• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maliqi turistik, 140 operatorë aplikojnë për “Paketën e maleve”

by E B
15/02/2026 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 140 operatorë turistikë dhe investitorë të ndryshëm kanë aplikuar në zonat kadastrale të miratuara nga qeveria shqiptare në Bashkinë Maliq, në kuadër të programit “Paketa e Maleve”, një nismë që synon zhvillimin e turizmit malor dhe ekonomisë rurale.

Sipas kryetarit të bashkisë, Gëzim Topçiu, zonat e përfshira në këtë program janë të shtrira në njësitë administrative Pojan, Pirg, Gorë dhe Moglicë, ku pritet të realizohen investime të rëndësishme në sektorë të ndryshëm.

Kryebashkiaku Topçiu theksoi se projektet e propozuara përfshijnë investime të larmishme, duke nisur nga ndërtimi i bujtinave turistike e deri te zhvillimi i agrobizneseve dhe sipërmarrjeve të lidhura me prodhimin bujqësor dhe përpunimin e produkteve vendase.

Një nga operatorët turistikë që ka shfaqur interes te shtuar është Alfred Cenkollari, i njohur për investimet e tij ndër vite në njësinë administrative Pirg, veçanërisht në fshatin Leminot. Ai ka përgatitur një projekt të ri në kuadër të “Paketës së Maleve”, i fokusuar në agroturizëm dhe zhvillim agrobujqësor.

Zonat kadastrale të Bashkisë Maliq konsiderohen me potencial të lartë zhvillimi, falë burimeve të pasura turistike, bujqësore dhe blegtorale, si dhe mundësive për agro-përpunim. Autoritetet vendore vlerësojnë se këto investime pritet të ndikojnë ndjeshëm në zhvillimin ekonomik të zonës, rritjen e punësimit dhe promovimin e turizmit rural.

Programi “Paketa e Maleve” synon të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm të zonave malore, duke i kthyer ato në qendra të rëndësishme të turizmit dhe prodhimit vendas.

Next Post
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In