• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja Prishtinë – Beograd i heq targën qeverisë Kurti

by Ardit Rada
30/09/2021 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Kosova dhe Serbia kanë arritur sot një marrëveshje që pritet t’i japë fund krizës së prodhuar në Veri. Lajmin e dha i dërguri i BE, Mirosav Lajçak, ndërsa shpejt e përshëndeti edhe Uashingtoni përmes zyrtarit të lartë Gabriel Escobar. Tensioni pati dy anët e tij të interpretimit, por që në fund rrezikonte përshkallëzim aq sa lejon gjaknxehtësia e ballkanasve. Albin Kurti, i ardhur në krye të qeverisë me flamurin e sovranistit, vendosi në emër të reciprocitetit ndërrimin e targave për palën serbe që hynte në territorin e Kosovës. Ndërsa Beogradi nga ana tjetër, e pa si provokim vendosjen e trupave ROSU në kufi duke u kundërpërgjigjur po ashtu me ushtri e barrikada.

Por Serbia nuk habiti aspak me sjelljen e saj, ku dihet se i kapërcen situatat herë duke u viktimizuar, e herë me kërcënime. Ajo që tregoi marrëveshja e sotme është se palët nuk bëjnë dot pa dialogun dhe perëndimin. Së pari nuk bën dot as vetë Kurti, që u konfliktua njëherë me Shtetet e Bashkuara aq sa i kushtoi pushtetin. Apo pretendimet se ‘Kosova i di vetë punët e saj’ duke krijuar një hatërmbetje edhe me Edi Ramën e duke i treguar këtij të fundit kufirin pavarësisht se siç është thënë tradicionalisht, Shqipëria është mesuesja e Kosovës. Gjithashtu edhe me ndërhyrjen e tij në zgjedhjet e Shqipërisë, duke eksportuar ‘markën’ e partisë së tij e duke e futur të garojë në 25 Prill, tentoi t’i hedhë benzinë sherrit që ndizej virtualisht apo në studio televizive.

E pra, pasi u tregoi aktorëve të çështjeve në Ballkan vendin, sot u faktua se nuk bën dot pa ta as kur vjen puna tek disa targa prej letre me ngjitëse mbrapa. Dhe ky duhet parë si një lajm i mirë ku qeveria e Kosovës kthehet tek aleatët tradicionalë pavarësisht retorikës për konsum të brendshëm me flamuj, kufij e vetëvendosje.

Marrëveshja që buroi nga dialogu dhe që do të heqë barrikadat në veri erdhi nga ndërhyrja e Lajçakut, SHBA-ve dhe ndoshta edhe të Tiranës zyrtare. Dhe jo nga retorika me vetëvendosje e Kosovës, apo kërcënimet me helikopterë të Serbisë.

Next Post
Vrasja e nënkomisarit/ SHÇBA nis hetimin, sekuestrohen materialet në Policinë e Lezhës

Vrasja e nënkomisarit/ SHÇBA nis hetimin, sekuestrohen materialet në Policinë e Lezhës

Comments 2

  1. Hasi Brati says:
    5 years ago

    kur te ngel kosova qe ta mesoj rama athere me mir te shkoj te vucici’

    Reply
  2. Doktor Sumatriçja says:
    5 years ago

    Albin Kurti, ti vërë targa Bythës së tijë më mirë, mbasi e ka të patarguar…..

    Reply

Leave a Reply to Hasi Brati Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

April 6, 2026
U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

April 6, 2026
Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

April 6, 2026
Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

April 6, 2026
Protesta e studentëve/ Kreu i komunës së Tetovës jep premtimin, Kasami: Provimi i Jurisprudencës do mbahet edhe në gjuhën shqipe

Protesta e studentëve/ Kreu i komunës së Tetovës jep premtimin, Kasami: Provimi i Jurisprudencës do mbahet edhe në gjuhën shqipe

April 6, 2026
Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe! Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe! Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

April 6, 2026
Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë

Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë

April 6, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Pse në Shqipëri është e vështirë të bëhet drejtësi?

April 6, 2026
Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

April 6, 2026
Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In