• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Masakra në Lushnjë/ Profilet e personave që dyshohet se kanë kryer krimin dhe dosja e tyre penale

by Java News
13/10/2017 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Lushnjë, Laert Haxhiu, 25 vjeç dhe Orges Bilbili, 27 vjeç, janë emra të njohur për Policinë, pasi rezultojnë se kanë precedentë penalë, përfshirë vrasjet, plagosjet, vjedhjet, trafikun e drogës etj. Sipas të dhënave zyrtare që tashmë rezultojnë në dosjet e Prokurorisë e Gjyqësorit, Laert Haxhiu është autor i vrasjes së shokut të Aldo Bares, Gerti Lala, 29 vjeç.

Ngjarja ku i riu që njihej me nofkën “Iriqi” mbeti i vrarë, ndodhi më 8 korrik të vitit 2010. Viktima njihej si pjesë- marrës në bandën e Aldo Bares. Për këtë krim, Laert Haxhiu u dënua me 32 vjet burg, por me vendim të Gjykatës së Apelit ai u lirua pas tri vitesh. Lirimi i tij u argumentua me mungesën e provave.
laerti
TRAFIKU I DROGES
Ai doli nga burgu në fund të 2014-s, ndërsa u arrestua sërish në qershor të vitit 2015 në Durrës, për trafik heroine gjatë operacionit të koduar “Smart”, ku u sekuestrua një sasi prej 1.2 kg heroinë. Gjatë operacionit për arrestimin e tij, Laert Haxhiu tentoi të arratisej me këmbë dhe u hodh nga një mur i lartë 4 metra, ku theu këmbën. Në momentin e prangosjes, ai i tha Policisë se u largua pasi mendoi se ishin njerëzit e Aldo Bares që e ndiqnin dhe u frikësua.

Në fund, Gjykata e Durrësit e dënoi Haxhiun për moskallëzim krimi, duke dhënë 17 muaj burgim për të, pavarësisht se Prokuroria e Durrësit kërkoi dënimin e tij me 8 vite burg si i përfshirë në trafik droge. “Gjykata, në bazë të neneve 379 e vijues të K. Pr. Penale, vendosi: 1- Të deklarojë fajtor të pandehurin Laert Haxhiu, për veprën penale “moskallëzim krimi”, dhe në bazë të N.300/1 të K. Penal e dënon me 26 (njëzetë e gjashtë) muaj burgim.
orges-bulbili

Në aplikim të N. 406 të K. Pr. Penale, i ulet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Laert Haxhiu me 17(shtatëmbëdhjetë) muaj e 10 (dhjetë) ditë burgim.

Vuajtja e dënimit të pandehurit Laert Haxhiu i fillon nga dita e arrestimit, datë 10.6.2015″, thuhet në vendimin e dhënë më 19 maj të vitit 2016 nga Gjykata e Durrësit. Sipas Gjykatës, lidhur me ngjarjen, Haxhiu deklaroi se ditën e ngjarjes është nisur rreth orës 12:00 – 12:30 nga shtëpia e tij në Lushnjë, me makinën e të fejuarës së tij dhe me mikun e tij të quajtur Saimir Taullau.

Me shtetasin Saimir Taullau njihet pasi e ka mik shtëpie, por nuk ka dijeni se ai merret me trafik apo me shitje të lëndëve narkotike. Haxhiu kishte edhe një linjë autobusësh me Greqinë dhe dyshohet se e ka përdorur edhe për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

HAKMARRJET MES BANDAVE
Haxhiu rezulton se është shoku i ngushtë i Saimir Taullaut. Në vitin 2005, vëllai i Saimir Taullaut, Baki Taullau, është ekzekutuar me armë zjarri. Familja Taullau njihet për konfliktin e hapur me bandën e Aldo Bares, ku këta të fundit, sipas dëshmive të dhëna në gjykatë, i kanë vënë gjoba. Familja Taullau ka akuzuar bandën e Lushnjës për vrasjen e Baki Taullaut në vitin 2005. Babai i Xhulios, Ramadan Shkurti, u ekzekutua në vitin 1997 nga Artur Daja dhe bashkëpunëtorët e tij.

I DYSHUARI ORGES BILBILI
Ndërkaq, autori tjetër i dyshuar për vrasjen e dy ditëve më parë në Lushnjë, Orges Bilbili, rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike.

Ai rezulton person i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i pilotit italian, Giorgio Riformato, avioni i të cilit ngeci në bregdetin e Divjakës, teksa po përgatitej për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria për në Itali.

Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin e një viti më parë, ku u plagosën dy miqtë e viktimave të dy netëve më parë, Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili. Bashkë me dy të plagosurit ka qenë edhe Zamir Latifi, i cili asokohe nuk pësoi plagë.

VENDIMI PER LAERT HAXHIU/Per Mosbindja ndaj Urdhërit të Punonjësit të Policisë së Rendit Publik
GenerateAndDownloadCaseInformationReport

VENDIMI PER LAERT HAXHIU, KLAUDIO ZENELI, OLGEST BILBILI/ Per vjedhje
GenerateAndDownloadCaseInformationReport (1)

VENDIMI PER LAERT HAXHIU/ Per vjedhje
GenerateAndDownloadCaseInformationReport (2)

VENDIMI PER LAERT HAXHIU, ORGEST BILBILI/ Per Vrasja me Paramendim
GenerateAndDownloadCaseInformationReport (3)/panorama

ma.me

Next Post
Dritan Prifti përcillet për në banesën e fundit, të pranishëm Ruçi e Angjeli

Dritan Prifti përcillet për në banesën e fundit, të pranishëm Ruçi e Angjeli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

April 7, 2026
Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

April 7, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama ‘rrëzon’ akuzat e PD: Negociatat s’janë shëtitje në lëndinë, por proces testimesh. Jemi sipas agjendës!

April 7, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Të përgjysmohen taksat mbi naftën. Rama mashtroi pensionistët për bonuset

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026

Ëndrra 32-përqindëshe për një parti të re…

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

BALFIN: Karriera e Gen-Z meriton një hartë më të madhe

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

April 7, 2026
Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Dallëndyshe Bici në SPAK, për çfarë u thirr ish-drejtoresha e IKMT-së

April 7, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Spiunazh dhe koordinata! Rusia dhe Irani kanë bashkëpunuar ngushtë gjatë luftës

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In