• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

by E B
15/02/2026 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Paketa e maleve”, një nisëm e qeverisë e prezantuar në fillim të vitit të kaluar që synon të tërheqë investime të shqiptarëve të diasporës në pronat e tyre, tashmë numëron 200 aplikime.

Ministri i pushtetit lokal, Ervin Demo, në një intervistë për gazetaren Rajmonda Lajthia tha se me këto ritme, deri në fund të vitit numri aplikimeve do të arrijë në 1000 të tilla.

“Sot që flasim numri i aplikimeve ka arritur në 200 të tilla në disa bashki të vendit. Ndërkohë kemi 100 zona me përparësi zhvillimi të shtrira në 20 bashki. Puna po vijon ende edhe në bashkitë e tjera për të përcaktuara zonat ku mund të investohet. Bashkia me interesin më të lartë është ajo e Shkodrës, më pas vijnë Vau i Dejës, Kukësi etj. Interesi është nga veriu në jug. Ne presim që deri në fund të vitit të kemi 1000 aplikime, pra më shumë se kufizimi prej 500 aplikimesh të cilat përfitojnë përjashtime nga katër taksa”, tha Ervin Demo për emisionin “E-ZONE”.

Po kush janë aplikantët dhe çfarë lloj investimesh duan të realizojnë?

“Fokusi më i madh është në sektorin e turizmit, aplikimet lidhen më së shumti me investimet në agroturizëm, njësi shërbimi dhe akomodim. Në 200 aplikimet e para ata që kanë plotësuar dosjen janë njerëz që kanë lidhje me territorin. Pra janë individë të cilët kanë lidhje me pronën ku duan të investojnë. Janë shqiptarë të diasporës që kanë lidhjet në zonën e tyre, por jo vetëm, ka dhe individë që jetojnë në vend”, tha Demo.

Paketa e maleve parashikon që për 500 aplikantët e parë që do të përzgjidhen do të përjashton nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, tatim mbi të ardhurat, taksa e pasurive të patundshme si dhe nga TVSH për transaksionet që lidhen me projektin.

Ndërsa prona do të ketë një vlerë simbolike 1 euro edhe kur nuk ka titull pronësie, me kushtin që ta marrë pronari pasi të ketë kryer investimin.

Next Post
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com