PUKË-Dy persona kanë rënë në pranga të policisë së Pukës, pasi gjatë kontrollit në banesë, efektivët kanë zbuluar një sasi droge.
Të arrestuarit janë R. Cara dhe Z. Frroku. Sipas informacioneve paraprake, thuhet se droga ishte e fshehur në banesën e këtij të fundit.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij rasti.