• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ermal Mamaqi: Dëgjoni ç’dua t’ju them nga javanews.al

by
06/06/2015 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Cilat janë temat për të cilat mund të flasësh me një nga njerëzit më popullorë të botës virtuale të internetit? Por që para kësaj, është edhe këngëtar, edhe aktor, edhe sipërmarrës, madje edhe gazetar intervistues. E kanë quajtur “Mister Like”, por mund të quhet edhe Njeriu Orkestër, nëse perifrazohet titulli i një filmi të vjetër, që i bie njëherë pianos, e më pas duke kërcyer, provon të nxjerrë tinguj nga të gjitha tunxhet e orkestrës. Në fakt temat për të cilat mund të flasësh me Ermalin janë të shumta dhe ai vetë fillon kategorizimin e tyre. Në intervistësn e tij të parë e ndoshta të vetme, për javanews.al, Mamaqi thotë: “Ne mund të flasim për gjëra më të bukura se politika. Nëse më lejon po bëj unë një listë me tema… Fillojmë me pyetjen e pashmangshme se çfarë do të bëja unë për të siguruar paqen në botë, pastaj për parapëlqimet për lulet natyrale, çfarë di për kultivimin e luleve të akacies apo të qershisë. Pse them për akacien në fillim? Sepse ato simbolizojnë një tip të hapur, të dashur dhe shumë miqësor, siç besoj se edhe ti mendon se jam unë. Pse them lule qershie më pas? Sepse ato simbolizojnë progres dhe mirëqënie, dy gjëra që ja uroj më gjithë shpirt gjithë shqiptarëve. Por ne mund të flasim edhe për armët, për mënyrën e kontrollit të parandalimit të armëve të shkatërrimit në masë, për situatën në Lindjen e Mesme, për gjeopolitikën që është më e ngatërruar sot sesa lëmshet e penjve të gjysheve dje. Po kështu, mund të flasim ose po pate nge dhe kohë edhe të diskutojmë mbi dilemat e mëdha se pse më pëlqejnë lulet, pse urrej armët dhe pse do të luftoja për hir të paqes në botë. Apo mos dukem si kandidate për Miss që po zgjedh këto pyetje?”

Duket sikur tallet me të gjithë dhe me gjithçka, por në thelb të këtij fenomeni serioz qëndron puna. Edhe pse shpesh ajo “duket si e padukshme”. Ja si tregon vetëm fillimin e ditës së tij vetë Ermal Mamaqi: “…sa hap sytë kontrolloj tre profile në Facebook, (ermal mamaqi, amievent dhe futjakot.com) tre profile në instagram, messenger, email-et, sms, viber, whatsapp tek dy telefonat dhe edhe njëherë nga fillimi, sms, viber, whatsapp tek tre telefonat e tjerë që i mbaj fshehur, një në bagazhin e makinës, një poshtë sediles së makinës së një shoku që ja ka bllokuar policia dhe një tek furra e pjekjes që kam në shtëpi. Furra është vend i fshehtë sepse nuk hapet kurrë sepse jam me dietë. Dikur, në kohën kur njerëzit e ndiznin zjarrin duke fërkuar dy ose më shumë shkopa, ka ekzistuar një shprehje që më ka pëlqyer shumë: sa rehat ishim pa telefoninë e lëvizshme dhe internetin në këtë botën tonë ende jo globale. Unë jam rasti i kundërt. Kur nuk më bie telefoni dridhem, më zë alergjia dhe frika se mos ka ndonjë problem “serveri” global i “alo”-ve. Në mos sot a nesër, por me siguri dje, do të shkoj tek psikologu për një kafe. Paguan ai për kafen”, thotë ai.

Kjo është vetëm një pjesë e intervistës së tij edhe të parë, edhe të vetme, edhe të gjatë për një media shqiptare. Me siguri zgjodhi javanews.al, (ndoshta as nuk e mendoi sepse për ta thënë nuk e tha) meqënëse i kishte thënë shoqja e ngushtë e një vajze që kishte vendosur të martohej vetëm sepse kishte parë një fustan të paparë nusërie tek Ami & Ermali. Fundja në këtë botë globale të triumfit të formës, kjo është një arsye e mjaftë për të zgjedhur një jetë ndryshe në thelb.

Next Post

Kavajë, Cara me gratë e vajzat biznesmene

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In