• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Manjani: Pa votat e PD nuk e bëjmë dot reformën në drejtësi

by A R
04/11/2015 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa ndërkombëtarët kanë apeluar fort që politika të qëndrojë larg reformës së sistemit të drejtësisë në Shqipëri, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ylli Manjani është i një mendimi tjetër. Ai thotë se ky ndryshim i rëndësishëm në gjyqësor që ka nisur të ndërmarrë vendi ynë nuk mund të bëhet pa konsensusin politik të palëve, e veçanërisht të Partisë Demokratike për të cilën Manjani ndan vlerësim sa i përket propozimeve të tyre për reformën. Nënkryetari i LSI-së, partisë më të madhe aleate në qeverinë “Rama”, tha se reforma në gjyqësor i kapërcen afatet e një mandati qeverisës, ndaj theksoi ai – përfshirja e politikës në këtë proces është e detyrueshme.

“Partia Demokratike ka bërë një punë serioze duhet ta pranojmë, ka një përvojë dhe ato që kanë paraqitur në draftin e tyre janë për tu diskutuar të gjitha. Ndaj po insistojmë në një proces politik. Është momenti që liderët politik të ulen bashkarish dhe të bien dakord në disa piketa. Drafti aktual është paraprak, nuk është ende projekti që mund të ulte palët në një tryezë, PD-në mbi të gjitha e cila ka një përvojë të jashtëzakonshme të cilën nuk kemi pse ta mohojmë. Drafti u bë nga ekspertët sepse duhej të kapej axhenda e Komisionit të Venezias. Drafti i parë nuk është gjithcka, duhet krasitur mirë nga pikëpamja ligjore.”, tha Manjani.

Propozimi që Manjani dha nga studio e Report TV ku ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”, është ky:
“Një tryezë politike e përbashkët që do të ndihmonte vendimmarrjen, do të uleshin për të rënë dakord për konceptin dhe pastaj mbi këtë koncept të punojnë ekspertët. Udhëheqësit që janë në pushtet e kanë detyrë të ulen dhe të bashkëpunojnë në emër të dickaje të përbashkët që e tejkalon politikën”, tha nënkryetari i LSI-së.
Manjani tha se nuk duhet të përsëriten gabimet e së shkuarës, siç ndodhi me ndryshimet kushtetuese në vitin 2008.  Ai thotë se Presidenti i Republikës nuk mund të lihet jashtë reformës në drejtësi, e cila është një nga prioritetet kyç për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
“Reforma Kushtetuese kërkon 93 vota të cilat mazhoranca nuk i ka. Po flasim për një reformë afatgjatë që i kalon afatet e këtij mandati. Nuk është as turp, as shkelje e madhe rregullash, është e detyrueshme prania e PD-së në këtë reformë. Po nuk krijuam këtë frymë do bëjmë gabimet e shkuara, sic ndodhi në 2008-ën që u shkatërrua vendi”, përfundoi nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ylli Manjani.

Manjani mohon që të ketë “krisje” mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai flet për marrëdhënie normale mes aleatëve, por thotë se “dy partitë kanë ritme të ndryshme”.

I pyetur për veprimin e disa ditëve më parë të studentëve që qëlluan me vezë kryeministrin Rama, Manjani jep këtë përgjigje: Është mirë që rinia shqiptare është gjallë.

Shqiptarja.com/ Report TV

Next Post

Ardian Vehbiu përfaqëson Shqipërinë në festivalin “New Literature from Europe”, në Nju Jork

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com