• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Materiali audio nga Këshilli Politik/ Paqartësia e PD, modeli i Letonisë dhe ndryshimi disa herë i qëndrimeve

by Java News
26/07/2020 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim refuzuan për katër javë që të mbështesnin kërkesën e opozitës parlamentare e më pas nismën e dakordësuar edhe mes tyre dhe mazhorancës për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë. Argumenti kryesor mbrojtës në qëndrimin e opozitës jashtëparlamentare ishte paprekshmëria dhe shejtëria e Kodit Zgjedhor të amenduar mbi bazën e marrëveshjes së 5 Qershorit. Ndodhur në këtë situatë, mazhoranca dhe opozita parlamentare firmosën një marrëveshje për të mbështetur votimin në 23 Korrik të amendimeve në Kodin Zgjedhor pa ndryshime e më pas votimin e ndryshimeve në Kushtetutë në 30 Korrik për të sanksionuar hapjen e listave. Mazhoranca dhe opozita parlamentare e dhanë provën e tyre duke e votuar më shumicën e cilësuar të votave amendimin e Kodit Zgjedhor sipas dakordësisë së Këshillit Politik. Këtu fillon dhe loja e PD/LSI të cilat zgjedhin të luajnë blofin duke deklaruar mbështetjen për hapjen 100% të listave me kusht të koalicionet të qëndrojnë sikurse janë aktualisht.

Gazeta “Tema” ka arritur të sigurojë materialin audio të bisedimeve shumë orëshe të zhvilluara në Këshillin Politik ku është debatuar posaçërisht edhe çështja e koalicioneve në kushtet e listave të hapura. Sipas këtij materiali rezulton se në mbledhjen e datës 21 Korrik ku përballë Gazmend Bardhit, Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit ishte edhe Kryetari i PS-së Edi Rama, ky i fundit u ka drejtuar pyetjen: Më gjeni një shtet tjetër në Evropë që ka një koalicion siç ekziston në vendin tonë, ku secila parti hyn në një koalicion por garon edhe me listën e vet brenda aleancës. “Thatë ku në Evropë ekziston modeli i koalicionit me listë të përbërë. Ju e kujtoni kur është future ky që kemi ne? Po jua freskoj unë se mund të mos e keni patur vëmendjen në atë kohë. Koalicioni i përbërë është futur në vitin 2003 me miratim konsensual nga Komisioni i Reformës Zgjedhore në atë kohë. I marrë si model drejtpërdrejt nga libri i të drejtës publike të shtetit Italian. Meqe sfidove argumentin ja kjo është përgjigja”, shprehet përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi.

Pra, Partia Demokratike deklaron se modeli aktual i koalicionit që zbaton Shqipëria është marrë prej një libri të së drejtës publike të shtetit Italian dhe nuk është një sistem i cili aplikohet në një vend tjetër evropian. Gjendur ngushtë në mungesë argumenti, në mbledhjen e datës 24 Korrik, demokratët ndryshojnë versionin duke deklaruar se modeli i koalicionit me listë të përbërë aplikohet në Belgjikë. “Në Belgjikë termi për aleancën zgjedhore është kartel. Kartelet përfshijnë thotë dhe jep një seri se kush janë partitë. Ka Danimarka, ka Greqia ku Syriza ka qenë aleancë partish e më pas është bërë parti. Në Itali është përdorur që prej vitit 1994.

Hollanda e ka më interesant shpjegimin. Jep dy lloje listash, lista e kombinuar kjo që kemi ne që përdoret për kartelin. E ka patur deri në 2017. Tjetra është lista e përbashkët. Lista e përbashkët është kur dy apo më shumë parti bëhen bashkë në një listë të vetme”, ndryshon qëndrimi i Bylykbashit. Gjatë debateve, në po të njëjtën mbledhje, atë të datës 24 Korrik, Bylykbashi insiston se ajo çka kërkon opozita jashtëparlamentare është funksionimi i koalicionit sipas modelit të Letonisë.

“The kush është një vend dhe po ta jap një vend. Është Letonia. Flet për kush ka të drejtën të paraqesë lista kandidatësh. Mund të paraqitet nga një parti politike e regjistruar ligjërisht dhe nga një aleancë e partive politike të regjistruara ligjërisht. Këta e kanë këtë të rregulluar. Nga ana tjetër dorëzimin e listave e bën për llogari të aleancës politike. Në modelin që kemi ne e bën përsoni i autorizuar, siç e kemi ne”, thekson Bylykbashi në variantin e tretë.

Gjatë konferencës së sotme për shtyp në selinë e Partisë Demokratike, Bylykbashi solli një tjetër shembull, atë të Kosovës që sipas tij është ajo çka kërkon opozita jashtëparlamentare. “Unë iu përmenda fletën e votimit të Kosovës, ku votohet për parti dhe zgjidhet numri i kandidatit në listën e asaj partie. Ja ku është një fletë votimi e thjeshtë (tregon sërish fletën), për të njëjtin problem që shtron Edi Rama dhe që tregon që është gënjeshtër. Ky është modeli që ka Kosova, ka edhe zgjidhje të tjera”, insiston tashmë në variantin e katërt brenda 5 ditësh Bylykbashi. Po cila është arsyeja përse Partia Demokratike nuk arrin dot të gjejë një model identik me Shqipërinë dhe detyrohet të hidhet nga njëra degë në tjetrën? Shqipëria zbaton një sistem proporcional rajonal ndarë në 12 rajone. Në rastin eventual të hapjes së listave do duhej që mandatet të ndahen së pari midis koalicioneve, më pas midis partive brenda koalicioneve dhe së treti midis vet kandidatëve në secilën parti.

Këtë skemë të ndërlikuar nuk e ka asnjë vend dhe rrjedhimisht Partia Demokratike duket në kushtet e mungesës së plotë të argumentit. Të gjitha vendet e përmendura prej tyre kanë një prej elementëve të ndryshëm, ose llojin e proporcionalit, ose ndarjen zonale ose formën me të cilën hyjnë në garë koalicionet si listë e përbërë apo listë unike. Në Belgjikë, në Hollandën e deri 2017, Syriza vet apo edhe në Letoni, forma e koalicionit është ajo që përsërisin pa pushim prej një muaji Edi Rama dhe Partia Socialiste.

Procesi aktual i votimit në Shqipëri është krejt i thjeshtë me vetëm një shenjë krah logos të partisë dhe sërish çdo palë zgjedhje ka një numër të konsiderueshëm fletësh votimi të pavlefshme. Procesi i numërimit sërish është krejt i thjeshtë por kjo nuk ka shmangur zvarritjen disa ditore të numërimit të votave. Pyetja që duhet ti bëjë vetes çdo qytetar është se sa do të zvarritet më tej procesi i numërimit dhe shqyrtimit të ankesave nëse në çdo fletë votimi, numëruesit duhet të numërojnë së pari votat për koalicionin, së dyti votat për partinë, së treti votat për kandidatët brenda partive? (Tema)

Next Post
Alibia për Gërdecin, gjykata e Floridës kundër Shkëlzen Berishës

Vazhdon saga Shkëlzen Berisha/ Nuk deklaroi në ILDKPKI aksionet në ‘Logal’ dhe borxhi tjetër 250 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/ Atentati në Athinë ku mbeti e plagosur edhe 10-vjeçarja shqiptare, urdhri dyshohet se u dha “Klodi”, bosi i ‘Mafies së burgjeve’! Babai i vajzës, pronar i…

EMRI/ Atentati në Athinë ku mbeti e plagosur edhe 10-vjeçarja shqiptare, urdhri dyshohet se u dha “Klodi”, bosi i ‘Mafies së burgjeve’! Babai i vajzës, pronar i…

September 26, 2026
Ylli Manjani: Ore demokratë, po Berishën pse nuk e shani me libër shtëpie tani që mbrojti armikun?

Në kohën e Super Inteligjencës, merremi me Super Budallëqe

September 26, 2026
Houthit sulmuan me raketa e dronë Arabinë Saudite, reagon Këshilli i Sigurimit të OKB: Sulmi ndaj popullsisë civile, i papranueshëm!

Houthit sulmuan me raketa e dronë Arabinë Saudite, reagon Këshilli i Sigurimit të OKB: Sulmi ndaj popullsisë civile, i papranueshëm!

September 26, 2026
DETAJET/ SPAK operacion në Shkodër, “Muri i lartë” prangos Bledar Cafin, arrin të shpëtojë Indrit Dokle! Të dy akuzohen për trafik droge dhe grup të strukturuar (FOTO)

U arrestua nga RENEA me urdhër të SPAK, kush është Bledar Cafi, “i forti i Shkodrës” që akuzohet edhe si pjesë edhe e grupit ‘Rraja’!

September 26, 2026
“Pse nuk shfuqizoni ligjin?”- Një grup protestuesish shkon në takimin për Praninë Besnike të ministrit Sofjan Jaupaj, reagimi i tij

“Pse nuk shfuqizoni ligjin?”- Një grup protestuesish shkon në takimin për Praninë Besnike të ministrit Sofjan Jaupaj, reagimi i tij

September 26, 2026
Ditë dimri, reshjet e para të dëborës zbardhin Bjeshkët e Tropojës!

Ditë dimri, reshjet e para të dëborës zbardhin Bjeshkët e Tropojës!

September 26, 2026
DETAJET/ SPAK operacion në Shkodër, “Muri i lartë” prangos Bledar Cafin, arrin të shpëtojë Indrit Dokle! Të dy akuzohen për trafik droge dhe grup të strukturuar (FOTO)

VIDEO/ Pamjet e operacionit të SPAK në Shkodër dhe Tiranë, momenti kur specialet e RENEA-s kapërcejnë ‘murin e lartë’ për të kapur Cafin e Doklen

September 26, 2026
Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe AI -

15 mijë $ për çdo ushtar amerikan, oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të

September 26, 2026
“Ndizet” dhe Komisioni i Kulturës! Mblidhen në fundjavë për të drejtën e autorit dhe flasin për çështjen “Hyseni”! Zhupa: Ka rënë shteti! Malaj ironizon: Kujtova se…

“Ndizet” dhe Komisioni i Kulturës! Mblidhen në fundjavë për të drejtën e autorit dhe flasin për çështjen “Hyseni”! Zhupa: Ka rënë shteti! Malaj ironizon: Kujtova se…

September 26, 2026
Shtëpia e Bardhë bllokon CNN të udhëtojë me Air Force One

Shtëpia e Bardhë bllokon CNN të udhëtojë me Air Force One

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com