• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rama me qeveri të vdekjes” / Këlliçi: 5.5 milionë euro qarkulluan me firmë të falsifikuar

by A R
12/07/2022 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD-së Belind Këllici ëhstë ndalur tek afera korruptive e inceneratorëve.

Ai thotë se 5.5 milionë euro qarkulluan me firmë të falsifikuar pas vdekjes të së ndjerës Gjysme Sermi. Këlliçi shton se kjo qeveri, pasi rriti borxhin publik, duke zhytur në kamata të gjallët, nuk lë në paqe as të vdekurit.

“Sipas traditës, shqiptari e ka zakon që, pas vdekjes së të afërmit, i shlyen çdo borxh që mund t’i ketë mbetur të ndjerit Për t’ia lënë pa barrë dhe pa gjynahe kalimin në jetën e pasosur. Qeveria e Edi Ramës, e kthyer në “qeveri të vdekjes”, punon për të kundërtën. Pasi rriti borxhin publik, duke zhytur në kamata të gjallët, nuk lë në paqe as të vdekurit.

Kështu, edhe me Gjyste Sermin e ndjerë, të vdekur para dy vitesh, në emrin e së cilës figurojnë disa borxhe dhe padi në gjykatë. E gjitha kjo si pasojë e makinacioneve të njerëzve të lidhur me aferën e inceneratorëve, në përpjekje për të fshehur dhe pastruar miliona eurot e skandalit të shekullit.

Firma e Gjyste Sermit është falsifikuar dhe përdorur në veprime antiligjore, dy herë kur ishte në prag të vdekjes, dhe tri herë pas vdekjes.
Në emrin e saj, post mortem, qarkulluan 5.5 milionë euro. Në QKB janë bërë disa veprime nën firmën e saj, edhe pse statusi në gjendjen civile e shënonte si ‘e vdekur’.

Kjo është një histori makabre keqpërdorimi të emrit, nderit dhe varrit të një shqiptareje. Zhbërja dhe turpërimi i një tradite të lashtë. Partia Demokratike i dënon ashpërsisht përdhosësit, mashtruesit kronikë dhe hajdutët serialë të pasurisë publike.

Ata kanë emra dhe portrete të ndryshëm, por që të gjithë gjallojnë nën hijen e Edi Ramës, ministrave dhe bandës së inceneratorëve. I bëjmë thirrje SPAK të dalë nga letargjia, të ndjekë paranë, dhe gjurma e tyre do ta çojë te porositësit e skemës. Në emër të dinjitetit dhe të ligjit duhen ndalur sa më parë ata, babëzia e të cilëve nuk ndalet para asgjëje.Ka ardhur koha që t’i themi “boll vodhe, IK!” kësaj qeverie të vdekjes”, tha Këlliçi.

/a.r

Next Post
U dënua me 10 vite burg pasi vrau Klodian Rashën, ish-efektivi Nevaldo Hajdaraj bën kërkesën

Vrau Klodian Rashën/ Apeli merr vendimin për Nevaldo Hajdarajn! Ja sa vite do të qëndrojë pas hekurave ish-efektivi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In