• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Manjani, zëdhënësi i LSI në reformën e drejtësisë

by A R
25/10/2015 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili deklaroi të dielën se mazhoranca ka ndjeshmëri të njëjtë për reformat madhore të vendit.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp nga selia e LSI-së, Vasili dhe nënkryetari LSI-së, Ylli Manjani kanë ndarë me publikun qëndrimet e LSI-së lidhur me çështjet më të nxehta të aktualitetit.

Kryetari i grupit kuvendor, Vasili theksoi se lidhur me reformat madhore të vendit, maxhoranca ka qëndrime të unifikuara. “Maxhoranca ka të njëjtat ndjeshmëri lidhur me reformat madhore të vendit. Dekriminalizimi dhe reforma në drejtësi janë dy nga çështjet të cilat kanë interesin më të lartë të politikës dhe publikut. Kemi humbur 25-vite për të bërë reformën në drejtësi, ka ardhur momenti të mos luajmë politikisht, këtu e kam me opozitën, por të bashkëpunojmë për të gjetur zgjidhjen e duhur”, tha Vasili.

Ai shtoi se Nënkryetari LSI-së,Ylli Manjani do  të jetë zëdhënësi zyrtar i LSI-së për reformën në drejtësi.

Nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani tha se drejtësia është thelbësore për një vend demokratik. “Tashmë ka një projekt për të realizuar disa ndryshime kushtetuese në raport me drejtësinë. Ka disa pr/ligje të identifikuara, të cilat duhet të hyjnë në kalendarin e vendimmarrjes. Ne kemi insistuar dhe gjejmë një koordinim të plotë brenda koalicionit dhe jo vetëm. Nevoja për konsensus është mjet thelbësor për suksesin e reformës. Pa këto nuk do të bëhej reforma”, tha Manjani.

Ai shtoi se Kuvendi po diskuton edhe çështjen e dekriminalizmit. “Është një çështje ku ka bashkëpunim. Ku Partia Demokratike edhe pse ka në duar një draft thuajse të njëjtë me kërkesat e saj, e vonon dhe shpresojmë që vonesa e tyre të mos jetë e pafundme, pasi ne nuk mund të presim. Ne do të kemi dhe diskutime të tjera për këto çështje”, tha Manjani, nënkryetar i LSI-së.

ATSH

Next Post

PartizaniSkënderbeu, duel kreu në "Qemal Stafa"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In