• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Manuali klasik: Doing business në Shqipëri

by
06/06/2015 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Të bësh biznes në një vend si Shqipëria duhet të kesh lidhjet e duhura. Me biznesmenë të tjerë? Me juristë? Me gjyqtarë? Me politikanë qëndrorë apo me të zgjedhur lokalë? Me të zotin e tokës ku do të ndërtosh? Me fqinjët e të zotit të tokës ku do të ndërtosh? Me policin që policon në komunitet? Me shefin e tij? Me…

Kjo është një listë shumë e gjatë, por secili nga këta njerëz është një pikë kyçe e suksesit apo dështimit të mundshëm, i cili bëhet plotësisht i tillë, varësisht vullnetit të kryeministrit. Në më shumë se një rast, si rregull dhe jo si përjashtim, kjo është verifikuar gjatë qeverisjes tetë vjeçare të Doktor Berishës. Në një nga mbledhjet dramatike të këshillit të ministrave, që rezultoi vetëm pak kohë më pas tragjike për 26 vetë në Gërdec, familjet e tyre dhe gati e ndau më dysh mandatin e Doktorit me atë mandatë, ka pasur një moment të paharrueshëm. Diskutohej për demontimin e municioneve të ushtrisë dhe për një kompani të huaj, atë që dhe e morri më pas një “detyrë” të tillë. Ish-ministri i financave dhe ish-ministri i drejtësisë, Bode dhe Rusmali, ishin kundër dhe kërkonin respektimin e procedurave. Dhe ministri që e mbronte projektin, zoti Fatmir Mediu thotë në një moment me një lehtësi të papërballueshme fjalinë magjike: “…zoti kryeministër, të gjitha kompanitë e huaja që vijnë ju thuhet ”Po” nga juve, u thuhet ”Po” me vullnet politik. Pastaj nuk bëhet gjë. Të gjithë presin dhe pastaj ikin”. Ditë më pas, në një tjetër mbledhje qeverie, merret vendimi që rezultoi fatal për Gërdecin dhe shumë e shumë fate njerëzorë të lidhur me të. Edhe kompanisë që morri Gërdecin, i ishte thënë PO, natyrisht politikisht nga kryeministri Berisha. Sipas rregullit. Sipas zakonit. Sipas traditës. Sipas mënyrës tribale që funkiononte në Shqipëri edhe si rregull, edhe si zakon, edhe si traditë.

Kjo është vetëm një provë si funksiononte dje. Një provë që del nga sirtaret edhe pse politika e sotme që zotëron tryezën e vendimmarrjes e ka harruar me siguri një gjë të tillë. Po kujtohet tani me rastin e biznesmenit gjeorgjiano-izraelit Amiran Dzanashvili, i cili po trondit politikën shqiptare duke u shndërruar në një heshtë, që godet në sy herë në të majtë dhe herë në të djathtë të politikës.

Berisha e njihte dhe më parë. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. E njihte dhe Rama. Kjo është tradita. Në gjuhë evropiane kjo quhet: “Doing business”.

Next Post

Ermal Mamaqi: Dëgjoni ç’dua t’ju them nga javanews.al

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nënkryetarja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës thoshte se serbët vuajnë më keq se në kohën e Perandorisë Osmane

Nënkryetarja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës thoshte se serbët vuajnë më keq se në kohën e Perandorisë Osmane

September 13, 2026
Bisedimet SHBA-Ukrainë për armëpushim/ Reagon Rusia: S’përjashtojmë kontaktet me palën amerikane

Kremlini: Bisedimet trepalëshe SHBA-Rusi-Ukrainë mund të zhvillohen në tetor

September 13, 2026
Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues

Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues

September 13, 2026
Detaje nga shpërthimi me tritol në Shkodër, autori i maskuar si shpërndarës picash

Detaje nga shpërthimi me tritol në Shkodër, autori i maskuar si shpërndarës picash

September 13, 2026
Haxhiu mandaton Kurtin për formim të Qeverisë, pasi Kuvendi u shpall i konstituuar

Haxhiu mandaton Kurtin për formim të Qeverisë, pasi Kuvendi u shpall i konstituuar

September 13, 2026
Grenell sulmon Von der Leyen pas vizitës në Kosovë: Gjykata juaj ka mbajtur Presidentin Thaçi për 5 vjet! Si mund t’i jepni këshilla…

”Mbështetje dypartiake në SHBA për Thaçin”, Grenell: Tani presim vendimin e Hagës

September 13, 2026
Detaje nga atentati në Mat: Shënjestra dyshohet Akil Lleshi, makina u qëllua me 35 plumba

Detaje nga atentati në Mat: Shënjestra dyshohet Akil Lleshi, makina u qëllua me 35 plumba

September 13, 2026
Shantazhi amerikan për energjinë e shtyn BE-në drejt marrëveshjes për tarifat

Zbardhet raporti i Von der Leyen, vlerëson Shqipërinë për mbylljen e tre kapitujve të parë negociues

September 13, 2026
Ndodh në Tiranë, i lë fishek dhe mesazh kërcënues në derë kushëririt, gjobë 300 mijë euro

Ndodh në Tiranë, i lë fishek dhe mesazh kërcënues në derë kushëririt, gjobë 300 mijë euro

September 13, 2026
Makina Benz e papaguar në 2017-ën prangos shkodranin në Angli, nis procesi i ekstradimit

Makina Benz e papaguar në 2017-ën prangos shkodranin në Angli, nis procesi i ekstradimit

September 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com