• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja Xhafaj- Marku/ A do ta sulmojë PD- LSI edhe Bujar Nishanin?

by Java News
03/02/2018 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pa kaluar 24 orë nga nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet kryeprokurores Marku dhe ministrit të brendshëm Fatmir Xhafa nuk kanë munguar akuzat e politikës se kjo marrëveshje është e jashtëligjshme apo prokurorët kapen nga qeveria pasi ajo do ti bëj Vetting-un.

ReportTv sjell një historik të marrëveshjeve të nënshkruara ndër vite nga institucioni i prokurorisë dhe institucioneve të tjera, ku rezulton se Marku-Xhafa është e 12-ta marrëveshja nga 11 të nënshkruara më parë.

Marrëveshja e një dite më parë firmosur sic dhe shihni në këto foto ndërmjet Markut e Xhafës e përbërë nga 4 faqe, në pikën 1/3 tek detyrimet e prokurorisë së përgjithshme sqarohet  se

“Prokurorët që caktohen në Seksionet e Posaçme, paraprakisht do të kalojnë një proces verifikimi të pasurisë dhe integritetit nga prokuroria e përgjithshme. Ky proces do të realizohet në bashkëpunim me SHISH-in, ILDKPI-në, dhe DISK. Personat që nuk kalojnë këtë proces nuk do të jenë pjesë e këtyre seksioneve”, sqarohet në këtë pikë.

E kjo një pikë mjaft e kontestuar dhe nga përfaqësues politik me argumentin se prokurorët do të kontrollohen dhe do të jenë të varur nga institucione të lidhura me qeverinë.

Por si ka qenë më parë? Referuar marrëveshjes së 6 Maj 2009: në pikën 18 të saj marrëveshja e firmosur asokohe nga ministri i brendshëm Bujar Nishani, kryeprokurore Ina Rama, ministri financave Ridvan Bode, kreu i SHISH, Bahri Shaqiri, dhe kreu ILDKPI, Adriatik Llalla, është e njëjtë me atë të firmosur nga Marku me Xhafën një ditë më parë.

marrveshja

Është kjo marrëveshja e 2009 ku nënshkruesit dhe data janë të ndryshëm por përmbajtja e saj dhe kontrolli i atyre që do jenë pjesë e strukturave bëhen në të njëjtën formë.

“Individët, të cilët do të emërohen si anëtarë të të gjitha Njësive të Përbashkëta Hetimore apo do të caktohen si ndërlidhës të posaçëm të tyre, do të verifikohen me kujdes, në bashkëpunim me Shërbimin Informativ Shtetëror, për t’u siguruar që kanë integritet të lartë moral e profesional. Individët që nuk arrijnë të kalojnë procesin e verifikimit nuk do të emërohen anëtare te Njësitë e Përbashkëta Hetimore”.

Këto struktura do të jenë pjesë e Task Forcës kombëtare dhe rajonale të luftës ndaj krimit dhe informalitetit dhe pjesë e tyre do të jenë prokuror dhe efektiv policie të mirëtrajnuar.

 

 

Next Post
Berat/ Mjeti përfundon në lumin Osum, shpëton mrekullisht 24-vjeçari (VIDEO)

Berat/ Mjeti përfundon në lumin Osum, shpëton mrekullisht 24-vjeçari (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut

Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut

November 1, 2026
Edi Rama shpërndan pamjet: Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit në Elbasan

Edi Rama shpërndan pamjet: Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit në Elbasan

November 1, 2026
Koreja e Veriut teston bombën thërrmuese për raketat balistike

Koreja e Veriut teston bombën thërrmuese për raketat balistike

November 1, 2026
Mjaft me Instagram dhe TikTok për personat nën 15 vjeç, Turqia vendos rregulla të rrepta për mediat sociale

Mjaft me Instagram dhe TikTok për personat nën 15 vjeç, Turqia vendos rregulla të rrepta për mediat sociale

November 1, 2026
“Vetëm ushtria e di çfarë ka ushtria!” / Nufi flet për blerjet sekrete: Një dorë e huaj ose vendase kërkon të na sabotojë

“Vetëm ushtria e di çfarë ka ushtria!” / Nufi flet për blerjet sekrete: Një dorë e huaj ose vendase kërkon të na sabotojë

November 1, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

November 1, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Kujt i shërbejnë sulmet, inatet personale dhe mllefet ndaj Shqipërisë? 

November 1, 2026
SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

November 1, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

I vendoset tritoli një dyqani lulesh në Tufinë, policia identifikon autorin

November 1, 2026
Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In