.

Aktivisti irlandez që po përshkon në këmbë Evropën me destinacion Bregun Perëndimor në Azi ka mbërritur në Shqipëri. Në itinerarin e tij, 65-vjeccari Mick Bowman ka ndërthurur kalimin nëpër dy rrugë të lashta të Evropës, rrugën Francigena dhe atë Egnatia, dy rrugë simbol të peligrinazhit dhe shkëmbimeve të hershme kulturore dhe tregtare mes popujve.

65-vjeçari kaloi Francën, Zvicrën dhe Italinë për të mbërritur këto ditë në Shqipëri. Vendi ynë është një urë kalimi për të vijuar rrugën e tij të gjatë përmes Greqisë, Turqisë dhe Jordanisë për të arritur në Bregun e pushtuar Perëndimor në Palestinë. “Tani jam në gjysmë të udhëtimit tim për në Palestinë. Kam pasur gjithashtu mundësinë, në tre vendet ku kam udhëtuar, të flas gjerësisht për padrejtësitë e mëdha me të cilat përballet populli palestinez. Unë flas me kolegët e tjerë kur jam duke ecur”, tha Bowman ndërkohë që ndodhet në Shqipëri.

Ekskluzivisht për Top Channel ai u shpreh:

“Ideja për këtë më erdhi nga libri “Ecje për Jeruzalemin” dhe unë bëra itinerarin tim që ndërthuri rrugën Francigena me atë Egnatia, dy rrugë antike që vijnë deri në ditët e sotme si rrugë që afrojnë vendet dhe popujt.”

Libri tregon historinë e një pelegrinazhi nga Londra në Jerusalem në vitin 2017-të, i cili shënoi tre përvjetorë të mëdhenj: 100 -vjetorin e Deklaratës së Balfourit; viti i 50-të i pushtimit ushtarak të Izraelit të territoreve palestineze dhe viti i dhjetë i bllokadës së Gazës. Kanë mjaftuar një palë këpucë të mira, pensioni i tij dhe një çantë shpine për të kryer shtegtimin e jetës, një rrugëtim i vështirë, 2 200 milje, në një verë me temperatura të çmendura.

“Para se të dal në pension kam punuar për 3 vjet si këshilltar politik dhe për shumë vite kam qenë punonjës social për shëndetin mendor. Çështja e Palestinës ka qenë shumë e rëndësishme për mua dhe para se të ndërgjegjësohesha politikisht.”

Për 12 ditë do të udhëtojë nëpër Shqipëri dhe ka mbetur i befasuar. “Nuk kam qenë kurrë më parë në këtë pjesë të botës, në Shqipëri. As në Maqedoninë e Veriut nga do kaloj dhe e gjithë kjo është një sfidë. Jam vërtet i kënaqur që përshkoj këtë udhëtim në këmbë dhe takoj e flas me njerëz për kauzën që përfaqësoj. Mendoj të kthehem sërish këtu.”

Tani tre muaj pas udhëtimit, qëllimi është të tërheqë vëmendjen te pushtimi i Palestinës dhe të frymëzojë më shumë njerëz për të bërë fushatë për ndryshim.

“Si çdo mbështetës palestinez, krimet e luftës të Izraelit në Jenin më tërbojnë. Kjo më bëri më të vendosur për të përdorur ecjen time për të rritur ndërgjegjësimin. Më ndihmon që të më mbajë të motivuar gjatë këtyre valëve të të nxehtit, të cilat ndonjëherë mund ta bëjnë ecjen shumë sfiduese”, tha ai. Sipas tij, tashmë ka një interes shumë inkurajues nga media shqiptare dhe mezi pret të ndërtojë ura komunikimi edhe në të ardhmen për të përshkallëzuar çështjen palestineze te sa më shumë njerëz.

“Mësova rreth çështjes së Palestinës dhe u bëra aktivist për këtë kauzë. Mendoj që është një padrejtësi e madhe. Shumë palestinezë janë vrarë dhe mes tyre edhe shumë fëmijë. Komuniteti ndërkombëtar dhe kushdo që ka pak ndërgjegjie duhet të reagojë për të ndryshuar sado pak këtë situatë.”

Ishte pas udhëtimit të tij të dytë në Territoret Palestineze në vitin 2014-të që aktivizimi i tij mori një kthesë tjetër. Gjatë këtij udhëtimi ai u sulmua brutalisht nga ushtarët izraelitë ndërsa merrte pjesë në një protestë paqësore.

“Kalimi i kësaj përvojë më ndryshoi në një farë mënyre gjithë mënyrën sesi unë po aktivizohesha për çështjen. Kuptova se nuk ndryshon shumë nga ana akademike ose thjesht nga leximi dhe shikimi përmes televizorit. Është përgjegjësi e njerëzve që kanë vizituar Bregun Perëndimor të informojnë çdo padrejtësi që shpaloset atje çdo ditë, dhe unë e marr këtë përgjegjësi shumë seriozisht.”

Pjesa më e këndshme e udhëtimit, sipas Mick, janë bisedat që ai bën me vendasit dhe pelegrinët që ndesh gjatë rrugës, duke i ndriçuar ata për tragjedinë palestineze dhe duke tërhequr vëmendjen ndaj sulmeve të përsëritura të Izraelit kundër palestinezëve të pafajshëm.

Ndërsa është në lëvizje, aktivisti 65-vjeçar i të drejtave të njeriut mban në shpinë flamurin palestinez, të cilin gjithashtu e var si pankartë në çadrën e tij në netët kur ngre kampin.

Aktivisti për të drejtat palestineze synon të arrijë Bregun Perëndimor të pushtuar deri në mes të tetorit 2023.

Pas Shqipërisë, ai do të vijojë ecjen në këmbë drejt Maqedonisë së Veriut dhe më pas Greqisë, duke shpresuar të mbërrijë në Stamboll në mesin e muajit tetor. Aty ku hapësirat ujore e ndërpresin ecjen e tij, ai merr një traget, apo një avion për të shkelur tokën dhe vijuar sërish ecjen drejt destinacionit, Bregut Perëndimor.

/f.stafa

Next Post
“Në Sarandë 3 mijë €/m2” Eksperti tregon pse janë rritur çmimet e apartamenteve në bregdet

“Në Sarandë 3 mijë €/m2” Eksperti tregon pse janë rritur çmimet e apartamenteve në bregdet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Fluturojnë’ çmimet e banesave, sot kushtojnë 40% më shumë se në 2021

Nga 10 shkurti nis “Kadastra Fiskale”, si ndryshon llogaritja e taksës së ndërtesës

January 28, 2026
Në 90-vjetorin e lindjes: Me Kadarenë

Në 90-vjetorin e lindjes: Me Kadarenë

January 28, 2026
Turqia thirrje Uashingtonit: Mbyllini çështjet me Iranin një nga një, Teherani është gati për bisedime

Turqia thirrje Uashingtonit: Mbyllini çështjet me Iranin një nga një, Teherani është gati për bisedime

January 28, 2026
Tre arrestime pas shpërthimit tragjik në Trikala: Hetimet zbulojnë rrjedhje disamujore propani nga depozitat

Tre arrestime pas shpërthimit tragjik në Trikala: Hetimet zbulojnë rrjedhje disamujore propani nga depozitat

January 28, 2026
Kërcënimi i 14 vendeve europiane: Gati të sekuestrojnë anijet e “flotës hije” ruse në Baltik

Kërcënimi i 14 vendeve europiane: Gati të sekuestrojnë anijet e “flotës hije” ruse në Baltik

January 28, 2026
Shqiptarët e kalojnë fundjavën në bregdet: Kushtet janë përmirësuar, por çmimet…

Zbardhet vendimi: Bashkitë do të vendosin tavan për çmimet e shezlongëve, edhe plazhet publike bëhen me pagesë

January 28, 2026
28 Janar 1980, dita kur CIA “prodhoi” një film për të shpëtuar jetë

28 Janar 1980, dita kur CIA “prodhoi” një film për të shpëtuar jetë

January 28, 2026
Ç’duhet të dini për paketën e re të ndryshimeve në Kodin Penal

Ç’duhet të dini për paketën e re të ndryshimeve në Kodin Penal

January 28, 2026
“Ora e Kiametit”, më afër se kurrë, shkencëtarët vendosin vetëm 85 sekonda para mesnatës

“Ora e Kiametit”, më afër se kurrë, shkencëtarët vendosin vetëm 85 sekonda para mesnatës

January 28, 2026
Opozita kërcënon me bllokim, OSBE hap aplikimet për vëzhgues në zgjedhje

Kodi Penal, OSBE pro ndryshimeve për shpifjen: Hap i rëndësishëm…

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In