• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mashtruesi i kredive, sms partneres: Bëji flokët si kjo vajza që të shkojmë në bankë

by Java News
02/03/2016 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paulin Alia, i akuzuar për marrje kredish me anë të mashtrimit, ka përdorur në mënyrë të përsëritur kartat e identitetit të personave të ndryshëm, gjatëve periudhës 2013-2015.

Prokuroria ka kapur në celularin e tij foton e një karte krediti, të shtetases R.K. nga Korça, si dhe një sms që ai ia kishte dërguar partneres së tij, shkruan Panorama.

“Po të dërgoj kartën e identitetit të kësaj vajzës. Shikoje foton, shko në parukeri dhe bëj flokët të ngjashme me të. Mundohu që të dukesh si ajo që më pas të shkojmë te banka”. Kështu i shkruante Alia Elisabeta Elisabeta Imerraliajt, 25 vjeç, banuese në Tiranë. I riu i arrestuar për mashtrimin e disa bankave me anë të marrjes së kredive me dokumente false dyshohet se e ka përdorur partneren e tij në aktivitetin kriminal.

Në rastet kur karta e identitetit i përkiste një mashkulli, Alia paraqitej vetë në bankë me emrin e tjetrit dhe me dokumenta fals aplikonte për kredi.

Më 8 shkurt 2016, Prokuroria e Tiranës dhe specialistët e Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Tiranës, në kuadër të operacionit “Kredimarrësit Ekspres”, bënë arrestimin e shtetasve Paulin Aliaj, 25 vjeç, Edison Nuzi, 26 vjeç dhe Elisabeta Imerraliaj, të tre banues në Tiranë. Policia bëri me dije se arrestimi i këtyre shtetasve u bë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin po tentonin të tërhiqnin një kredi me dokumentacion të falsifikuar në një bankë të nivelit të dytë.

“Këta shtetas kanë arritur të marrin kredi në 5 filiale bankash të nivelit të dytë”, theksoi policia. Por njësia Task-Forcë Antikorrupsion në Prokurorinë e Tiranës më pas e zgjeroi hetimin.

Deri tani prokuroria ka dokumentuar implikimin e Paulin Aliajt në 15 raste të marrjes së kredive me dokumente të falsifikuara në emër të personave të tjerë. Skema është e thjeshtë, duke paraqitur dokumentin e identifikimit, që në shumicën e rasteve është i vjedhur,

Paulin Alia dhe bashkëpunëtorët e tij janë hequr si shtetas të tjerë para bankave dhe kanë marrë kreditë.

Më pas nuk kanë paguar asnjë këst, ndërsa bankat i kanë kërkuar paratë te persona që nuk ishin fare në dijeni të faktit se në emër të tyre ishin marrë kredi. Denoncimet në prokurori po mbërrijnë nga bankat e nivelit të dytë dhe nga qytetarët, emrat e të cilëve janë përdorur me qëllim tërheqjen e kredive. Në të gjitha rastet e dokumenteve që ka paraqitur në banka, Paulin Alia ka përdorur të gjitha dokumentet false me përjashtim të dokumenteve të identitetit.

Panorama

Next Post

Një supermodele australiane si Emily Sears (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“LaCivita me pagesë, pa para s’vinte kurrë”, Gary Kokalari: 1 miliardë dollarë korrupsion i Berishës, pse s’vepron SPAK!

Gary Kokalari i shkruan ambsadorit Wendt! Kriza e Shqipërisë: Nevoja për udhëheqje dhe llogaridhënie të SHBA-së!

October 26, 2026
Zgjedhjet në Brazil, Lula triumfon për herë të katërt, aleati i Trump nuk e pranon rezultatin!

Zgjedhjet në Brazil, Lula triumfon për herë të katërt, aleati i Trump nuk e pranon rezultatin!

October 26, 2026
I majti i fundit tradicional nuk bie nga froni, Lula fiton garën në Brazil

I majti i fundit tradicional nuk bie nga froni, Lula fiton garën në Brazil

October 26, 2026
Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In