• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maratona/ Veliaj: Ftoj qytetarët të bëhen pjesë. Mimoza Kusari Lila: Bashkë në këto aktivitete

by A R
08/10/2016 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim zyrtar kryetaren e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, e cila ashtu si dhjetëra politikanë e drejtues shqiptarë të pushtetit vendor në rajon, do t’i bashkohet nesër “Maratonës së Tiranës 2016”. Ata vlerësuan si tepër pozitiv angazhimin e kryetarëve bashkive dhe komunave shqiptare të rajonit, si një mundësi për të rritur bashkëpunimin dhe forcuar e bashkërenduar në interes të qytetarëve shqiptarë. Veliaj e falenderoi homologen e tij nga Gjakova, e cila iu përgjigj thirrjes dhe do ta marrë pjesë në Maratonën e Tiranës, që zhvillohet nesër.

“Mimoza bën një punë fantastike në Gjakovë, por gjithmonë gjen kohë të përfshihet edhe në punët tona të bukura. Më vjen mirë që ajo sot, përveçse si kryetare e komunës, vjen edhe si vrapuese, atlete, si njeri që inkurajon sportin dhe jetën e shëndetshme, ndaj e mirëpres në Tiranë, e mirëpres si vrapuese, si kolege dhe nesër duam që të ftojmë të gjithë qytetarët tanë, ata që do të marrin pjesë, që do të brohorasin, ata që prej maratonës do të marrin disa vendime për një jetë më të shëndetshme e aktive, që të na bashkohen!”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai ka përfituar nga rasti që t’u bëjë thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve të Tiranës që tregohen bashkëpunues dhe të shmangin për aq sa është e mundur lëvizjet me makina në qytet, në mënyrë që të mos krijohet trafik i rënduar.

“Nesër do të jetë një ditë kryesisht pa makina në itinerarin që do të përshkojë maratona, megjithatë në një qytet që pushtohet nga makinat 364 ditë në vit, një ditë pa makina për vrapuesit, për ata që dëshirojnë natyrën dhe sportin është një sakrificë që të gjithë do të duan ta bëjnë”, shtoi kryebashkiaku i Tiranës. Ai bëri të ditur se javën e ardhshme Bashkia e Tiranës do t’i bashkohet një tjetër maratone që do të zhvillohet në zonën e malësisë mes Shqipërisë dhe Kosovës. “Mezi pres që javën tjetër ne t’ju bashkohemi për maratonën e Malësisë, nga Gjakova deri në Bajram Curri. Jam shumë i impresionuar për punën fantastike që ke bërë në Gjakovë! Je një shembull frymëzimi, jo vetëm për ne si kryetarë bashkie, por për të gjithë ata që aspirojnë të angazhohen në jetë publike, sidomos vajzat që shikojnë dhe është e mundur edhe në mentalitetin tonë shqiptar që të jesh një vajzë e suksesshme dhe të jesh një kryetare jo vetëm e aftë por jashtëzakonisht përfshirëse e gjithë komuniteteve!”, u shpreh Veliaj.

Nga ana e saj, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, shprehu mirënjohje për mikpritjen, ndërsa theksoi se pjesëmarrja në Maratonën e Tiranës ka një simbolikë të fortë kombëtare. “Për mua është tepër e rëndësishme që të jem pjesëmarrëse në Tiranë, që aktivitetet sportive përfshijnë Kosovën, Shqipërinë, që të jemi bashkë në këto aktivitete e natyrisht të tregojmë që jeta e shëndetshme nuk është vetëm e lidhur me elementin se duhet bërë domosdo, për arsye se jemi të detyruar, por duhet bërë për arsye se  jemi më pozitivë, më kreativë. Vrapimi më ndihmon shumë edhe në procesin e vendimmarrjes, por më ndihmon edhe që t’u jap shembullin qytetarëve të Gjakovës, por edhe gjithë Republikës së Kosovës, për angazhim më të madh sportiv. Pres të shoh se çfarë ka përgatitur nesër Tirana për ne, do të jem në mesin e vrapuesve, në 21 km gjatësi. Natyrisht, të marrim diçka të mirë, të kthehemi prapa në Gjakovë, të implementojmë vrapin tonë në Gjakovë e Bajram Curri”, u shpreh kryetarja e Komunës së Gjakovës.

Në maratonën e ditës së nesërme pritet të marrin pjesë shumë politikanë e drejtues të bashkive dhe komunave që drejtohen nga shqiptarët në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni./a.m.

Next Post
Kalonte rrugën me mbesën në karrocë, goditet për vdekje gjyshi, shpëton vajza 2 vjeçe

Kalonte rrugën me mbesën në karrocë, goditet për vdekje gjyshi, shpëton vajza 2 vjeçe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In