• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marta Kos në Kosovë: BE gati të intensifikojë punën, reformat dhe dialogu kyç për integrimin

by A R
15/05/2026 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë, këtë të premte, 15 maj, ku është pritur në një takim dypalësh nga kryeministri Albin Kurti.

Gjatë kësaj vizite, në një deklaratë për mediat Kos konfirmoi gatishmërinë e BE-së për të intensifikuar bashkëpunimin, duke vënë theksin te rëndësia e funksionalitetit të institucioneve dhe vijimi i reformave të nisura. Ajo bëri të ditur se lëvrimi i fondeve europiane, të cilat janë jetike për qeverinë dhe popullin e Kosovës, do të jetë i lidhur ngushtë me progresin e këtyre reformave.

“Ne në BE mezi presim që të intensifikojmë nivelin e punës me ju, prandaj dhe funksionaliteti i institucioneve është shumë me rëndësi. Qytetarët në Kosovë kanë deklaruar optimizëm për anëtarësimin në BE. Nuk është me rëndësi vetëm për shtetin tuaj, por edhe për të gjithë BE-në. Edhe masat që janë bërë në veri dhe ne do të çojmë përpara reformat. Fondet do të lirohen dhe do të jepen nëse do të shkojnë përpara reformat. Fondet janë themelore jo vetëm për qeverinë, por edhe për popullin e Kosovës”, tha Kos.

Megjithëse nuk dha një datë konkrete për anëtarësimin, komisionerja vlerësoi hapat e deritanishëm të Prishtinës dhe theksoi se suksesi në dialogun me Serbinë do të rrisë shanset për nisjen e negociatave. Në përmbyllje, Kos garantoi angazhimin e saj maksimal për ta afruar sa më shumë Kosovën me familjen europiane, duke vlerësuar edhe optimizmin e lartë të vetë qytetarëve kosovarë për këtë proces.

“Kosova të vijojë dialogun me Serbinë. Kosova ka bërë shumë në reformat e fundit dhe do vazhdojë të bëjë. Jam shumë e kënaqur që mora vlerësimet më të larta nga kryeministri për rrugën e Kosovës drejt BE. Anëtarësimin ën BE nuk e masim me data, por me atë që është e rëndësishme. Sa më e suksesshme të jetë dialogu Prishtinë-Beograd aq më të larta do të jetë shanset që ne të nisim negociatat. Apeli im është që të angazhohet, nuk mund të jap një datë, por ju garantoj se do të punoj pa u lodhur që të afroj sa më shumë Kosovën me Bashkimin Europian”, shtoi komisionerja.

Kujtojmë se në prill, Kos theksoi se Kosova duhet të vazhdojë reformat për të përfituar nga Plani i Rritjes.

Paketa e BE-së për Ballkanin Perëndimor 2024-2027 kap vlerën 6 miliardë euro, nga të cilat Kosovës i takojnë rreth 882 milionë euro (253 milionë grante dhe 629 milionë kredi). Në prill, Kosova mori 61.8 milionë euro si parafinancim pas plotësimit të kushteve të kërkuara.

Kos gjithashtu ka deklaruar se ka zhvillime “inkurajuese” në raport me pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës: Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja.

Next Post
“Dronët ‘Made in Albania’ do jenë të nivelit të lartë”, Nufi: S’ka kërkesë nga NATO për pezullimin e…

“Dronët ‘Made in Albania’ do jenë të nivelit të lartë”, Nufi: S’ka kërkesë nga NATO për pezullimin e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse kthehemi të lodhur nga pushimet?

Pse kthehemi të lodhur nga pushimet?

August 27, 2026
Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, caktohet pas 27 vitesh gjyqi për të akuzuarin si organizatori kryesor

Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, caktohet pas 27 vitesh gjyqi për të akuzuarin si organizatori kryesor

August 27, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja sa shkojnë temperaturat

Diell në të gjithë vendin gjatë ditës së sotme, ja sa do shënojë termometri

August 27, 2026
Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA! Zjarri i merr jetën tre fëmijëve, në gjendje të rëndë katër persona të tjerë

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA! Zjarri i merr jetën tre fëmijëve, në gjendje të rëndë katër persona të tjerë

August 27, 2026
Arrestimi i Agasit në Durrës, SPAK: U kap pas një pune disa javore. Shpataraku përkrahu autorin

Arrestimi i Agasit në Durrës, SPAK: U kap pas një pune disa javore. Shpataraku përkrahu autorin

August 27, 2026
VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com