• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

MAT/ Shpërthim tritoli në derën e banesës së kreut të Bashkisë, Nezir Rizvani

by Java News
04/11/2017 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shpërthim tritoli ka tronditur qytetin e Burrelit vetëm pak minuta pas mesnatës në katin e katër të një pallati, ku banon kryetari i Bashkisë Mat, Nezir Rizvani.

Lënda plasëse është vendosur 2 metra larg derës së kreut të bashkisë së Matit dhe 160 centimetra larg banesës së një 55- vejçari me iniciale M.B. Policia bën me dije se lënda plasëse ka shpërthyer, por fatmirësisht nuk ka pasur njerëz në banesë dhe nuk janë shkaktuar dëme në njerëz.

Sasia e tritolit e cila dyshohet të ketë qenë 50- 100 gramë, është vendosur në sheshpushimin e pallatit pesë katësh në lagjen “Drita” të Burrelit. Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Nezir Rizvani për Report TV
I kontaktuar nga Report Tv, kreu i Bashkisë së Matit, Nezir Rizvani, ka deklaruar se nuk kishte dieni për ngjarjen.

“Unë kam qenë në banesë dhe asnjë nga familjarët e mi nuk ishin.Nuk kisha asnjë dijeni për ngjarjen. Për shpërthimin jam lajmëruar nga komshinjtë. Nuk kam pasur asnjë lloj konflikt me asnjë”,  është shprehur në një lidhje telefonike për Report TV kreu i Bashkisë Mat. Rizvani ka shtuar se edhe komshinjtë e tij janë njerëz punëtorë dhe nuk beson se ngjarja mund të ketë lidhje me ta.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 00.40, Policia e Komisariatit  Mat, ka marrë njoftim se në lagjen “Drita”, Burrel, në shesh pushimin e brendshëm të një pallati është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Menjëherë në vendngjarje  kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku nga verifikimet paraprake rezultoi se :

Në lagjen “Drita”, Burrel, në shesh pushimin e brendshëm  në katin e katërt të një pallati pesë katësh, midis dy hyrjeve, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

Lënda plasëse ishte vendosur në shesh pushim me një distancë 160 cm larg derës së banesës të shtetasit M.B, rreth 55 vjeç, dhe 2 metra larg derës së banesës të shtetasit N.R, 53 vjeç, Kryetar i Bashkisë Mat.

Në të dy banesat e shtetasve M.B, dhe N.R, nuk ka patur asnjë njeri në banesë.

Si pasojë e shpërthimit  janë dëmtuar pjesërisht dy dyert e banesave të shtetasve të lartëpërmendur.

Dyshohet se sasia e lëndës plasëse të ketë qenë rreth50 deri në 100 gramë.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, si dhe po punohet në mënyrë intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Next Post
SHBA/ Fëmijët e emigrantëve pa dokumenta do të gëzojnë të drejtën për t’u arsimua

SHBA/ Fëmijët e emigrantëve pa dokumenta do të gëzojnë të drejtën për t’u arsimua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

TOPI I ARTË/ Ja emrat e 30 finalistëve, Mesi e Ronaldo kërkojnë trofeun e gjashtë personal

Zbulohet vota e Shqipërisë për Topin e Artë, ja kush ishte zgjedhja e parë!

October 27, 2026
Makina përplas një grup njerëzish në Gjermani, plagosen disa persona! Autorët në arrati

Makina përplas një grup njerëzish në Gjermani, plagosen disa persona! Autorët në arrati

October 27, 2026
Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse, lënë pas vetëm Maqedoninë e Veriut!

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse, lënë pas vetëm Maqedoninë e Veriut!

October 27, 2026
Fuqitë kryesore të NATO-s në Evropë premtojnë një rol më të madh mbrojtës: SHBA-ja mbetet aleat i domosdoshëm

Fuqitë kryesore të NATO-s në Evropë premtojnë një rol më të madh mbrojtës: SHBA-ja mbetet aleat i domosdoshëm

October 27, 2026
Musk premton aksione të SpaceX për çdo fëmijë amerikan

Evropa kundër Muskt: 5 mënyra se si BE po përpiqet të nxjerrë jashtë loje Starlink-un

October 27, 2026
Departamenti i Drejtësisë ngre për herë të tretë akuza ndaj ish-drejtorit e FBI-së, James Comey

Departamenti i Drejtësisë ngre për herë të tretë akuza ndaj ish-drejtorit e FBI-së, James Comey

October 27, 2026
I ndërmjetësuar nga Melania Trump, hyn në fuqi armëpushimi në Oleshky e pushtuar nga Rusia

I ndërmjetësuar nga Melania Trump, hyn në fuqi armëpushimi në Oleshky e pushtuar nga Rusia

October 27, 2026
Aksident dramatik në Fier, makina përplas këmbësoren! Dërgohet me ambulancë në spital, ja si paraqitet gjendja e saj

Aksident dramatik në Fier, makina përplas këmbësoren! Dërgohet me ambulancë në spital, ja si paraqitet gjendja e saj

October 27, 2026
Rama përsërit ftesën për dialog me protestuesit, shtron sofrën e gurtë para Kryeministrisë! (VIDEO)

Rama përsërit ftesën për dialog me protestuesit, shtron sofrën e gurtë para Kryeministrisë! (VIDEO)

October 27, 2026
Neni 5 i NATO-s/ SHBA dhe Evropa mund të mbështesin garancitë e sigurisë për Ukrainën, pengesa e vetme është…

Lufta/ Pesë fuqitë evropiane të NATO-s bashkojnë forcat për Ukrainën, përgatitet paketa ushtarake për dimrin përballë Putinit

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In