Një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale ka shqetësuar fansat e futbollistit legjendar, Diego Armando Maradona.
Ish-fituesi i topit të artë, shfaqet në formë aspak të mirë.
Në videon që noa.al sjell më poshtë, ai shihet bashkë me disa miq në një festë dhe me ish-partneren e tij Veronica Ojeda, duke kërcyer.
Por gjatë kërcimit Maradona, ul pantallonat, dhe vazhdon të kërcejë, ndonëse nuk duket aspak në formë.
Pamja e tij ka zhgënjyer fansat, por edhe shqetësuar, pasi Maradona nuk arrin as që të flasë.