• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maqedoni/ Gjykata refuzon kërkesën e Prokurorisë për paraburgimin e Gruevskit

by Java News
01/07/2017 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Prokuroria Speciale të enjten njoftoi se ndaj 94 personave ka ngritur aktakuza për shpërdorim detyre, mashtrime zgjedhore, kurdisje tenderësh, keqpërdorime financiare, dhunë ndaj kundërshtarëve politikë, ndërhyrje në gjyqësor, presione ndaj medieve, e vepra tjera që për bazë kanë materialet e siguruara nga ajo që njihet si aferë e përgjimeve.

Në mesin e të akuzuarve është edhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, kushëriri i tij, Sasho Mijallkov, ish-drejtor i Policisë Sekrete si dhe shumë zyrtarë të tjerë në mesin e të cilëve edhe dy të BDI-së dhe po aq të PDSH-së, përfshirë edhe kryetarin e saj, Menduh Thaçi.

Nga Gjykata nuk kanë dhënë arsyetime për refuzimin e kërkesës së Prokurorisë Speciale, e cila ka të drejtën e ankimimit të vendimit të Gjykatës. Njohësit e çështjeve juridike thonë se vendimet e gjykatës janë pritur duke marrë parasysh vendimet e kaluara, por ata besojnë se megjithatë do të ketë zbardhje të rastit dhe se çdokush që ka bërë shkelje do të përgjigjet para ligjit.

“Askush nuk ka qejf që me vetë-dëshirë të shkojë në burg, por tani është koha që ata të përballen me gjërat që i kanë bërë dhe të bartin përgjegjësi për një gjë të tillë. Vlerësoj se nuk është e lehtë të vendoset një praktikë e tillë e bartjes së përgjegjësisë në veçanti në këtë shtet ku njerëzit kur janë në pozita të larta, të kryejnë vepra penale dhe të shpëtojnë nga ndjekje apo dënimet për veprat e bëra dhe tani është Gjyqësori ai që duhet të veprojë”, thotë Besa Arifi, ligjëruese në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Evropës Juglindore.

Katër nga personat e akuzuar nga Prokuroria Speciale janë deputetë dhe në mungesë të një sqarimi nga institucionet, e para së gjithash nga Kuvendi, në opinion kanë dalë interpretime të ndryshme nëse këta persona mund ose jo të gjykohen.

“Në asnjë variant nuk munden t’i shmangen dënimit me burg nëse kanë kryer veprën penale nëse ajo dëshmohet gjatë procesit gjyqësor. Imuniteti nuk i mbron ata nga shkelja e ligjit. Deputetët nuk mund të përgjigjen vetëm në rast të prezantimit të qëndrimeve të tyre brenda institucionit ligjvënës, për çdo rast tjetër, apo për vepra penale për të cilat ngarkohen, ata bartin përgjegjësi, përfshirë edhe caktimin e masës së paraburgimit, pra nuk ekziston pengesë që një masë e tillë të zbatohet”, thotë Aleksandat Nakov, njohës i çështjeve juridike.

Ndërkohë, në opinion qarkullojnë edhe informacione mbi mundësinë që presidenti, Gjorge Ivanov që është i zgjedhur nga partia VMRO DPMNE të shfrytëzojë të drejtën e faljes që i jep Kushtetuta dhe me automatizëm të lirojë nga ndjekja të gjithë të akuzuarit e Prokurorisë Speciale.

Ai një vendim të ngjashëm e kishte marrë më parë po për veprat e njëjta, por që e tërhoqi pas reagimeve të shumta në opinion.

“Gjithçka mund të pritet, por duke marrë parasysh gjithë atë që ndodhi pas një vendimi të tillë për faljen e dhjetëra zyrtarëve dhe reagimin e shumta që çuan në tërheqjen e atij vendimi, mendoj se presidenti është vetëdijesuar dhe nuk do të bënte një gabim të ngjashëm, që do të çonte në një atmosferë që nuk do të ketë asgjë të përbashkët me sundimin e ligjit”.

“Mendoj se kjo çështje duhet t’i lihet Gjyqësorit i cili pa presione, por duke u mbështetur në ligjet ekzistuese, të miratojë vendimet adekuate, bazuar në prova dhe jo sipas diktatit politik”, vlerëson Margarita Caca Nikollovksa, ish-gjykatëse në Gjykatën për të drejtat e njeriut në Strasburg.

Paditë kundër zyrtarëve u ngritën një ditë para se të skadonte afati ligjor për paraqitjen e tyre. Prokuroria thotë se puna e saj do të vazhdojë në pritje të një vendimi nga Kuvendi për heqjen e një neni të ligjit për punën e saj që t’i japë të drejtën e vazhdimit të hetimeve edhe për raste tjera përveç këtyre, për të cilat tashmë ka ngritur aktakuza.

Puna e Prokurorisë Speciale mbështetet fuqishëm nga bashkësia ndërkombëtare, e cila edhe kishte ndërmjetësuar në formimin e saj për hetimin e aferave kriminale të qeverisë së kaluar.rel

Next Post
Vrasësi i ‘Akullt’, Kuklinski: Pengu që më ka mbetur në jetë

Vrasësi i ‘Akullt’, Kuklinski: Pengu që më ka mbetur në jetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani: Hormuzi nën kontrollin tonë për 30 ditët e ardhshme. Çdo sulm i SHBA do përkeqësojë situatën

Irani: Hormuzi nën kontrollin tonë për 30 ditët e ardhshme. Çdo sulm i SHBA do përkeqësojë situatën

June 28, 2026
“Nuk është parë ndonjëherë”, Berisha: PD respekton dhe mbështet protestën qytetare

“The Albanian Files”/ Reagon Berisha: Rama e trajton vendin si Sulltanat. Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

June 28, 2026
Preferencat për universitetet, maturanët po orientohen drejt degëve që sigurojnë  punësimin

Preferencat për universitetet, maturanët po orientohen drejt degëve që sigurojnë punësimin

June 28, 2026
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Historiani Kasmi, kritika Albin Kurtit: Duhej të fliste për akuzat se Vetëvendosja nxiti protestat në Tiranë

June 28, 2026
Parashikimi i McAllister: Shqipëria mund të ketë 11 deputetë në Parlamentin Europian, Mali i Zi gjashtë

Parashikimi i McAllister: Shqipëria mund të ketë 11 deputetë në Parlamentin Europian, Mali i Zi gjashtë

June 28, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 29 Qershor 2026

June 28, 2026
Më shumë se një në tre familje në Shqipëri kanë të paktën një anëtar migrant

Rekord pasagjerësh në Rinas, Aviacioni Civil: Investime për të shmangur vonesat

June 28, 2026
Grabitje spektakolare në vilën e Andrea Bocelli-t, hajdutët ikin me 500 mijë euro!

Grabitje spektakolare në vilën e Andrea Bocelli-t, hajdutët ikin me 500 mijë euro!

June 28, 2026
Qarkullonte i armatosur, arrestohet në rrethrrotullimin e Rinasit 31-vjeçari nga Lezha

Qarkullonte i armatosur, arrestohet në rrethrrotullimin e Rinasit 31-vjeçari nga Lezha

June 28, 2026
Manjani ironi me Mediun: Ringjallja? Sa herë e dëgjoj, më shfaqet lugati!

Arrestoni humorin!

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In