“Kundër ekipit të “Romës” duhet të luajmë në mënyrë të përkryer që të marrim një rezultat pozitiv”, kështu u shpreh trajneri i ekipit të “Torinos”, Valter Maxari.
“Është një ndeshje për t’u marr shumë seriozisht, çdo lojtari i joni ka aftësi të jashtëzakonshme. Po punojmë shumë për të vendosur në vështirësi një ekip mjaft të fortë. “Roma” është fuqizuar dhe ka një trajner të jashtëzakonshëm, duke ecur mirë si në Itali ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Duhet të qëndrojmë të fokusuar pasi nesër do të jetë ndeshja e parë e vërtetë”, theksoi Maxari.
/b.d