• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maxhoranca i rrëzoi dekretin për Butrintin/ Meta: Cënohet Kushtetuta! Ftoj deputetët të lexojnë arsyetimin ligjor

by Java News
12/07/2022 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me vendimin e Komisionit të Ekonomisë, për rrëzimin e dekretit të tij në lidhje me kthimin në Kuvend të ligjit për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Kreu i shteti ka bërë një listim të arsyeve ligjore mbi të cilat është bazuar dekreti dhe fton të gjithë deputetit e parlamentit t’i lexojnë me vëmendje.

Meta thekson se nëse dekreti do të rrëzohet politikisht në parlament, kjo nuk do t’i shërbejë interesave më të larta të vendit.

POSTIMI I PLOTË I PRESIDENTIT

MBRONI PARKUN E BUTRINTIT DHE VLERAT E TRASHËGIMISË HISTORIKE DHE KULTURORE KOMBËTARE!

I ftoj deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të lexojnë me shumë vëmendje të gjitha arsyet ligjore të prezantuara edhe sot në Komisionin e Ekonomisë nga Këshilltari im Ligjor, z.Bledar Dervishaj lidhur me Dekretin për kthimin për rishqyrtim në Kuvend, të Marrëveshjes për Administrimin e Parkut të Butrintit, që:

– cenon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës;

– cenon parimet dhe vlerat universale që mbrohen që në preambulën e Kushtetutës, duke cenuar kësisoj drejtpërdrejtë interesin publik shqiptar;

– cenon Konventën e Parisit dhe nuk është në harmoni me parimet e mbrojtura nga UNESCO;

– bie ndesh me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese;

– praktika e ndjekur nga ekzekutivi dhe Kuvendi i Shqipërisë, rezulton se nuk ka realizuar dhe nuk ka siguruar mendimin e ekspertizës së pavarur vendase që ka njohuri të thelluara mbi Parkun Kombëtar të Butrintit, nënzonave dhe siteve arkeologjike të tij;

– procedura e ndjekur nuk ka garantuar një proces të gjerë e të thelluar të konsultimit me publikun, duke sjellë kështu një produkt jo cilësor dhe një debat publik mbi këtë çështje;

– shmang auditimin përmes institucioneve të pavarura kushtetuese të veprimtarisë ekonomike-financiare lidhur me të ardhurat që do të krijohen dhe mënyrën e përdorimit të tyre;

– për shkak të mungesës së konsultimit gjithëpërfshirës, ky ligj është produkt i një procesi që ka shkelur Rezolutën e datës 19 maj 2022, të miratuar nga Parlamentit Europian.

I kujtoj shumicës në Kuvendin e Shqipërisë se nëse do të zgjedhë të rrëzojë politikisht Dekretin e Presidentit dhe të vijojë me hyrjen në fuqi të ligjit, kjo nuk do t’i shërbente aspak interesave të larta të vendit dhe kombit shqiptar, por do të përkeqësonte çdo marrëdhënie të organeve të shtetit me shoqërinë civile, ekspertët, dhe qytetarët në tërësi.

g.kosovari

Next Post
kellici 2

"Rama me qeveri të vdekjes" / Këlliçi: 5.5 milionë euro qarkulluan me firmë të falsifikuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Macron, shkaktar për situatën në Francë”- Bejko: Fitorja e Le Pen ndikon në integrimin e Shqipërisë në BE! Nëse rreziku shkon përtej Europës…

“Macron, shkaktar për situatën në Francë”- Bejko: Fitorja e Le Pen ndikon në integrimin e Shqipërisë në BE! Nëse rreziku shkon përtej Europës…

October 27, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

“PS do marrë pjesë në konsultime”- PD refuzoi ftesën e Begajt mbi datën e zgjedhjeve vendore, Balla: ‘Depoja e molotovëve’ të SHQUP-it qenka kundër! Uroj që…

October 27, 2026
“Nuk kemi çfarë mësojmë nga protestat serbe”- Ish-ministri Bajrami: Gjëja më pozitive, mbyllja e kapitullit për politikanët e kohës së Millosheviçit!

“Nuk kemi çfarë mësojmë nga protestat serbe”- Ish-ministri Bajrami: Gjëja më pozitive, mbyllja e kapitullit për politikanët e kohës së Millosheviçit!

October 27, 2026
Fronti Nacional pa mëdyshje: Marine Le Pen është presidentja jonë

Zgjedhjet në Francë/ Avokatët e Marine Le Pen dorëzojnë ankesë në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit ndaj magjistratit!

October 27, 2026
Hedhin qesen me drogë nga makina, por s’i shpëtojnë dot ndjekjes policore! Në pranga 2 shokët, ja çfarë iu gjet gjatë kontrollit

Shiste kokainë dhe heroinë afër shkollave, “Kontigjenti” prangos 31-vjeçarin në Lushnjë!

October 27, 2026
Aksident i rëndë afër Rinasit, dy shoferë të plagosur nga përplasja e makinave! Dërgohen te Trauma, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Shifrat e INSTAT: Tirana, Lezha dhe Durrësi me numrin më të lartë të aksidenteve gjatë muajit shtator!

October 27, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

October 27, 2026
15 vite në arrati, arrestohet në Ugandë i dyshuari për vrasjen e 38 personave dhe kanibalizëm

15 vite në arrati, arrestohet në Ugandë i dyshuari për vrasjen e 38 personave dhe kanibalizëm

October 27, 2026
Lodhesh kot Sali!

Përse Saliu përkrah protestën…?

October 27, 2026
Zv/kryeministrja Koçiu nga Gjinari: Paketa e Maleve, një mundësi për sipërmarrje dhe turizëm!

Zv/kryeministrja Koçiu nga Gjinari: Paketa e Maleve, një mundësi për sipërmarrje dhe turizëm!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In