• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maturantët drejt Gjermanisë, por me dëshirën për t’u kthye

by Java News
02/07/2019 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fotografitë e vendosura në muret e gjimnazit “Sami Frashëri” janë të gjimnazistëve të maturave të shkuara që janë larguar nga Shqipëria. Këtyre tabelave do ju bashkohen edhe fotografitë e maturantëve të këtij viti që do të studiojnë në Gjermani.

Korin Mima, për 3 vite ka ndjekur mësimin në gjuhën gjermane, pasi u bë pjesë e projektit shqiptaro-gjerman si një nga nxënëset më të mira.

“Kjo është klasa ime ku kam studiuar për 3 vite dhe do më marrë malli. Ku kemi studiuar gjermanisht të gjitha lëndët e tjera”, tha Korin.

Me vullnetin e  palëkundur për të mësuar që në vogëli, ajo ndihet gati  për të shkuar drejt Gjermanisë pas përfundimit tashmë të maturës. Shkenca komunikimi dhe mediatike është zgjedhja e Korinit, degë e cila do i kushtojë 300 euro semestri por që për të është privilegj të studiojë në një universitet të njohur me këtë tarifë. Kjo është vetëm një nga arsyet pse do të largohet nga Shqipëria.

 “Si fillim investimi i madh që kam kryer që në klasë të gjashtë, një punë e palodhshme për të qëndruar në klasat e gjermanishtes, që dihet që kanë qenë më të vështira. Gjithashtu mendoj se në Gjermani ka një cilësi më të lartë të arsimit. Është një vend i mundësive, sepse promovon degë të ndryshme. Rreth 14 mijë degë për bachelor dhe master. Po Gjermania ka bursa shumë, edhe bursa për mensën, për konviktin. Kur kam dëgjuar për bursën e mensës kam qenë kështu e habitur.. ekziston një bursë që ti të hash falas”, shprehet maturantja.

Në të njëjtën klasë me Korinin ka qenë dhe Albi, që po ashtu do të largohet në Gjermani. Kështu, Universiteti i Mjekësisë do të ketë një student ekselent më pak.

“Që i vogël kam dashur të studioj mjekësi në Shqipëri por duke u rritur kam parë kushtet dhe çfarë ofron vendi ynë. Si pasojë e kësaj  kam vendosur të largohem për një karrierë më të mirë”, thotë Sinkron Albion Qerimi, maturant.

Por shpresa ekziston ende. Të dy të rinjtë duan të kthehen në vendin e lindjes pas mbarimit të studimeve të larta.

“Kam shumë dëshirë të kthehem. E di pse dua? Sepse e para vdes të flas e të punoj në gjuhën shqipe. Si dhe mendoj se Shqipëria ka nevojë për forcën intelektuale të njerëzve, ndërsa Gjermania e ka”, thotë ai.

Next Post
Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës për humbje të peshës

Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës për humbje të peshës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po ecën me ritëm”- Marta Kos në PE: Shqipëria ka shënuar përparim në zbatimin e reformave kyçe për BE-në! Sundim i ligjit, çështjet mjedisore dhe…

“Po ecën me ritëm”- Marta Kos në PE: Shqipëria ka shënuar përparim në zbatimin e reformave kyçe për BE-në! Sundim i ligjit, çështjet mjedisore dhe…

November 4, 2026
Progres-raporti/ BE vlerëson përparimin e Shqipërisë në negociata, Kos: Po ecën me ritme të shpejta! Objektivi i vitit 2027, ambicioz dhe i realizueshëm

Progres-raporti/ BE vlerëson përparimin e Shqipërisë në negociata, Kos: Po ecën me ritme të shpejta! Objektivi i vitit 2027, ambicioz dhe i realizueshëm

November 4, 2026
DEBATET/ “Mendoni dhe për Gardën e Zjarrfikësit”- Komisioni i Brendshëm, Çuçi: Paga e policëve rritet me 250 euro! Kapri: Sa i bletë 4 autobotet e rinj?

DEBATET/ “Mendoni dhe për Gardën e Zjarrfikësit”- Komisioni i Brendshëm, Çuçi: Paga e policëve rritet me 250 euro! Kapri: Sa i bletë 4 autobotet e rinj?

November 4, 2026
EMRI/ E rëndë në Itali, e zuri nën vete dera metalike, humb jetën biznesmeni shqiptar! Po punonte në kantierin e ndërtimit kur…

EMRI/ E rëndë në Itali, e zuri nën vete dera metalike, humb jetën biznesmeni shqiptar! Po punonte në kantierin e ndërtimit kur…

November 4, 2026
Dhunuan punonjësin dhe grabitën me dhunë karburantin në Klos, arrestohen një ditë pas krimit 2 shokët! Njëri prej tyre…

Dhunuan punonjësin dhe grabitën me dhunë karburantin në Klos, arrestohen një ditë pas krimit 2 shokët! Njëri prej tyre…

November 4, 2026
Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

November 4, 2026
Shqiptarët po zgjedhin gjithnjë e më shumë pagesat digjitale! Sejko: Synimi është reduktimi i parasë cash

Shqiptarët po zgjedhin gjithnjë e më shumë pagesat digjitale! Sejko: Synimi është reduktimi i parasë cash

November 4, 2026
30 miliardë lekë për Drejtësinë, Gogu: Më shumë shërbime për qytetarët dhe më pak dosje të prapambetura

30 miliardë lekë për Drejtësinë, Gogu: Më shumë shërbime për qytetarët dhe më pak dosje të prapambetura

November 4, 2026
Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Nafta shkon në 216 lekë, benzina në 172 lekë

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Nafta shkon në 216 lekë, benzina në 172 lekë

November 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Nëntor 2026

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In