• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

MASKA RA!

by Flogert Muça
09/06/2017 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça

Marrëveshja Rama-Basha duket se e ka bërë LSI-në dhe liderin e saj Ilir Meta (tashmë President i zgjedhur) të nxjerrë fytyrën e vërtetë. Meta kishte investuar shumë për të krijuar imazhin e politikanit që sheshonte mosmarrëveshjet, por kur Rama dhe Basha e zgjidhën vetë krizën ( ku Meta kishte kontribuuar jo pak që ajo të agravohej duke u bërë oksigjen i çadrës ), atij iu shemb para syve i gjithë mundi. Mundi që kish hequr për të ngritur imazhin e politikanit që zgjidh kriza, por edhe ai i kontributit që çadra të bëhej laku në fyt i Edi Ramës.

Mbrëmë kryetari i zgjedhur i shtetit, Ilir Metaj, kishte humbur busullat e tij të orientimit, qetësinë dhe dashurinë. Ai kishte dalë në natyrën e tij politikanit që grushton në parlament kundërshtarët politikë, vetëm me ndryshimin që sot është nja 60 kilogram më i dobët. Pa asnjë grimcë qetësie Meta mbrëmë ishte plot mllef, sepse po i ikën pushteti nga duart. I detyruar të thotë se LSI do të dalë forcë e parë, që militantët të mos demoralizohen më tej, Meta mbrëmë tregoi edhe njëherë se atij kur i cënohet pushteti dhe pjella e tij politike (LSI) e cila është instrumenti për të qëndruar përherë në pushtet, ai heq maskën e “dashnorit” dhe “Budës” dhe kthehet në një “kafshë” të egër politike.

Por çfarë humbi Meta nga marrëveshja Rama-Basha?

Siç e thashë edhe më lart, ai humbi imazhin e tij politik të ri që po mundohej të ngrinte, si politikan i qetësisë dhe dashurisë, konsesual e i marrëveshjeve. Pra, nga grushtat e përdorur nga ai në parlament në 2008-ën, po përpiqej të ndryshonte imazhin e tij politik, më çdo mjet. Marrëveshja Rama-Basha ja rrëzoi për 3 orë këtë punë të tijën 9 vjeçare. Kjo ishte humbja e parë e tij që e bëri atë të tregojë fytyrën reale mbrëmë.

Humbja e dytë e tij është fakti që u bë president i vendit. Nëse për cilindo, ky është një privilegj dhe nder i madh, për Metën është e kundërta. Edhe pse ai dhe e shoqja do jenë drejtuesit reale të LSI-së, sërish ai në rolin e presidentit nuk do flasë dot ashtu siç do donte. Nuk do vjellë vrer dot siç bëri mbrëmë. Si i pari i shtetit do i duhet të kafshojë gjuhën papushim dhe nuk do këte mundësinë që të jetë pjesë e tryezave që ka qenë gjthë jetën.

Por, ajo që atij duket se i dhemb më shumë në gjithë këtë histori është mosqënia më “King Maker”. Pra, me shumë gjasë, pas 25 qershorit, Meta dhe partia e tij pas 8 vjetësh në qeveri, do të dalin në opozitë. Ky në fakt është problemi më i madh i tij dhe i tyre. Sepse ai dhe ata e dinë se kanë ngritur një parti e cila nuk ka në themele asnjë parim apo ideal, veç “vend pune në administratë“.

Mosqenia në pushtet e LSI-së do të thotë që të gjithë ata, të aftë ose jo që janë sot në administratë, të kalojnë me partinë e madhe në pushtet. Për ta kjo nuk do të përbënte asnjë problem, sepse siç thamë, aty nuk ka vajtur askush pë parime apo ideale, por thjeshtë dhe vetëm për të marrë ndonjë vend pune e duke iu përgjëruar fisit që ta votojnë LSI-në që ai/ajo të qëndrojë në punë. Ky është një fakt që e di i madh e i vogël dhe që kushdo që përpiqet të thotë të kundërtën e di edhe vetë që po gënjen.

Por nga ana tjetër, Meta kur u zgjodh president trumbetoi fort shprehjen “Midis Pushtetit dhe Demokracisë, ne zgjedhim këtë të dytën”. Ateherë, pse nuk e ka dalë nga qeveria Rama sot, ose nga qeveria Berisha dje, kur ka patur aq shumë pakënaqësi sa ç’shprehej mbrëmë? Pse i ka braktisur Meta qytetarët? Pse nuk doli nga qeveria po ndenji derisa erdhën zgjedhjet e radhës? E bëripër të qëndruar në pushtet apo jo? E bëri për të mbajtur nën presion ata të punësuar që nëse si jepnin sërish votën, do i qëronte nga aty?

Sot Meta dhe LSI ka frikë pikërisht nga kjo, nga humbja e pushtetit. Për të dhe LSI-në nuk kanë asnjë rëndësi numrat, atij i mjafton që të ketë numra aq sa për të kushtëzuar qeverisjen e një shumice. Sot nuk i ka më. Me shumë mundësi nuk do t’i ketë as nesër. Duke ditur mirë këtë, Meta mbrëmë hoqi maskën në ballon e madhe politike dhe nxorri fytyrën e tij të vërtetë, që kur i cënohet pushteti i tij dhe humb fuqinë, përpëlitet duke u përpjekur të rrëzojë gjithçka ka përreth.

Next Post
19-vjeçarja rezulton prej dy ditësh e zhdukur, i vëllai bën denoncim në polici

Dhunojnë vjehrrin e motrës, pranga dy vëllezërve në Patos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

August 11, 2026
Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

August 11, 2026
Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

August 11, 2026
Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

August 11, 2026
Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

August 11, 2026
Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

August 11, 2026
UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

August 11, 2026
Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

August 11, 2026
Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

August 11, 2026
Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com