• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Masakra e 4 Janari/ I penduari: Morëm porosi të vrisnim nipat e Geron Hasanbelliut

by Java News
12/10/2022 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Masakra e 4 Janarit 2022 në Don Bosko në Tiranë dyshohet se u krye nga Kevin Zeneli (Suçi) me porosi të Kasandër Nogës, por u ngatërrua objektivi dhe u vra 1 i pafajshëm e u plagosën 4 të tjerë. Kështu ka dëshmuar para hetuesve të Policisë së Durrësit, Indrit Beqiraj, i arrestuar dhe që ka rrëfyer disa krime.

Ai ishte paguar nga Kasandër Noga dhe porosinë ia kishte dhënë Kevin Zeneli për të vrarë Geron Hasanbelliun. Por sipas tij, detyrën nuk mundi ta përmbushte dhe më 4 Janar 2022 ishte vetë Kevin Zeneli që qëlloi me armë në një lokal në Don Bosko duke shkaktuar masakër. Objektivi ishte ngatërruar. Viktima dhe i plagosuri nuk kishin lidhje me ngjarje.

Por 3 javë pas vrasjes së gabuar në Don Bosko, Kevin Zeneli kthehet në Shqipëri pasi mendohet se ishte larguar drejt Gjermanisë. Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus ka publikuar dëshminë e Indrit Beqiraj për tentativën e dytë.

Vëllezërit Beqiraj dhe Kevin Zeneli tentuan sërish të kryenin vrasjen e nipave të Geron Hasanbelliut. Ata kishin marrë informacion se nipat e Geronit qëndronin në një tabakino në zonën e Astirit.

Prej disa ditësh kryen vëzhgime por edhe kësaj radhe detyra nuk u përmbush. Indrit Beqiraj ka thënë në dëshminë e tij se nuk i besonte më Kevinit.

DËSHMIA INDRIT BEQIRAJ: Në këtë kohë kishte ardhur Kevin nga jashtë dhe u takuam në Durrës, dhe u bisedua përsëri për të vrarë nipat e Geronit tek Astiri. Gjatë kësaj kohe i ruajtëm për dy tre ditë ata nipat ku kemi ardhur me makina me qira së bashku me vëllanë të marra po tek Arlindi, ku ia kam mbajtur dy muaj një makinë Ford Focus të vitit 2010, me targa AB 341 DY, makinë që e mora më datë 27.01.2022, duke i dhënë 100 euro në dorë, dhe pjesën tjetër nuk ia kam shlyer më.

Pra më datë 27.01.2022 kam ardhur në Tiranë dhe ndiqnim nipat tek tabakino dhe Kevini kishte marrë përsipër detyrën të na informonte për lëvizjet e nipave.  Disa herë Kevini tha që ai është vetëm, por kur kam kaluar me makinë me vëllain kam parë që ato persona ishin katër-pesë dhe rrinin jashtë. Kjo tabakino është me emrin Fokus, ndodhet në Astir, Tiranë, përballë lokal Oslo. Gjatë këtyre ditëve njëherë kur ne ishim të vendosur tek fusha e aviacionit dhe prisnim sinjalin nga Kevi që të niseshim, kemi parë që tek zona e tabakinos kalojnë dy furgona të FNSH-së dhe kam pyetur Kevin duke i thënë që a ka ndonjë lëvizje “dajash” dhe ai më ka thënë jo.

Të gjendur përpara këtij mashtrimi dhe mosbesimi, i them Kevit që punën t’ia japë dikujt tjetër që ta bëjë. Më thotë mirë jepjani dhe ju do të merrni ndonjë lekë po të mbarojmë punë se u mbarum me robt. I thoja në vijimësi që ia kisha dhënë por në fakt nuk kisha folur me njeri, por e kisha po vetë dhe kisha bërë një plan që të shikoja lëvizjet e Kevit.

Duke e provokuar Kevin herë pas here e shikoja me sytë e mi që tabakino ishte plot me njerëz dhe i thoja që ata djemtë po thonë që tabakino ka shumë njerëz e nuk gjuajnë dot, e Kevini e mohonte këtë. Duke parë këtë situatë me dyshime të shumta, i shkëputa lidhjet me Kevin dhe nuk i përgjigjesha në telefon. Duke mos iu përgjigjur në telefon, Kevi ka ardhur në Durrës dhe më ka kërkuar tek disa të njohurit e mi, aty ka kërkuar dhe Kasandri të fliste me miqtë e mi Krenar Plaku, Armando Daka, nuk kanë pranuar të flasin me Kasandrin.

Më kanë thënë që tako Kevin, por e kam refuzuar pasi dyshoja se ishte personi i shitur tek Geroni. Sqaroj se në këtë periudhë Kevi më ka dhënë armë pistoletë të llojit XZ me silenciator. U largova nga të gjithë. /tvklan.al

Next Post
11 gjërat që mund të bëni për t’i mbajtur kockat tuaja të shëndetshme

11 gjërat që mund të bëni për t’i mbajtur kockat tuaja të shëndetshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri izraelit i Mbrojtjes kritikon shtetet europiane që bojkotuan Eurovision-in

Ministri izraelit i Mbrojtjes kritikon shtetet europiane që bojkotuan Eurovision-in

May 17, 2026
Associated Press rendit performancën e Alisit në 10 më të mirat të Eurovision: Si kolona zanore e një filmi!

Associated Press rendit performancën e Alisit në 10 më të mirat të Eurovision: Si kolona zanore e një filmi!

May 17, 2026
Shqipëria shkëlqen në “Eurovision 2026”, grumbullon 145 pikë. Portugalia na jep 12 pikë, 0 Italia

Shqipëria shkëlqen në “Eurovision 2026”, grumbullon 145 pikë. Portugalia na jep 12 pikë, 0 Italia

May 17, 2026
Gjesti i delegacionit serb në Eurovision, përpiqet të largojë flamurin e Kosovës: Nuk lejohet këtu

Gjesti i delegacionit serb në Eurovision, përpiqet të largojë flamurin e Kosovës: Nuk lejohet këtu

May 17, 2026
Finalja e Eurovizionit 2026/ Fituesja e mbrëmjes jubilare është Bullgaria, Shqipëria renditet në vendin e 13-të

Finalja e Eurovizionit 2026/ Fituesja e mbrëmjes jubilare është Bullgaria, Shqipëria renditet në vendin e 13-të

May 17, 2026
Aksion blic i forcave operacionale në burgun e Fushë-Kosovës në Lushnje

Aksion blic i forcave operacionale në burgun e Fushë-Kosovës në Lushnje

May 17, 2026
Bulku emocionon para Eurovisionit: Jam nëna e gjithë shqiptarëve në këtë skenë

Finalja e Eurovizionit/ Alis shkëlqen në finalen e Eurovizionit me baladën “Nân”

May 16, 2026
Finalja e Eurovisionit, Alis do të performojë sonte i pesti me “Nan”, ja si të votoni

Finalja e Eurovisionit, Alis do të performojë sonte i pesti me “Nan”, ja si të votoni

May 16, 2026
Grabitje në Kamëz/ Gazetari: Të armatosurit marrin bizhuteritë dhe largohen me motor me targa të vjedhura

Grabitje në Kamëz/ Gazetari: Të armatosurit marrin bizhuteritë dhe largohen me motor me targa të vjedhura

May 16, 2026
Bulku para finales së Eurovisionit: Të gjithë qajnë kur dëgjojnë “Nan”, impakti është i jashtëzakonshëm

Bulku para finales së Eurovisionit: Të gjithë qajnë kur dëgjojnë “Nan”, impakti është i jashtëzakonshëm

May 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In