• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Masakra e trefishtë e Fushë-Krujës dhe vrasja e Bejtjes, zbulohen detaje të reja nga dosja hetimore

by A R
19/06/2025 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm një javë pas vrasjes së trefishtë në Fushë-Krujë, qyteti i Milotit u trondit nga një tjetër ngjarje e rëndë kriminale, në qendër të së cilës u vu sërish Ylli Brahimi.

Më 22 korrik 2022, në mbrëmje, Brahimi udhëtonte në një makinë të blinduar, shoqëruar nga miku i tij 28-vjeçar, Klisman Preçi. Ai ra në pritë, ku u godit me breshëri automatike blind-shpuese. Në këtë sulm, Klisman Preci humbi jetën në vend, ndërsa Brahimi, objektiv i atentatit u plagos.

Pas ngjarjes, në fshatin Gramëz të Krujës u gjet i djegur një automjet që dyshohet se u përdor nga autorët. Në automjet u gjetën dy armë të cilat u përdorën në këtë ngjarje.

Asokohe policia ushtroi kontrolle në banesën e Sidorel Prendit, por ai nuk u gjet në banesë. Si person me dijeni për ngjarjen, u mor në pyetje babai i tij, Gjovalin Prendi.

“Në rastin konkret, ju e thatë me të drejtë që mund të kenë ndodhur disa ngjarje në të kaluar, por nuk ka pasur asnjë kallëzim, për asnjërën prej tyre. Asnjëri prej personave nuk është marrë i pandehur që ndoshta media i dyshon se mund të kenë ndodhur. Dhe në këtë sens përballemi me viktimën e radhës pa pasur një procedim ndaj personit të dyshuar’- u shpreh Ermal Hamataj, avokat.

“Policia dhe prokurororia kanë role të ndara , por edhe role koplomentare. Rolet e ndara janë përkatësisht që policia merret me zbardhjen me ndjekjen e rastit, me sigurimin e provave, por ndërkohë është prokuroria ajo që krijon strategjinë e ndjekjes penale dhe të asaj që do bëhet për të zbuluar këtë ngjarje”- u shpreh avokatja Dea Toçi.

Pas kontrollit të radhës në shtëpinë e Sidorelit, babai i tij deklaroi aso kohe se djali i tij nuk kishte pasur konflikte të hapura me Ylli Brahimin. Ai tha se Sidoreli ndodhej jashtë shtetit prej kohësh, duke theksuar se nuk kishte pasur kontakte prej kohësh me të birin. Ai kishte theksuar se nusja e parë e Sidorelit, Antigona Brahimi, ishte kushërira e Ylli Brahimit.

Autorët e atentatit të radhës ndaj Brahimit nuk u identifikuan asnjëherë, duke e lënë ngjarjen të pazbardhur. Sidorel Prendi, i njohur si “Rohan Brahimi,” nuk është akuzuar konkretisht për asnjë nga këto ngjarje kriminale. Emri i tij përmendet në informacionet operative, por mungesa e provave e mbajtën jashtë ndjekjes penale. E vetmja lidhje e mundshme është me vrasjen e Gentjan Bejtjes në Fushë Krujë, ku është arrestuar kunati i tij.

“Sidorel Prendi në atë periudhë rezulton se nuk ka qenë në Shqipëri, mund të ketë qenë një nga personat që ka qenë i interesuar apo që e ka organizuar për eliminimin e tij, ka pasur interes për ekzekutimin e Gentjan Bejtjas, por nuk ka qenë në Shqipëri dhe mund të ketë angazhuar persona të tjerë”- u shpreh Alban Qafa, avokat.

Sipas të dhënave, ka dyshime se ai ishte një nga personat i cili ka organizuar atentatin e Bejtjes, një emër i njohur i botës së krimit, i njohur për përplasjen me Durim Bamin, dhe si njeri i afërt me Ervis Martinajn.

Gentjan Bejtja u ekzekutua brenda oborrit të banesës së tij, në sy të gruas dhe dy djemve të mitur. Pasi i janë afruar Gentjan Bejtjes autorët hapën zjarr drejt tij, duke e qëlluar pa pushin, e duke derdhur drejt tij të paktën tre karikator kallashnikovi.

“Gentjan Bejtja është folur edhe është sqaruar si ka ndodhur konflikti, me grupin po të Niklës, pasi u bë me grupin e Lezhës, të Arben Ndokës, pasi dyshohej se ishte informatori tyre që e kishin kundërshtar grupin e Durim Bamit.” u shpreh Alban Qafa, avokat.

“Kemi parë në disa dosje të Prokurorisë së Posaçme prandaj them që hetimi në Shqipëri dhe sidomos në çështje kaq sensitive sa krimi i organizuar dhe vrasjeve që vijnë si pasojë e tij, kanë nevojë për një qasje tjetër hetimore, të cilën duhet ta bëjë prokuroria e posaçme, fakti është që nuk e ka bërë dhe duhet të shkojë drejt porositësve, kush ishin të interesuarit e tjerë për të eliminuar Gentjan Bejtjan”-u shpreh Xhevahir Zhabina, gazetar.

Ekspertët në vendngjarje konstatuan se në oborr u gjetën të shpërndara 72 gëzhoja armësh automatike, ndërsa në trupin e viktimës u identifikuan 30 predha, që dëshmojnë për intensitetin dhe brutalitetin e sulmit. Pas ngjarjes, mjeti i autorëve largohet me shpejtësi drejt Fushë Krujës e më pas fshatit Hasan ku u gjet i djegur.

“Automjetet digjen për mos lënë gjurmë, sepse në ato makina kanë lënë gjurmë gishtash, kanë lënë ADN, mund të lënë bishta cigaresh, fije floku, pështym, apo një pik djerse. Digjen për të humbur gjurmët” u shpreh Alban Qafa, gazetar.

“Mund të vijë një ditë që mund të bashkëpunojnë të gjitha strukturat nga policia prokuroria dhe më pas gjykata që të minimizohet se nuk po them do asgjësohet komplet por të minimizohet pikërisht roli dhe përfshirja e tyre në krime të tilla, që besoj se janë faktor që sjellin krim pas krimi më pas”- u shpreh Dea Toçi, avokate.

Pas krimit, autorët e dyshuar u larguan me një Volkswagen pa targë në pjesën e pasme, i cili u identifikua më vonë me targën AB960GG teksa ndoqi itinerarin Thumanë-Fushë Krujë-Tiranë-Durrës.
Pas këqyrjes së dhjetëra kamera sigurie hetuesit kanë identifikuar personat që kanë përdorur këtë mjet dhe që dyshohet se kanë ndihmuar autorët për ti larguar pas atentatit. Në pranga kanë përfunduar Edison Haxhiu i akuzuar për “sigurim kushtesh për të kryer vrasje, dhe Ilir Beqiraj, i akuzuar për mbajtje pa leje të armëve” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Nga kamerat e sigurisë u verifikua lëvizja e këtij automjeti në disa zona kryesore, përfshirë komplekset rezidenciale luksoze në zonën e Lundrës në Tiranë, më konkretisht në banesën e Beqirajt dhe motrës së tij, bashkëshortes së Rohan Brahimit.

Në datë 15.03.2024, në orën 10:36 (nuk mund të përcaktohet nëse ora në pajisjen regjistruese është e njëjtë ose jo me orën lokale) automjeti i markës Volkswagen Golf me targa AB960GG futet në ambientet e kompleksit rezidencial “White House”, në Lundër, Tiranë, ku ndodhet vila/banesa e shtetases Antigona Sadik Brahimi (motra e shtetasit Ilir Sadik Beqaraj) dhe pasi kthehet del sërish nga ambientet e këtij kompleksi rezidencial. Ndërsa, në orën 09:39 ky automjet shfaqet në lëvizje duke dalë nga kompleksi rezidencial “Long Hill”, ku ndodhet edhe vila/banesa në pronësi të shtetasit Ilir Beqaraj.

“Neglizhenca që ndodh në marrjet e kallëzime sa i përket makinave të vjedhura apo targave, bën atë që nga ana tjetër grupet kriminale të kenë krijuar këtë sfond, ta kenë krijuar këtë praktikë, dhe tashmë është bërë e udhës, një makinë e vjedhur në një qytet, një ngjarje e ndodhur në një qytet tjetër një makinë gjendet e djegur pas një dite apo pas dy ditësh dhe autori nuk gjendet” u shpreh avokati, Ermal Hamataj.

“Makina, ka hyrje dalje në banesat e njerëzve të tij të afërt, familjarë të tij, sigurisht që të çon drejt idesë që ai mund të jetë një nga organizatorët. Unë mendoj që këtu çedon edhe puna e Prokurorisë dhe Policisë Shqiptare, pasi të gjitha indiciet të çojnë drejt Sidorel Prendit, por a është Sidorel Prendi personazhi i vetëm i interesuar që Gentjan Bejtja të eliminohej, kam përshtypjen që jo” u shpreh gazetari Xhevahir Zhabina.

4 ditë pas ngjarjes, Edison Haxhiu u kap duke larë veturën me të cilën dyshohet se u larguan autorët e krimit në një lavazh në zonën e Lundrës.

Në vijim të hetimeve, për vrasjen e Bejtjas, autoritetet kryen kontrolle të shumta në banesat e disa personave të dyshuar apo të lidhur me ngjarjen. Kontroll u ushtrua në banesat e shtetasve Marklen Haka, Fatmir Koci, Valter Bami, Vat Caka, Albert Sinanaj, Shefqet Kullaj, Gazmir Saka dhe Fatmir Bami.

Next Post
Çfarë ndodh nëse goditen depozitat e uraniumit në Iran? A ekziston rreziku i një “bombë atomike”?

Çfarë ndodh nëse goditen depozitat e uraniumit në Iran? A ekziston rreziku i një “bombë atomike”?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafikuan mbi 1 ton kokainë dhe 1.5 ton hashash, arrestohen 28 pjesëtarë të “Ndrangheta”-s, mes tyre një grup shqiptar

Trafikuan mbi 1 ton kokainë dhe 1.5 ton hashash, arrestohen 28 pjesëtarë të “Ndrangheta”-s, mes tyre një grup shqiptar

July 8, 2025
Landfilli i Elbasanit, drejt normalizimit/ Vengu: Do ketë monitorim me kamera për ndërhyrje të menjëhershme

Landfilli i Elbasanit, drejt normalizimit/ Vengu: Do ketë monitorim me kamera për ndërhyrje të menjëhershme

July 8, 2025
Një tjetër “valë” largimesh”? Rama mbërrin në Bashkinë e Fierit

Një tjetër “valë” largimesh”? Rama mbërrin në Bashkinë e Fierit

July 8, 2025
Ktheu hapësirën publike në parkim privat te Astiri, merret nën hetim 54-vjeçari në Tiranë

Ktheu hapësirën publike në parkim privat te Astiri, merret nën hetim 54-vjeçari në Tiranë

July 8, 2025
“Burg politik”, Ervin Salianji flet pasi la qelitë e Fierit: Dënimi për të më shmangur nga betejat zgjedhore

“Burg politik”, Ervin Salianji flet pasi la qelitë e Fierit: Dënimi për të më shmangur nga betejat zgjedhore

July 8, 2025
U lirua me kusht, Ervin Salianji del nga ambientet e burgut të Fierit

U lirua me kusht, Ervin Salianji del nga ambientet e burgut të Fierit

July 8, 2025
Sulmon drejtësinë për regji politike/ Pse gjuha e Berishës ka dhënë ‘efekt’ për të dhe famijen e tij?

Sulmon drejtësinë për regji politike/ Pse gjuha e Berishës ka dhënë ‘efekt’ për të dhe famijen e tij?

July 8, 2025
Vdekja e mistershme e ministrit rus të Transportit, reagon Kremlini: E tmerrshme dhe tragjike, po hetohet

Vdekja e mistershme e ministrit rus të Transportit, reagon Kremlini: E tmerrshme dhe tragjike, po hetohet

July 8, 2025
U lirua nga gjykata, deputetë dhe mbështetës të PD-së presin para derës së Burgut të Fierit daljen e Ervin Salianjit

U lirua nga gjykata, deputetë dhe mbështetës të PD-së presin para derës së Burgut të Fierit daljen e Ervin Salianjit

July 8, 2025
Kabinat në Theth, Rama: Ministria e Drejtësisë do kërkojë hetim në KLP për Prokurorinë e Shkodrës

Kabinat në Theth, Rama: Ministria e Drejtësisë do kërkojë hetim në KLP për Prokurorinë e Shkodrës

July 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com