• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Matura shtetërore, ja si do të plotësohen formularët A1 e A1Z

by Java News
17/03/2017 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e arsimit ka publikuar procedurën e plotë se si do të plotësohen formulari A1 dhe A1Z. Sipas MAS formulari A1 plotësohet online. Formularin A1 e plotësojnë vetëm maturantët e vitit shkollor 2016 – 2017. Plotësimi i Formularit A1 fillon në Portalin Qeveritar, dhe përfundon në shkollë. Procesi i plotësimit të Formularit A1 në shkollë ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”.

Mbikëqyrësi pajiset me kodin përkatës të hyrjes në sistem. Vetëm pasi mbikëqyrësi fut kodin në sistem, maturanti mund të përfundojë plotësimin e Formularit A1 në shkollë. Lista me të dhënat e marra nga plotësimi i formularëve printohet, nënshkruhet nga maturanti e mbikëqyrësi dhe vuloset nga drejtori i shkollës ku plotësohen formularët A1. Listat ruhen deri në përfundim të Maturës Shtetërore 2017.

TË DHËNAT
Plotësohen nga maturanti. – Tek pika 1, (numri personal i letërnjoftimit ID), maturanti shënon numrin e tij personal që ka në dokumentin e identifikimit. Për të dhënat 2-5, pasi maturanti bën plotësimin, sistemi bën verifikimin e tyre dhe nuk lejon të vazhdohet aplikimi, nëse ka pasaktësi. –

Tek pika 6, maturanti shënon në fushat përkatëse, numrin e telefonit dhe adresën e email-it, të cilat duhet të ruhen të pandryshuara deri në fund të Maturës Shtetërore 2017, me qëllim që maturanti të marrë informacion në faza të ndryshme të procesit. Nëse maturanti nuk ka telefon, ose nuk dëshiron të shënojë numrin e telefonit, atëherë mbikëqyrësi shënon numrin e tij të telefonit. – Tek pika 7, shënohet X tek kutizat pranë Po ose Jo.

TË DHËNA SHKOLLORE
Të dhënat shkollore do të plotësohen në bashkëpunim me mbikëqyrësin e sallës ku bëhet aplikimi. Për plotësimin saktë të kërkesave të këtij grupimi, maturanti dhe mbikëqyrësi duhet të marrin informacion të saktë dhe të plotë për secilën nga rubrikat përkatëse: Plotësohen nga maturanti. –

Tek pika 8; (emri i qytetit/fshatit), maturanti shënon emrin e qytetit/fshatit ku ndodhet shkolla ku po ndjek studimet. – Tek pika 9; (emri i shkollës ku studion), maturanti shënon emrin e shkollës ku po studion. Plotësohen nga mbikëqyrësi. – Tek pika 10, mbikëqyrësi plotëson emrin e DAR/ZA-së përkatëse. – Tek pika 11, (indeksi i profilit), mbikëqyrësi zgjedh nga lista numrin dyshifror që i përket shkollës ku ndjek studimet maturanti, sipas listës së miratuar nga MAS. –

Tek pika 12, (emërtimi i profilit) mbikëqyrësi plotëson emrin e profilit/degës. – Tek pika 13, mbikëqyrësi plotëson klasën dhe paralelin e klasës ku po studion maturanti. – Tek pika 14, zgjidhet nga lista, gjuha e huaj që në planin mësimor të shkollës trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar, në nivelin gjuhësor B1.

TË DHËNA LËNDORE
Plotësohen nga maturanti. – Tek pika 15, maturanti zgjedh nga lista lëndët Z1 dhe Z2 që dëshiron të japë provim. – Zgjedhja e lëndëve Z1 dhe Z2 bëhet në përputhje me Udhëzimin nr. 26, datë 29.12.2016, të MAS dhe MMSR. – Numri i lëndëve që do të zgjidhen duhet të jetë detyrimisht 2 (dy). – Shuma e krediteve të dy lëndëve që zgjidhen, duhet të jetë jo më e vogël se 8 (tetë). –

Kur zgjidhet një lëndë bërthamë, nuk mund të zgjidhet e njëjta lëndë e thelluar (përjashtuar lëndët e detyruara). – Maturanti ka të drejtë të zgjedhë si lëndë me zgjedhje, gjuhën e huaj të cilën parapëlqen nëse e ka zhvilluar ose jo në shkollë, në nivelin gjuhësor B2. – Maturantët e shkollave artistike mund të zgjedhin vetëm njërën nga lëndët e grupit II: “Për shkollat artistike”. Lëndën tjetër duhet ta zgjedhin nga grupi i lëndëve të grupit I “Për shkollat e mesme (Gjimnazet)”. –

Teoria profesionale është e zbërthyer në profile sipas indeksit të shkollave. – Maturantët e shkollave profesionale duhet të zgjedhin detyrimisht njërën nga lëndët me zgjedhje në grupin II “Teoria profesionale e integruar me zgjedhje të detyruar” dhe lëndën tjetër e zgjedh nga grupi i I “Për shkollat e mesme (Gjimnazet)”.

Formulari A1Z
Formulari A1Z plotësohet online. Plotësimi i Formularit A1Z fillon në Portalin Qeveritar, dhe përfundon në shkollë. Formulari A1Z plotësohet nga: a) Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2017 dhe që kanë detyrim për të dhënë një ose disa provime të Maturës Shtetërore; b)

Kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë vendit dhe, pasi kanë bërë njehsimin e diplomës në komisionin përkatës të MAS, rezulton se kanë detyrim për të dhënë një ose disa provime të Maturës Shtetërore. c) Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme në Shqipëri ose jashtë vendit, që nuk kanë detyrim për të dhënë provime në MSh 2017, por që duan të vazhdojnë studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL).

Procesi i plotësimit të Formularit A1Z në shkollë ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që do të quhet “mbikëqyrës”. Mbikëqyrësi pajiset me kodin përkatës të hyrjes në sistem. Vetëm pasi mbikëqyrësi fut kodin në sistem, kandidati mund të përfundojë plotësimin e Formularit A1Z. Kandidatët për të plotësuar formularin A1Z, duhet të paraqesin tek mbikëqyrësi një vërtetim të lëshuar nga shkolla ku ka dhënë provimet. Vërtetimi, veç gjeneraliteteve duhet të ketë edhe këto të dhëna: a) Provimet e detyruara dhe vlerësimet e shkallëzuara të secilit provim, nëse ato rezultojnë të fituara nga kandidati. b) Provimet me zgjedhje dhe vlerësimet e shkallëzuara të secilit provim, nëse ato rezultojnë të fituara nga kandidati.

Vërtetimi pas përfundimit të aplikimit i bashkëngjitet kopjes së formularit A1Z, që mban shkolla dhe dorëzohet në AKP 5 ditë pas përfundimit të aplikimeve. Lista me të dhënat e marra nga plotësimi i formularëve printohet, nënshkruhet nga maturanti e mbikëqyrësi dhe vuloset nga drejtori i shkollës ku plotësohen formularët A1Z. Listat ruhen deri në përfundim të Maturës Shtetërore 2017./Shqiptarja.com

ma.me

Next Post
Berat/ Në varfëri dhe në gjëndje depresioni… 23 vjeçari i jep fund jetës

Ngjarje e rëndë në Elbasan, familjarët gjejnë kryefamiljarin të vetëvarur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In