• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Mars 2002/ Humori i hidhur i Pjetër Arbnorit me Fatos Nanon dhe “gara” e persekutimit politik në një debat për kushtetueshmërinë e institucioneve të drejtësisë…

by B K
26/12/2024 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Mos kini frikë se nuk do të përmend atë çikë burg që kam bërë, sepse atë punë e konsumoi zoti Nano, që u ankua para meje..”, do ta niste kështu fjalën e tij në parlament në mars 2002, Pjetër Arbnori. Kishte marrë fjalën për temën e nxehtë që po trajtonte seanca e asaj dite më 18 mars 2002, kur po diskutohej mocioni për shkarkimin e prokurorit të Përgjithshëm Arben Rakipi.

Ishte një situatë e nxehtë politike kur përmes aleancës fluide Meta-Berisha po mblidheshin votat për ta shkarkuar prokurorin e Përgjithshëm, i cili qoftë nga Berisha qoftë nga Meta konsiderohej prokuror politik.

Një seancë maratonë përmes diskutimeve të shumta, shquhet ai i Pjetër Arbnorit, i cili herë pas here lëshonte batuta duke shkaktuar të qeshura në sallën e deputetëve edhe kur klima politike mbërrinte majat e acarimit.

Tema publikon më poshtë pjesë të fjalës së Nanos dhe Arbnorit në debatin e seancës së 18 marsit 2002, për shkarkimin e prokurorit të përgjithshëm Arben Rakipi.

Fatos Nano – Të nderuar kolegë deputetë! Po flas këtu me autoritetin e atij që vjen pas dhe pasi persekutohet e burgoset nga regjimi i vjetër me të njëjtën forcë morale dhe kredibilitet politik me të cilët shqiptarët na votojnë për të qenë pasues të Berishës, por jo imitues të tij për të pestin vit radhazi….Unë kam përballuar burgun e Berishës, në emër të të gjithë atyre socialistëve e progresistëve që u dhunuan nga Berisha, sepse të ardhmen e Shqipërisë e shihnin në Europë, sepse kërkonin institucione të forta e të pavarura, sepse zhvillimin nuk e gjenin te piramidat mashtruese, sepse nuk pranoheshin të bënin flirt, kontrabandë nafte dhe armësh me regjimin e Milosheviçit. Pra si ish i burgosur politik po ju bëj thirrje:

Të nderuar deputetë,

Të mbrojmë institucionet e shtetit të së drejtës, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe të mos lejojmë që vendi ynë të kthehet në trafikantë politikë, ku rrëzimi dhe shkatërrimi i institucioneve të shtetit të së drejtës zëvendëson përmirësimin dhe konsolidimin e autoritetit të ligjit.

Pjetër Arbnori – Të nderuar deputetë, mos kini frikë se do të përmend atë çikë burg që kam bërë, sepse atë punë e konsumoi zoti Nano, që u ankua para meje, pa më lënë mua paksa radhë..

Lidhur me propozimin e dy deputetëve socialistë për të krijuar një komision “shtyje ta shtyjmë” për të mbrojtur Arben Rakipin, unë do të thosha që, kur vdes njeriu, sado që t’u dhimbset disave, ai duhet të futet në dhe, me vajtim ose me bandë muzikore, nuk duhet lënë i pakallur edhe 10 ditë të tjera.

Gjatë 10 vjetëve, legjislacioni që lidhet me të drejtat e njeriut, u pasurua realisht. Kuvendi miratoi ligje kushtetuese, që për një gjysmë shekulli ishin injoruar; shteti shqiptar aderoi në konventat kundër torturës, në konventat për mbrojtjen e fëmijëve e të grave nga dhuna policore. Tashmë policia dhe prokuroria e kishin rrugën të hapur për të luftuar krimin me profesionalizëm. Por kishin edhe detyrimin për mbrojtjen e qytetarit të lirë, qoftë edhe të arrestuar e të dënuar, nga dhuna e panevojshme e policisë. Abuzimi ndaj qytetarit të lirë, si dhe ndaj fajtorit, është e ndaluar. E meta jonë është se Kuvendi ka bërë ligje të mira, por zbatimi i tyre lë për të dëshiruar. Sot disa titullarë, me fjalët ligj e demokraci në gojë hipin në pozita me qëllim që t’i shërbejnë vetes dhe klanit të tyre, duke minuar demokracinë…./Gazeta Tema

Next Post
Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, mbyllet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, mbyllet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

TË FUNDIT

Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

February 17, 2026
Ekzekutimi i Jani Aliajt në burg merr tjetër rrjedhë, dyshohet se e ka vrarë shqiptari “Niko”

Zbardhet dosja mbi vrasjen e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos: Konflikti nisi me një grek, por ekzekutimi u pagua

February 17, 2026
Manovra e mazhorancës, lakmuesi i një reforme të re në drejtësi?

Ndërhyrja e Ramës në Kodin e Procedurës Penale për “pezullimet”, reagon Komisioni Europian: Po e ndjekim nga afër amendamentin

February 17, 2026
“Procesi më i turpshëm i shekullit XXI”, Nasim Haradinaj: Ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm

“Procesi më i turpshëm i shekullit XXI”, Nasim Haradinaj: Ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm

February 17, 2026
Demokrati në Krujë kritikon Berishën për protestën e 10 shkurtit: Ishte rrëmujë dhe kaos! Disa këndej, e të tjerë andej

Demokrati në Krujë kritikon Berishën për protestën e 10 shkurtit: Ishte rrëmujë dhe kaos! Disa këndej, e të tjerë andej

February 17, 2026
“Epsteini” ynë

Kosova si fëmijë jetim i divorcit mes SHBA dhe Evropës

February 17, 2026
Gerd Hoxha fiton në KLGJ, gjyqtari që u skualifikua nga SPAK për një fotografi vazhdon garën si kandidat në GJKKO

Gerd Hoxha fiton në KLGJ, gjyqtari që u skualifikua nga SPAK për një fotografi vazhdon garën si kandidat në GJKKO

February 17, 2026
Konferenca e Mynihut/ Vengu për “Euractiv”: Ballkani Perëndimor, sistemi nervor i sigurisë së Europës

Konferenca e Mynihut/ Vengu për “Euractiv”: Ballkani Perëndimor, sistemi nervor i sigurisë së Europës

February 17, 2026
Më i madhi në historinë e Kosovës, mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshimin “Drejtësi, jo politikë”

Më i madhi në historinë e Kosovës, mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshimin “Drejtësi, jo politikë”

February 17, 2026
Përfundon dita e parë e negociatave 3-palëshe në Gjenevë/ Në tryezë Rusia, Ukraina dhe SHBA

Përfundon dita e parë e negociatave 3-palëshe në Gjenevë/ Në tryezë Rusia, Ukraina dhe SHBA

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In