• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Masat shtrënguese sollën rënie të rasteve’/ Rakacolli për COVID-in e ri: Ruhuni nga njerëzit që vijnë nga Britania

by Java News
22/12/2020 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka deklaruar në ABC se jemi ende shumë larg imunitetit të tufës, por megjithatë theksoi se masat shtrënguese të vendosura disa javë më parë po japin efektet e para.

“Jemi akoma larg imunitetit të tufës. Një javë është pak për të thënë që do të vazhdojë kështu por mendohet se është efikasiteti i masave që i morën tre katër javë përpara. Dihet që efekti i masave nuk duket menjëherë”, u shpreh Rakacolli.

Ajo deklaroi se numri i testimeve nuk është ulur por sipas saj duke qenë se kemi më pak raste, ulen edhe të dyshuarit për COVID që kanë nevojë t’i nënshtrohen testit.

“Kjo tendencë, ka të bëjë jo vetëm me uljen e numrit të rasteve por edhe uljen e shtrimeve në spitale, rënie pozitiviteti. Nuk është shumë e lartë. Rastet janë raste të rënda. Njerëzit shkojnë në spital në gjendje të rënduar edhe pse kemi thënë që shërbimi në spital është shumë e mirë. Numri i testimeve nuk është ulur sepse kemi rritur testimet e shpejta. Ato jepen më vete“, tha ajo.

Rakacolli u shpreh se Shqipëria ka marrë masat e para. Rakacolli kërkoi që qytetarët të ruhen nga njerëzit që vijnë nga Britania. Por a ka mundësi që varianti i ri i virusit të ketë ardhur në Shqipëri? Zv/ ministrja tha se është ende herët për të folur për këtë.

“Në pjesën jugore të Anglisë qarkullon një virus më infektues se virusi i mëparshëm. Raste të tilla thuhet se mund të ketë edhe në Holandë dhe Danimarkë, dhe është gjetur një rast i vetëm në Australi. Lëvizja e njerëzve e transmeton dhe në kohë festash ka më shumë lëvizje, kjo është arsyeja që shumë vende përfshirë edhe Shqipërinë ndaluan, të thuash ka ardhur në Shqipëri apo jo është shumë herët.

Duhet parë si do të shkojë trendi, nëse do të ketë rritje duhet të bëhen sekuencat. Ne kemi laboratorin e referencës që ndodhet në Londër, për ta çuar atje, dhe në Berlin, nëse do të kemi dyshime, patjetër që do ta bëjmë. Por kjo nga ana praktike e të sjellurit, duhet të ruhemi nga udhëtarë që vijnë nga Britania. Nuk e dimë nëse ka mbërritur në Itali, shpesh flitet shumë, edhe në mënyrë të papërgjegjshme. Krahas ndërprerjes së fluturimeve në Angli kemi vendosur karantinimin për ata që që vijnë në kufirin shqiptar, por që si pikënisje kanë pasur Britaninë e Madhe”, tha ajo.

g.kosovari

Next Post
Pas Britanisë, vendi i dytë që miraton përdorimin emergjent të vaksinës Pfizer bëhet Bahreini

'Vaksina anti-COVID s'është e detyruar, do të jetë falas'/ Rakacolli: Ja kur do vijë në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Pushka e jevgut dhe arixhofkat e Fan Nolit

April 2, 2026
KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

April 2, 2026
Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

April 2, 2026
Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

April 2, 2026
Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca plenare

Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca plenare

April 2, 2026
Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

April 2, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 3 Prill 2026

April 2, 2026
Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

April 2, 2026
Fushata elektorale/ Çupi del me parashikimin për zgjedhjet e 14 majit: Ja çfarë do të ndodhë të dielën

2 Prill, si mbetën të kënaqur vrasësit dhe të vrarët!?

April 2, 2026
Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In