• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mazhoranca gjen akordin, Komisioni mblidhet sot me dyer të hapura

by A R
15/01/2016 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Maxhoranca ka gjetur akordin për ndryshimet kushtetuese të Reformës në Drejtësi, pas takimeve maratonë të bashkëdrejtuesve të koalicionit, shkruan sot Panorama.

Kryeministri Rama dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u takuan sërish dje paradite në Kryesinë e Kuvendit për të përcaktuar mënyrën se si do të procedohet me Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi.

Kryetari Fatmir Xhafaj, do të mbledhë sot Komisionin e Posaçëm në orën 11:00, ku do të marrin pjesë edhe deputetët e opozitës. Deputetët e maxhorancës do të miratojnë draftin e përgatitur nga ekspertët e thirrur nga shumica parlamentare dhe do t’ia nisin Komisionit të Venecias për të bërë vlerësimin se si janë zbatuar rekomandimet e tij. Burime nga PS bëjnë të ditur se Komisioni do të mblidhet me dyer të hapura.

Pritet që deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Spartak Braho, të paraqesë propozime alternative të përgatitura nga ekspertët e ministrit të Drejtësisë, por nuk dihet ende nëse ato do të përfshihen në diskutim apo do të vendosen si aneks i draftit të ekspertëve të maxhorancës si mendim alternativ për t’ia lënë Komisionit të Venecias për të vendosur.

Dy ditët e fundit kanë qenë shumë intensive brenda maxhorancës, me takime të shumta dhe të zgjatura në kohë, ku në qendër ka qenë Reforma në Drejtësi. Të mërkurën në darkë, në një takim që zgjati disa orë në vilën qeveritare nr.30, përballë Kryesisë së Kuvendit, mes dy drejtuesve të koalicionit, Meta i kërkoi Kryeministrit Rama përfshirjen e opozitës në diskutimin dhe miratimin e ndryshimeve kushtetuese, duke gjetur modalitetet që edhe PD-ja të votojë këto ndryshime në Kuvend.

Madje, takimi i së mërkurës u mbyll pa gjetur konsensus për ta kaluar draftin e ekspertëve në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi, ku vota e anëtarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho, është vendimtare për të kaluar kuorumin e votimit.

Por duket se takimi i djeshëm i Kryeministrit Rama dhe kryetarit të Kuvendit, Meta, ka gjetur konsensusin brenda maxhorancës, duke i dhënë mundësi kryetarit të komisionit, Fatmir Xhafaj, të lajmërojë thirrjen e mbledhjes së Komisionit të Posaçëm.

PANORAMA

Next Post

Mamografi e lëvizshme falas në qendrat që nuk e kanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
Maliqi turistik, 140 operatorë aplikojnë për “Paketën e maleve”

Maliqi turistik, 140 operatorë aplikojnë për “Paketën e maleve”

February 15, 2026
Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së më 17 shkurt në Prishtinë, transporti urban do të jetë pa pagesë

Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së më 17 shkurt në Prishtinë, transporti urban do të jetë pa pagesë

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In