• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

MAS reagon për mësuesen e Medresesë: Dënojmë çdo përpjekjeje për radikalizëm

by A R
19/01/2017 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla reagoi pas publikimit dje në emisionin televiziv “Stop” – TV Klan, një video regjistrim, përmbajtja e së cilit lidhet me deklaratat propagandistike pro ISIS, të një mësueseje, gjatë një ore mësimi, në shkollën jopublike “Haxhi Sheh Shamia” (Medreseja) – Shkodër.

Në deklaratën për mediat, Ministria e Arsimit dhe Sportit, thekson se bazuar në të dhënat që siguroi për rastin, informon se opinionet janë shprehura nga znj. Emine  Alushi, gjatë një orë mësimi, në vitin 2015,  kohë kur ajo ka qenë aktivizuar si mësuese me kohë të pjesshme në atë institucion arsimor. Znj. Alushi nuk e ka ushtruar më detyrën e mësueses gjatë vitit shkollor aktual.

MAS e dënon më forcë rastin dhe e konsideron të papranueshëm këtë përpjekje radikale për të përhapur pikëpamje ekstremiste gjatë një ore mësimore si dhe kërkon nga organet kompetente marrjen e masave të plota për të verifikuar të gjitha rrethanat që qëndrojnë prapa tij. Shkollat tona kanë qenë, janë dhe do të mbeten institucione që kultivojnë vlera të larta demokratike dhe atdhetare tek brezi i ri i vendit, duke refuzuar çdo përpjekjeje për radikalizëm apo ekstremizëm.

MAS-i dhe agjencitë vartëse të saj kanë monitoruar dhe vlerësuar vijimisht procesin mësimor – edukativ dhe rezultatet e tij, në të gjitha institucionet arsimore. Ndonëse MAS e konsideron si të shkëputur rastin në fjalë, garantohet opinioni publik se do të merren hapa të plotë për të verifikuar dhe analizuar gjendjen dhe për të marrë të gjitha masat e duhura që në bashkëpunim me prindërit dhe të gjithë shoqërinë, të ruhet hapësira shkollore nga radikalizmi, dhuna dhe ekstremizmi./b.d

Next Post
LISTA / Shkelën ligjin antiduhan, 26 lokale marrin gjoba të majme

LISTA / Shkelën ligjin antiduhan, 26 lokale marrin gjoba të majme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com