• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Marrëdhëniet me Serbinë në pikën zero”/ Minxhozi: Rama ka ashpërsuar anën verbale, po përpiqet të lehtësojë zgjidhjen pa…!

by Java News
23/06/2023 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në “Newsline” me Viol Xhafaj ka folur në lidhje me deklaratën e ditës së sotme të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se pa lirimin e 3 policivë të arrestuar marrëdhëniet mes dy vendeve do të jetë në pikën zero.

Minxhozi tha se Rama e lexon drejt faktorin humanitar, që dominon faktorët e tjerë brenda kësaj krize.

“E shoh si një adaptim të politikes së jashtme të Shqipërisë në idhje me konfliktin Kosovë-Serbi, në funksionin të rrethanave të krijuara pas arrestimit të  policëve.

Për çështjen e 3 policëve nuk ka mbetur vend pa reaguar.Rama e lexon drejt në këtë rast faktorin humanitar që dominon faktorët të tjerë Brenda kësaj krize.

E sheh lirimin e policëve që nuk po rrezikonin asgjë, si një parakusht që të tentohet normalizimin e situatës në veri” tha ai.

Sa i përket faktit që Rama bëri fajtor edhe kryeministrin e Kosovës edhe presidentin e Serbisë për këtë situatë, Minxhozi tha se padyshim që Kurti është përgjegjës për kolapsin me Serbinë.

“Natyrisht një lexim më të gjerë, përtej policëve, situata në veri ka ardhur edhe për shkak të Kurtit. Instalimi i kryetarëve me insistim nga Kurti edhe pse u paralajmërua nga ndërkombëtarët,  e bën atë përgjegjës në një pjesë të konsiderueshme për kolapsin aktual në veri.

Një veprim që nuk merr parasysh pasojat. Sot Kurti po akuzohet se po përpiqet të fitojë kredite politike brenda në Kosovë, ta mbajë opozitën larg shifrave të fitores, të sugjestionojë publikon kosovar me gjuhë populiste, por kjo nuk të çon askund nëse e bën me koston e dëmeve të gjithë garantëve të sigurisë” shtoi ai.

Kryeministri Rama përmendi edhe Ballkanin e Hapur dhe mundësinë për mosbashkëpunim, e për këtë analisti tha se Rama deri ka ashpërsuar anën verbale, teksa përpiqet të jetë i ekuilibruar.

“Rama është në një pozicion të konsoliduar të një politikani të rëndësishëm në planin rajonal, por që ka vendosur të mbajë një qëndrim ndërmjetës. Të mos hedhë në erë urat me serbët dhe të mbajë një kanal me Vucic.

Rama ka ashpërsuar anën verbale, ka ashpërsuar fjalën për momentin. Rama  po mundohet të luajnë edhe në funksionin të atij drafti të dorëzuar.

Po përpiqet të jetë një faktor që të lehtësojë zgjidhjen, por duke qenë koshient se kur merren njerëz me uniforma peng nuk mund të ketë marrëdhënie” u shpreh Minxhozi./m.j

Next Post
Ndërhyrja e qeverisë në kampin e MEK/ Minxhozi: Ishte e vonuar dhe shumë e ndrojtur. Nëse drejtësia konfirmon….!

Ndërhyrja e qeverisë në kampin e MEK/ Minxhozi: Ishte e vonuar dhe shumë e ndrojtur. Nëse drejtësia konfirmon....!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Manjani akuza Qeverisë: Kodi i Ri Penal është arma për grabitjen e pronës

Manjani: Ndjekja penale me dosje si e Nesti Angonit është abuzive, të dënohet kush nxjerr sekretet hetimore?!

February 26, 2026
Po përballen me procesin në Hagë/ Nis PETICIONI kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Po përballen me procesin në Hagë/ Nis PETICIONI kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

February 26, 2026
Ministrja maqedonase e Arsimit nuk pranon që ta pyesin në shqip! Gazetarët: Kur të vini në Tetovë merrni përkthyes

Ministrja maqedonase e Arsimit nuk pranon që ta pyesin në shqip! Gazetarët: Kur të vini në Tetovë merrni përkthyes

February 26, 2026
Mohon përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, Bill Clinton dëshmon nesër para Kongresit Amerikan

Mohon përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, Bill Clinton dëshmon nesër para Kongresit Amerikan

February 26, 2026
Zarf i zi në shtëpinë e BBV5, anulohet televotimi aktual

Zarf i zi në shtëpinë e BBV5, anulohet televotimi aktual

February 26, 2026
Raundi i ri negociatash në Uashington: OKB dhe SHBA diskutojnë autonominë e Saharasë

Raundi i ri negociatash në Uashington: OKB dhe SHBA diskutojnë autonominë e Saharasë

February 26, 2026
Sezoni i virozave sapo ka nisur, mbushen qendrat shëndetësore me fëmijë

Bie kurba e gripit/ ISHP: Piku ishte në janar, humbi jetën një i sëmurë kronik

February 26, 2026
AKU ulet në tryezë me prodhuesit dhe importuesit për cilësinë e bukës dhe miellit, Gjylameti: Siguria ushqimore mbetet prioritet

AKU ulet në tryezë me prodhuesit dhe importuesit për cilësinë e bukës dhe miellit, Gjylameti: Siguria ushqimore mbetet prioritet

February 26, 2026
“Jam e tmerruar nga ato që kam mësuar për ta”/ Dëshmia e Hillary Clinton për dosjen ‘Epstein’ para Kongresit Amerikan: Të pyetet edhe Trump

“Jam e tmerruar nga ato që kam mësuar për ta”/ Dëshmia e Hillary Clinton për dosjen ‘Epstein’ para Kongresit Amerikan: Të pyetet edhe Trump

February 26, 2026
Ndodh për herë të parë, Melania Trump do drejtojë një seancë në Kombet e Bashkuara

Ndodh për herë të parë, Melania Trump do drejtojë një seancë në Kombet e Bashkuara

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In