• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mashtrimi 18 miliardë lekë me TVSH, lirohen 9 nga 12 të arrestuarit

by Java News
18/01/2019 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata ka liruar 9 nga 12 të arrestuarit për mashtrimin me skemën e TVSH, të cilët akuzohen për evazion fiskal me vlerë 18 miliardë lekë në dëm të shtetit.

Në lidhje me këtë skemë mashtrimi janë ende në kërkim 12 persona të tjerë.

Një ditë më parë Prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin penal 10 153 të vitit 2018 për veprën penale të krijimit të skemave mashtruese me qëllim kreditimin e tvsh. Ajo theksoi se do të vijojë hetimet për identifikimin e saktë dhe të plotë të subjekteve përfituese nga kjo skemë mashtruese.

“25 personat figurojnë administratorë të subjekteve të dyshuara fiktive që kanë lëshuar fatura të falsifikuara për subjekte të treta me një dëm për buxhetin e shtetit me vlerë 18 miliardë lekë. Janë ekzekutuar 13 urdher ndalime duke shpallur në kërkim 12 persona të tjerë. Hetimet do të vijojnë ne identifikimin e saktë e të plotë të subjekteve përfitues të skemës

Dosja

“Nga të dhënat e sipërcituara rezulton se shoqëritë objekt hetimi kanë kryer shitje në total vlerën 4.265.939.484 lekë, me TVSH në vlerën totale 710.989.914. Sa më sipër nga analizimi dhe studimi i të dhënave shoqëri objekti hetimi kanë funksionuar si satelit (ndërmjetëse_ duke u përdorur nga shoqëri importuese që operojnë në fushën e artikujve ushqimor për të shkarkuar vlerën totale 4.265.939.484 lekë, e cila më pas nga këto subjekte është bërë e mundur që kjo vlerë të injektohet në mënyrë indirekte në shoqëri tregter që operojnë në fushën e ndërtimit, këto të fundit me kontabilizimin e kësaj vlerë kanë ulur pagesën e TVSH mujore, si edhe duke rritur fiktivisht shpenzimet vjetore duke ulur në këtë mënyrë normën e TF” shkruhet në dosjen e prokurorisë. 

Ne listpagese vetem administratori- Subjektet tregtare rezultojnë nga dokumentet e gjetura në organet tatimore se kanë deklaruar vlera të konsiderueshme në shitje dhe në blerje. Shitjet janë të gjitha të kryera në subjektet që operojnë në fushën e ndërtimit dhe blerjet të gjitha nga subjektet importuese të artikujve ushqimorë.  Nga ana tjetër nuk kanë kapacitete në burime njerëzore për të ushtruar aktivitetin në vlera të larta. Për një periudhë të gjatë kohore këta subjekte kanë pasur të punësuar në listpagesën e tyre vetëm administratorin e shoqërisë.

Subjektet tregtare

Sula & Leo me administrator B.O

Bruna-al me administrator L. O

Jonufri me administrator M. B

Sim B2 me administrator G. D

UFI02 me administrator K. M

Ori me administrator K.Rr

Lumi 6 me administrator L.M

AA- 117 me administrator D.F

RSI&T group me administrator L. J

Al Ber Co&Co me administrator E.Ç

Ri- Gre 96 me administrator B.M

Ez&La me administrator E.F

Nada 2005 me administrator D. R

Kristi Al Construksion me administrator A.R

Caci me administrator A.C

Uesli me administrator D.C

Frogy 03 me administrator V.Sh

Leli 17 me administrator E.Sh

O&B me administrator G.D

Sipas prokurorise janë në objekt hetimi 20 shoqëri dhe 30 persona që kanë kryer blerjet fiktive.  Gjithashtu prokuroria dyshon se mund te kete dy apo më shumë studio kontabël që bëjnë rakordimet e faturave dhe deklarimin e tyre në sistemin tatimor.

“Nga analiza e të gjithë fakteve dhe provave të grumbulluara nga ana jonë, kemi dyshimin e arsyeshëm se nga ana e këtyre subjekteve është ngritur një skemë mashtrimi me qëllim shmangien e pagesës së TVSH-së, duke kryer blerje në mënyrë fiktive për të u ngarkuar me gjendje TVSH dhe më pas këtë gjendje TVSH ta përdorin duke kryer shitje në mënyrë fiktive të subjekteve të treta, këto të fundit me këto blerje ulin fashën e pagesës mujore të TVSH-së, is edhe ulin normën e TF, duke rritur fiktivisht shpenzimet vjetore” thuhet në dosjen e prokurorisë

Hetimet e para u bene nga drejtoria e Hetimit Tatimor të Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë.

a.cupaj

Next Post
‘Digjet’ Australia, i nxehti thyen rekord, 35.9 gradë në mesnatë

'Digjet' Australia, i nxehti thyen rekord, 35.9 gradë në mesnatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me pistoletë dhe jelek antiplumb, arrestohet në Vorë 41-vjeçari: Ja për çfarë dyshon policia

Me pistoletë dhe jelek antiplumb, arrestohet në Vorë 41-vjeçari: Ja për çfarë dyshon policia

October 30, 2026
Valë dhune në kufirin me Venezuelën, presidenti kolumbian dërgon ushtrinë në qytetin e Cucutës

Valë dhune në kufirin me Venezuelën, presidenti kolumbian dërgon ushtrinë në qytetin e Cucutës

October 30, 2026
“Shmangni provokimet ndaj Rusisë!”, zbulohet mesazhi i zyrtarëve të Pentagonit për disa shtete të NATO-s

“Shmangni provokimet ndaj Rusisë!”, zbulohet mesazhi i zyrtarëve të Pentagonit për disa shtete të NATO-s

October 30, 2026
“Çmim i arsyeshëm”, brenda tregtisë së paligjshme të foshnjave në Iran

“Çmim i arsyeshëm”, brenda tregtisë së paligjshme të foshnjave në Iran

October 30, 2026
Amerika bind Ukrainën, Zelensky pezullon sulmet ndaj rafinerive ruse me kërkesë të Trump

Amerika bind Ukrainën, Zelensky pezullon sulmet ndaj rafinerive ruse me kërkesë të Trump

October 30, 2026
Rrjeti sekret i Iranit që sfidon SHBA-të, zbulohet skema për furnizimin e ushtrisë dhe raketave

Rrjeti sekret i Iranit që sfidon SHBA-të, zbulohet skema për furnizimin e ushtrisë dhe raketave

October 30, 2026
Ministri i Jashtëm rus mbërrin në Atlanta për takimin e G20-ës, Moska kërkon heqjen e sanksioneve

Ministri i Jashtëm rus mbërrin në Atlanta për takimin e G20-ës, Moska kërkon heqjen e sanksioneve

October 30, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

“Veliaj në të njëjtin korridor me një person që përshëndeti arrestimin e tij” / Avokati Ndreca ngre alarmin: I rrezikohet jeta!

October 30, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

October 30, 2026
Kaos në kufirin mes Meksikës dhe SHBA-së pas arrestimit të një drejtuesi të lartë të kartelit të drogës (VIDEO)

Kaos në kufirin mes Meksikës dhe SHBA-së pas arrestimit të një drejtuesi të lartë të kartelit të drogës (VIDEO)

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In