• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Matematika e Këlliçit për 25 % vota më shumë nga aleatët, çmenduri! Vëzhgimi: Kryetarë partish pa ndjekës dhe zero komunikim

by E S
08/03/2025 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Janë faktor politikë, 26 parti, çdo parti aty ta garantoj është realitet, ka peshë politike. 24-28% i përkasin partive politike të vogla. Pra PD më 11 maj futet me te paktën 25% të votave më shumë”.

Me këtë “argument brilant”, të bërë në një emision televiziv 2 ditë më parë, Belind Këlliçi fantazon se koalicioni i Berishës, duke i shtuar vetes 25 parti, shumicës dërrmuese e të cilave as emrin nuk ia ka dëgjuar kush, hyn në zgjedhje me 25% avantazh, një matematikë që vetëm Këlliçi di si mund ta shpjegojë.

Përveç Partisë së Lirisë e cila në zgjedhjet e vitit 2021 mori 6.8% të votave asnjërës prej vargut me 24 parti të tjera nuk i dihet pesha elektorale. 13 prej tyre ishin në koalicion me PD-në para 4 viteve dhe askush s’e di se sa vota politike ka secili.

Në një kohë kur një pjesë e rëndësishme e komunikimit politik është thuajse transferuar online, një njësi matëse për popullaritetin e një politikani është edhe pëlqyeshmëria në platformat e rrjeteve sociale. Për këtë arsye, duke u munduar t’i gjejmë një shpjegim deklaratës së Belind Këlliçit, mund të bëjmë një vlerësim të ndjekshmërisë në Facebook të aleatëve të Sali Berishës.

Një pjesë e mirë e tyre nuk kanë absolutisht fare komunikim me ata që i quajnë elektorati i tyre,, si kryetari i Partisë Personat me Aftësi të Kufizuar Gjovalin Shqalshi i cili nuk ekziston në Facebook me faqe politike por vetëm me adresë shokësh. , ndërsa shumë prej tyre numrat i kanë qesharakë. Për shembull kryetari i Partisë Ora e Shqipërisë, Zef Shtjefni, ka vetëm 199 ndjekës, ndërsa e ndjekin jo me shumë distancë 2 të famshmit e parlamentit të ‘korporatës’, Selami Jenishehri i pensionistëve me 379 ndjekës dhe “kaçurreli” Kostaq Papa i Partisë Emigracioni Shqiptar me 400 ndjekës. Pas tyre vijnë edhe 6 parti të tjera, me kryetarët e të cilëve nuk i kalojnë 1000 mbështetës në Facebook, Mhill Gecaj (LDK) – 650 ndjekës, Ylber Valteri (PBDSH) – 651 ndjekës, Muharem Doda (PRV) – 788 ndjekës, Dhimitër Muslia (PKD) – 898 ndjekës, Rivelino Çuno (PEISH) – 975 ndjekës dhe ish deputeti Adriatik Alimadhi (PBK) – 1,000 ndjekës.

Pak mbi një mijë është Vasil Sterjovski i partisë së komunitetit maqedonas në Pustec me vetëm 1100 ndjekës, ndërsa pas tij ish deputeti i famshëm Kujtim Gjuzi me vetëm 1 200 ndjekës.

Me vetëm 2800 persona që e ndjekin në rrjetet sociale është edhe Vangjel Dule i PBDNJ-së së komunitetit grek, edhe pse deputet prej shumë legjislaturash dhe që pretendon se ka mbështetje të konsiderueshme. Me një numër më të madh ndjekësish, por gjithsesi shumë modeste vijojnë Gjet Ndoj I PAAK – 3,500 ndjekës, Shpëtim Axhani (PLL) – 2,400 ndjekës, Nikolin Staka (LDN) – 4,600 ndjekës, Sazan Guri (PAEE) – 4,900 ndjekës dhe në fund Arian Starova (BLD) e Artur Roshi (PBKD) me nga 6,400 ndjekës. Me një ndjekje të konsiderueshme mund të quhet vetëm Sali Shehu i Frymës së Re Demokratike me 23,000 ndjekës, por që partia e të cilit nuk shqyhet për ndonjë elektorat të rëndësishëm. Duhet nënvizuar gjithashtu që jo vetëm ndjekësit i kanë “në varfëri” ekstreme por edhe postimet i kanë shumë të rralla, përgjithësisht shëprndarje të ndonjë aktiviteti pa mesazh thelbësor.

Pra, nga një vrojtim i thjeshtë në Facebook i kryetarëve të 20 partive aleate të PD në këto zgjedhje shkon nën 62 000 pëlqime në Facebook, përveç politikanëve që kanë një peshë relative si Ilir Meta, Agron Duka, Fatmir Mediu, Nard Ndoka apo Shpëtim Idrizi. Pra 20 parti me një grusht njerëzish se si mund t’i bëjnë 25% të elektoratit shqiptare, e paprovuar në zgjedhjet e mëparshme, vetëm Belind Këlliçi mund ta shpjegojë deklaratën e tij.

Next Post
Nuk ka më leje për grumbullime e manifestime, shfuqizohet neni 262 i Kodit Penal

Avokati: Një përgjim i paligjshëm që diktoi vendimarrjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In