• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mashtrimet online nëpërmjet dërgesave me postë, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq nigerianin e pandehur! Ja si u zbulua në Itali dhe kurthi (DOSJA)

by A. Q
07/08/2026 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës njoftoi sot (7 gusht) se ka përfunduar hetimet dhe dërgoi për gjykim shtetasin nigerian të pandehur, me inicialet L.O., i akuzuar për veprën penale “mashtrim kompjuterik”.

Denoncimi ka ardhur nga punonjësja e një kompanie Call-Center në kryeqytet, e cila ka dëshmuar se një person e kishte kontaktuar në rrjetet sociale dhe që hiqej si shtetas italian, pavarësisht se nuk e dinte atë gjuhë.

Pas komunikimeve fillimisht në Instagram dhe më pas në WhatsApp, personi i kërkoi viktimës të kryente një pagesë, me pretendimin se duhej të merrte një pako surprizë, por nuk mund ta paguante vetë.

Më vonë, përmes mashtrimit, ai i kërkoi të dhënat bankare të pagesës dhe e orientoi drejt një llogarie ku u krye një transfertë me vlerë të konsiderueshme. Pavarësisht pagesës, pakoja nuk mbërriti kurrë, ndërsa kërkesat për para të tjera vazhduan.

Pas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Tiranës dhe bashkëpunimit me autoritetet italiane përmes letër-porosive, u identifikua si posedues i një llogarie PostePay Evolution shtetasi nigerian L.O., me banim në Itali.

Ai tashmë do të përballet me drejtësinë për akuzën e “mashtrimit kompjuterik” dhe hetimet janë kryer në mungesë.

Dosja dhe njoftimi i Prokurorisë:

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin nigerian L.O., për veprën penale të ‘Mashtrimit Kompjuterik’ parashikuar nga nenet 143/b/1 të Kodit Penal.

Hetimet mbi procedimin penal nr.2103 të vitit 2022, nisën pas kallëzimit të bërë nga shtetasja M.E., operatore në një ‘Call Center’ që merret me shitjen e energjisë elektrike dhe gazit.

Në rrjetin e saj social i shkruante vazhdimisht një person me të cilin nisi të komunikojë. Ky shtetas, hiqej si me kombësi italiane edhe pse nuk dinte të komunikonte në italisht. Pas disa bisedave në Instagram dhe më pas në WhatsApp, asaj iu kërkua të bëhej një pagesë, me pretendimin se ai shtetas nuk e bënte dot, në mënyrë që të merrte një pako surprizë.

Kjo shtetase denoncoi se më rrjetin e saj social i shkruante vazhdimisht një person me të cilin nisi të komunikojë. Ky shtetas, hiqej si me kombësi italiane edhe pse nuk dinte të komunikonte në italisht. Pas disa bisedave në Instagram dhe më pas në WhatsApp, asaj iu kërkua të bënte një pagesë për të marrë një pako surprizë me pretendimin se ai shtetas nuk e bënte dot.

Më vonë për t’i marrë informacionet bankare kallëzueses iu kërkua qe pagesa të bëhej me të dhënat bankare të marrësit, duke paguar një shumë të madhe parash. Por edhe pse pako nuk i erdhi asaj iu kërkuan sërish para me premtimin se do ta merrte.

Pas kryerjes së gjithë veprimeve procedurale dhe hetimeve të kryera nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, si dhe mbërritjes së Letër Pororsisë nga ana e autoriteteve italiane, u arrit te identifikohej si posedues i PostePay Evolution shtetasi nigerian me banim në Itali, L.O, lindur në Nigeri i cili dërgohet në gjyq për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik” parashikuar nga nenet 143/b /1 të Kodit Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, duke marrë shkas se raste të tilla janë të përsëritura e gjithnjë e më tepër shtetas po bëhen pre e mashtrimeve të tilla online, u bën thirrje sërish të gjithë shtetasve të mos japin të dhënat personale apo llogaritë bankare, në mënyrë që të mos bëhen pre e sulmeve dhe mesazheve të rreme kompjuterike me qëllim vjedhjen e kredencialeve në komunikimet online dhe vlerave monetare të tyre”.

Next Post
Deklarata e Ramës për çështjen e detit, media greke: Burimet diplomatike raportojnë për probleme teknike

Rama për “Financial Times”: Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Varrosje për së gjalli”- Katër ish-liderët e UÇK u dënuan me 81 vite burg, Rama nga Miçigani: Populli i Kosovës s’e gjen veten në atë vendim

“Varrosje për së gjalli”- Katër ish-liderët e UÇK u dënuan me 81 vite burg, Rama nga Miçigani: Populli i Kosovës s’e gjen veten në atë vendim

September 21, 2026
Manjani: PD sheh vetëm shqiptarë të korruptuar dhe mafiozë! Shpresa tani mbetet te Rama, ndryshe…

Loja ngriva-shkriva me policinë…

September 21, 2026
Përdori bashkëshortin e saj për favore personale, gruaja e kryeministrit të Spanjës përballet me gjyqin, rrezikon deri 13 vite burg

Përdori bashkëshortin e saj për favore personale, gruaja e kryeministrit të Spanjës përballet me gjyqin, rrezikon deri 13 vite burg

September 21, 2026
Klodjan Skënderaj zgjidhet kreu i ri i Dhomës së Avokatisë Tiranë

Avokatët thërrasin mbledhje urgjente, Këshilli i Përgjithshëm mblidhet sërish pas dy ditësh për bojkotin, gjobat dhe rregulloren e GJKKO-së!

September 21, 2026
Kombëtarja e pafat, tjetër dëmtim në radhët e kuqezinjve, ikën dhe Pajaziti, thirret Qefalia!

Kombëtarja e pafat, tjetër dëmtim në radhët e kuqezinjve, ikën dhe Pajaziti, thirret Qefalia!

September 21, 2026
Varreza masive në Kosovë, gjenden eshtrat trupore të tre personave të tjerë në Zubin Potok!

Identifikohen tre nga trupat e gjetur në Zubin Potok, familjarët e Idriz Recaj bëjnë publik lajmin!

September 21, 2026
FOTO/ Zjarr në një pallat në Korçë, evakuohen banorët, nuk ka të lënduar!

FOTO/ Zjarr në një pallat në Korçë, evakuohen banorët, nuk ka të lënduar!

September 21, 2026
Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

Analiza e CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile

September 21, 2026
Vrasja në Roskovec dhe misteri i parave, letra e motrës së Nertil Buzit: Ish e fejuara i mori paratë, i premtoi se do t’ia kthente por…!

Vrasja në Roskovec dhe misteri i parave, letra e motrës së Nertil Buzit: Ish e fejuara i mori paratë, i premtoi se do t’ia kthente por…!

September 21, 2026
Ndeshjet e Kosovës në Ligën e Kombeve, tekniku Foda: Do të japim maksimumin në këto katër ndeshje!

Ndeshjet e Kosovës në Ligën e Kombeve, tekniku Foda: Do të japim maksimumin në këto katër ndeshje!

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com