• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bulku para finales së Eurovisionit: Të gjithë qajnë kur dëgjojnë “Nan”, impakti është i jashtëzakonshëm

by E B
16/05/2026 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prag të finales së madhe të Eurovizionit 2025, aktorja e njohur Rajmonda Bulku, e cila shoqëron këngëtarin Alis Kallaçi në skenë, ka rrëfyer atmosferën dhe impaktin e fuqishëm të këngës shqiptare ‘Nan’.

Bulku tha se ekipi është bashkë me Alisin edhe në çastet e fundit para daljes në skenë.

“Mundohemi që ta lëmë pak të qetë, por në atë natyrën e vet të butë dhe të mirë nuk na përzë dot. Jemi bashkë vërtetë”, tha ajo.

Për ambientin në arenë, Bulku e përshkroi si “një atmosferë pune, kaos i bukur artistik”, pasi të gjitha grupet konkurente ndodhen aty dhe ndihen emocione të forta para finales.

Pjesë nga intervista:

Si është atmosfera atje? A keni pasur mundësi që të komunikoni tani me Alisin pak çaste para se të ngjitet në skenë? Pasi ai është i pesti në këtë natë finale apo jo?

Me Alis si jemi bashkë.  Mundohemi që ta lëmë pak të qetë por në atë natyrën e vet të butë dhe të mirë nuk na përze dot. Jemi bashkë vërtetë. Këtu është një atmosferë pune, kaos i bukur artistik, sepse janë të gjitha grupet dhe është ai emocioni i fortë që ka gjithkush nga të gjithë trupat për këtë finale.

Impakti i këngës tonë është çuditërisht i jashtëzakonshëm.

Të paktën në mënyrë personale po e përjetoj dhe po them kanë vetëm të qajë e këndojnë, kanë mësuar fjalët, qajnë, na takojnë dhe thonë “ju dëgjuam dhe qamë”.

Ky është refreni i të gjithë njerëzve që shohim. Ajo që më bën grimin, që më kreh flokët, edhe nga grupet konkurrente. Domethënë asnjëherë nuk janë indiferentë ndaj nesh. Po vetëm qajnë: “qamë, dëgjuam”.

Kjo tregon që të vuajtjes mbase ajo që fjala e këngës, forca e fjalëve, e muzikës dhe e zërit të Alisit përcjellin emocion shumë të fortë që nuk është vetëm për nënat shqiptare, nuk është vetëm për gratë dhe familjet shqiptare, por është për të gjithë botën, qoftë për fëmijët e ikur, qoftë dhe për fëmijët që në një moshë të caktuar nuk i ke më pranë. Pra ka edhe të rinj që janë të emocionuar. Unë them jemi kështu në minorancë, por janë edhe të rinj.

Impakti i këngës është i mrekullueshëm.

Të gjithë duan që nëna dhe këngëtari në skenë të jenë të vërtetë. Aq shumë emocion është sjellë.

Po zonja Bulku, ju jeni krah për krah me Alisin në skenë. Performanca juaj në gjysmëfinalen e parë është komentuar shumë pozitivisht dhe ka marrë një feedback shumë pozitiv. Si ndiheni ju sot para ngjitjes në skenë në këtë natë finale?

Të drejtën në fillim kam qenë pak skeptike për nënën në skenë, të drejtën si aktore po flas, por këtu kuptova që e kam gabim dhe nga reagimet e teleshikuesve më kanë vërtetuar mua që të ndjehem mirë dhe të jem pranë Alisit me emocionin më të bukur artistik në skenë, që ka dalë shumë me sukses të paktën nga të gjitha që po shohim dhe që po dëgjojmë.

Nuk po di çfarë të them më sepse jemi përpara pritjes për të na marrë dhe për t’u afruar në skenë. Emocionet sigurisht që janë të forta. Është një finale që duam të tingëllojë fort e bukur dhe është një fund që të vjen keq.

Performanca e Alisit në gjysmëfinalen e dytë ka qenë një nga më të klikuarat nga çfarë kemi parë dhe nëpër media, por çfarë pritet sot të paktën nga ajo që shikoni ju nga afër, si sa shanse shihet të ketë Shqipëria që të ketë një renditje sa më lartë në këtë finale të këtij Eurovizioni?

Do ta shohim sepse brenda emocionit ne jemi kështu që duam të ndodhë më e mira. Unë them që një fakt pozitiv këtë radhë ishte fakti që kënga është e përkthyer. Alisi e këndoi shqip dhe tingëllon shumë bukur dhe të gjithë të huajt apo nënat, gratë, kushdo që do ta ndjejë nga afër këtë e ka anglisht dhe e kupton. Po edhe kjo është një detaj shumë i rëndësishëm dhe them një plus që mund të shtojë atë klikimin apo atë votën që çdo nënë angleze apo austriake apo gjermane apo azerbajxhanase ta votojë.

Next Post
Grabitje në Kamëz/ Gazetari: Të armatosurit marrin bizhuteritë dhe largohen me motor me targa të vjedhura

Grabitje në Kamëz/ Gazetari: Të armatosurit marrin bizhuteritë dhe largohen me motor me targa të vjedhura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Keqkuptimi i mikrofonit

“Dëgjo se unë jam profesionist…”

August 25, 2026
Rama ndan pamjet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria 2030, hapa të rinj dhe ndërveprim më i madh me qytetarët

Rama ndan pamjet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria 2030, hapa të rinj dhe ndërveprim më i madh me qytetarët

August 25, 2026
FOTO / Eventi i automobilave ofron një perspektivë kyçe të tregut

FOTO / Eventi i automobilave ofron një perspektivë kyçe të tregut

August 25, 2026
Babë e bir u ekzekutuan në pritë, flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

Babë e bir u ekzekutuan në pritë, flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

August 25, 2026
Alimehmeti: Votat e mia janë bio, koha për analizë dhe vendime në PD

Alimehmeti kandidat për bashkinë e Tiranës? Ja përgjigja e Berishës

August 25, 2026
Vrau nënën dhe plagosi babanë, Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

Pas arrestimit, Florian Dalladaku mbahet në qeli me skafandër në kokë, nuk reagoi për mbi 4 orë

August 25, 2026
Furtunë gjobash në jug të vendit: Dronë, radarë dhe makina inteligjente, ndëshkohen 1383 shoferë

Furtunë gjobash në jug të vendit: Dronë, radarë dhe makina inteligjente, ndëshkohen 1383 shoferë

August 25, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Pse duhej Dio Guardi bash tash në skenë?

August 25, 2026

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

August 25, 2026
SHBA, disa të vdekur, mes tyre dhe fëmijë, pas të shtënave me armë dhe zjarrit në Montana

SHBA, disa të vdekur, mes tyre dhe fëmijë, pas të shtënave me armë dhe zjarrit në Montana

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com